Produkte ushqimore jashtë standarteve, pranga pronarit dhe 2 punonjësve/EMRAT

Produkte ushqimore jashtë standarteve, pranga pronarit dhe 2 punonjësve/EMRAT

Produktet e sekuestruara nga AKU në Shkodër

Hetimi Tatimor në bashkëpunim me prokurorinë Shkodër dhe AKU gjatë ditës së djeshmë kanë kryer kontroll në një subjekt tregtar me objekt, konservimin e produkteve ushqimore. Gjatë kontrollit të kryer u zbuluan sasira të prodhuara, produkte ushqimore, të cilat rezultonin të ishin jashtë standardeve,  në kushte higjienike të papërshtatshme  dhe me një serë problematikash.

Struktura kundër Krimit Ekonomiko -Financiar Shkodër në bashkëpunim me strukturat qendrore të AKU-së  zbuloi  dhe u dokumentoi aktivitetin e kundraligjshëm për prodhimin e produkteve ushqimore dhe në përfundim të kontrollit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Gëzim Bala , 60 vjeç, banues në lagjen " Ahmet Haxhia", pronar i firmës,
Elis Bala, 26 vjeç, banues në lagjen "Ahmet Haxhia", i punësuar në firmë,
Hydajete Elbasani, 60 vjeçe, banues në lagjen "Partizani", e punësuar merceologe në firmë

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi D. H, 45 vjeç, banues në Tiranë , me detyrë Inxhinier merceolog në firmë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi më datë 28.03.2018 nga ana jonë janë kapur në flagrancë në vendin e quajtur Lagjja "Skënderbeg" zona industriale ish -Fermentimi, në punishten e një firme ku prodhoheshin produkte të ndryshme ushqimore në kundërshtim me ligjin.

Në kuadër të këtij operacioni u bë sekuestrimi i të gjitha produkteve në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër në ngarkim të këtyre shtetasve për veprat penale të "Prodhim i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale dhe ushqimore" dhe "Fshehja e të ardhurave" parashikuar nga nenet 288/a dhe 180 të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Kristjan Asllani i katërti, kush janë tre shqiptarët e tjerë që kanë fituar Serie A

Kristjan Asllani i katërti, kush janë tre shqiptarët e tjerë që kanë fituar Serie A