Sqarimi, DPSHTRR: Ja si mund të konvertoni patentat shqiptare në greke

Sqarimi, DPSHTRR: Ja si mund të konvertoni patentat shqiptare në greke

Foto ilustruese

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka zbardhur marrëveshjen e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Greqisë, mbi njohjen e ndërsjelltë të lejeve të drejtimit. Shqiptarët që zotërojnë këtë leje drejtimi, model i lëshuar nga 1 korriku i vitit 2005, ose ata që janë të pajisur me formatin që ka nisur të shpërndahet nga  24 janari i vitit 2017, mund të drejtojnë automjetin e tyre edhe në territorin grek. Sipas marrëveshjes me Greqinë shqiptarët mund të përdorin patentën e marrë në vendin tonë për aq kohë sa nuk kanë vendosur rezidencën normale në shtetin fqinj. Në momentin që nisin jetesën në Greqi ata mund të konvertojnë lejen e drejtimit nga shqiptarë në grekë duke zbatuar një procedurë të thjeshtë.

“DPSHTRR informon të gjithë qytetarët e interesuar se me VKM Nr. 479, datë më 31.07.2018, është miratuar Marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, “Mbi njohjen e Ndërsjellë të Lejeve të Drejtimit”.

Kjo Marrëveshje është lidhur me një afat të pacaktuar kohor dhe ofron:
I. Njohja e lejedrejtimit ndërmjet shtetit Shqiptar dhe shtetit Grek
Shtetasit Shqiptarë, mbajtës të lejedrejtimit Shqiptare, Modeli I (lëshuar nga data 01.07.2005) ose Modeli II (lëshuar nga data 24.01.2017), mund të drejtojnë mjete në territorin Grek, brenda periudhës së vlefshmërisë së lejedrejtimit, për sa kohë nuk kanë vendosur rezidencën normale në shtetin Grek.

Shtetasit Grekë, mbajtës të lejedrejtimit Greke Modeli I (lëshuar deri më 11 janar 1987), Modeli II (lëshuar nga data 12 janar 1987 deri më 31 mars 1997), Modeli III (lëshuar nga data 01 prill 1997 deri më 30 prill 2001), Modeli IV (lëshuar nga data 02 maj 2001 deri më 18 janar 2009), Modeli V (lëshuar nga 19 janar 2009 deri më 18 janar 2013), Modeli VI (lëshuar nga 19 janar 2013), mund të drejtojnë mjete në territorin Shqiptar me Lejedrejtimet Kombëtare të lëshuara nga shteti grek, brenda periudhës së  vlefshmërisë së lejedrejtimit, për sa kohë nuk kanë vendosur rezidencën normale në shtetin Shqiptar.

II. Konvertimi i lejedrejtimit ndërmjet shtetit Shqiptar dhe shtetit Grek
Në momentin që shtetasit Shqiptar vendosin rezidencën normale në shtetin Grek, ata mund të konvertojnë lejedrejtimin Shqiptare, në lejedrejtimi Greke, duke paraqitur kërkesën e tyre pranë Drejtorive të Transportit dhe Komunikimit të Rajoneve të Njësive Rajonale në Shtetin Grek, pas kryerjes së kontrolleve mjekësore që vërtetojnë se personi është i aftë fizikisht të drejtojë një mjet motorik ose një kombinim të mjeteve të kategorisë specifike, si dhe të sigurojë një përkthim zyrtar të lejedrejtimit Shqiptare,  në gjuhën Greke, pa qënë e nevojshme kryerja e testeve teorike dhe praktike. Për konvertimin e lejedrejtimit Shqiptare në lejedrejtimi Greke, mbajtësit e saj duhet të kenë moshën e parashikuar në legjislacionin e shtetit Grek.

Në momentin që shtetasit Grek vendosin rezidencën normale në territorin Shqiptar, ata mund të konvertojnë lejedrejtimin Greke, në lejedrejtimi Shqiptare, duke paraqitur kërkesën e tyre pranë Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Shtetit Shqiptar, pas kryerjes së  kontrolleve mjekësore që vërtetojnë se personi është i aftë fizikisht të drejtojë një mjet motorik ose një kombinim të mjeteve të kategorisë specifike, si dhe të sigurojë një përkthim zyrtar të lejes së drejtimit Greke, në gjuhën Shqipe, pa qënë e nevojshme kryerja e testeve teorike dhe praktike. Për konvertimin e lejedrejtimit Greke në lejedrejtimi Shqiptare, mbajtësit e saj duhet të kenë moshën e parashikuar në legjislacionin e shtetit Shqiptar.” Thuhet në sqarimin e DPSHTRR.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mikel Hilaj: 20/10/2023 21:48

    Përshëndetje,e kam mar patentën në 2008, më skadoi në 2018, për arsye që nuk munda t'a rinovojë në kohë e rinovova ne 2020.Kam bërë kërkesën për kthimin për patentën në greke nuk m'u pranuan se është e2020, mund të me thoni nese është e drejt kjo , mund të me ktheni përgjigje ju lutem

    Përgjigju
    • Afrim: 16/11/2023 20:47

      Ashtu me than dhe mua

  • Shqiptari 16: 01/06/2020 01:01

    Çfarë letrash duhen për të konvertuar pa tendën shqiptare në greke ju lutem ktheni prgj

    Përgjigju
  • Ylli: 26/02/2019 17:20

    Sa here e keni publiku portali juaj e ne gazeta te ndryshme qe u njojten patentat shqiptare ne greqi por a mund te me thoni se ne whare zone te greqise bahesh fjale se nga korriku I kaluar Jam interesu sa here se kam patent vetem shqiptare ktu ne greqi e me thon nxjerr patent greke se si dihet dita kur do te njihen. A mund te me sqaroni ju qe I publikoni lajmet, press pergjigje.

    Përgjigju
  • Kafsha: 01/09/2018 09:45

    As më rr......het fare, po hic fare ama!

    Përgjigju
    • Vela: 02/12/2018 16:41

      Ti e ke qusjtur veten tate kafshe keshtu qe nuk kam cfar te theme vetem te uroj kafsheri te mbare.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Përpjekjet për të justifikuar 'marrëveshjen' që shuajti revolucionin

Mero Baze: Përpjekjet për të justifikuar 'marrëveshjen' që shuajti revolucionin