Përmbysja ndaj Newcastle, Mourinho zbulon çfarë i dha lojtarëve gjatë pushimit të ndeshjes

Përmbysja ndaj Newcastle, Mourinho zbulon çfarë i dha lojtarëve gjatë pushimit të ndeshjes

Jose Mourinho

Pas ndeshjes me Newcastle, trajneri i Manchester United, Jose Mourinho në një deklaratë për shtyp ka treguar se çfarë u ka komunikuar lojtarëve të tij gjatë pushimit.

Mourinho u shpreh se nuk i kishte kërkuar asnjë kthim rezultati lojtarëve të tij por ata gjithsesi dhanë gjithçka dhe fituan.

Lojtarët nuk luajnë për trajnerin, ata luajnë për klubin. Siç po më thoshte një mik im sot në mëngjes: nëse nesër bie shi në Londër është faji im, nëse ka një problem me Brexit është prapë faji im ... "

Jose Mourinho, trajneri

Mourinho pas ndeshjes:

Në pushimin e pjesës së parë kishim një bisedë të mirë. Nuk e premtuam njëri-tjetrin se do ta kthimin rezultatin, por premtuam se do të japim gjithçka për fansat dhe veten tonë. Djemtë dhanë gjithçka dhe merituam fitore.

Askush nuk mund të premtojë për të fituar ndeshje, por një profesionist duhet të premtojë të japë gjithçka, dhe lojtarët dha gjithçka. Lojtarët nuk luajnë për trajnerin, ata luajnë për klubin. Siç po më thoshte një mik im sot në mëngjes: nëse nesër bie shi në Londër është faji im, nëse ka një problem me Brexit është prapë faji im ...


Lajmi kryesor:

Përmbysja e Manchester United, Sanchez shpëton Mourinho-n


  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Izraeli i kundërpërgjigjet Iranit, goditet një bazë ushtarake në Isfahan! Teherani: Objektet bërthamore të sigurta

Izraeli i kundërpërgjigjet Iranit, goditet një bazë ushtarake në Isfahan! Teherani: Objektet bërthamore të sigurta