Procesi ‘screening’ për negociatat/ Bushati: Jam i zhgënjyer me angazhimin e bashkive

Procesi ‘screening’ për negociatat/ Bushati: Jam i zhgënjyer me angazhimin e bashkive

Ditmir Bushati

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati deklaroi sot se vijon puna për procesin screening, ndërsa kërkoi bashkëpunimin e të gjitha palëve. Shefi i diplomacisë shqiptare u shpreh se është i zhgënjyer me angazhimin e bashkive në këtë proces.

“Ekipi negociator do të përbëhet nga 7 anëtarë. Misioni ynë në BE do të marrë një vlerë tjetër. Sekretariati do të ngrihet pranë Ministrisë së Jashtme, ku do të jetë armata teknike. Kemi nisur punën përgatitore për procesin screening. Por jam i zhgënjyer nga angazhimi i bashkive në këtë proces. Kërkohet bashkëpunim i të gjitha institucioneve dhe shoqërisë civile në këtë proces” deklaroi ai.

Procesi ‘screening’ është një analizë e hollësishme e kuadrit ligjor shqiptar në tërësi dhe ecurisë së përafrimit të legjislacionit, si një ndër hapat që vendi po hedh për hapjen e negociatave vitin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • altintop: 03/12/2018 18:27

    Me Vangjush e Voltana do hyjme ne BE mo??

    Përgjigju
  • Dori: 03/12/2018 12:31

    Bravo Elda Keta habiten nga niveli "profesional" i Bashkive. Sikur jetojne ne Kanada.

    Përgjigju
  • Elda: 03/12/2018 12:02

    Ata qe keni vene ju atje nuk marin vesh nga ato pune ata vetem pune partish dine ke te spiunojne .Cne ata me ligjet e BE ku han pyka ata nga ato pune.Cdo mbjellesh do korresh ndaj ske pse habitesh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kroaci, partia konservatore në pushtet fiton shumicën në zgjedhje, por nuk mund të qeverisë e vetme

Kroaci, partia konservatore në pushtet fiton shumicën në zgjedhje, por nuk mund të qeverisë e vetme