Problemet e qytetarëve, Rama akuzon Voltana Ademin: Refuzon çdo lloj bashkëpunimi me qeverinë

TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama ka zhvilluar sot një bashkëbisedim në kuadër zgjedhjes së problemeve të qytetarëve me anë të portalit shqipëriaqëduam.

Pasi ka dëgjuar disa prej qytetarëve të pranishëm, të cilët kishin marrë zgjedhje për problemet e tyre përmes platformës, kryeministri hodhi akuza direkte për kreun e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.

Sipas Ramës, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës refuzon çdo bashkëpunimin me qeverinë për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.

Bashkia e Shkodrës mban rekord, pasi refuzon çdo lloj bashkëpunimi, por edhe bashkitë e tjera. Ne përpiqemi edhe me bashkitë për të zgjidhur problemet. Më vjen keq kur koordinatorët vendosin të dorëzohen pasi njësitë vendore e konsiderojnë platformën si instrument të palës kundërshtare. Ne trajtojmë në mënyrë të barabartë të gjithë qytetarët qofshin të majtë apo të djathtë, qofshin pleq apo të rinj, të pasur dhe të varfër.

Edi Rama, kryeministër

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sulo: 24/10/2018 23:29

    Urimi me djale urim gejsh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale