Probleme me lidhjen e internetit në kryeqytet, kompanitë: Ishte dëmtuar sistemi i fibrave

Probleme me lidhjen e internetit në kryeqytet, kompanitë: Ishte dëmtuar sistemi i fibrave

Foto Ilustruese

TIRANË- Prej disa orësh kryeqyteti ka pasur probleme me rrjetin e internetit në zona të ndryshme.

Shkëputjet e valëve janë shfaqur disa herë gjatë ditës duke bërë që përdoruesit të hasin vështirësi për të lundruar në internet si në telefona ashtu edhe në linjat fikse. 

Report Tv ka kontaktuar me një prej kompanive më të mëdha në Shqipëri dhe sipas tyre problemet kanë lindur si pasojë e një dëmtimi në sistemin e fibrave. Disa orë më pas, situata me rrjetin e internetit në kryeqytet i është kthyer normalitetit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Haxhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Haxhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë