Profesionet dhe ndikimi i tyre në shëndetin e zemrës së njeriut

Profesionet dhe ndikimi i tyre në shëndetin e zemrës së njeriut

Kompani globale e shëndetit publikoi raportin për ndikimin dhe roli që ka çdo profesion në organizmin e njeriut.

Kompania globale e shëndetit dhe kujdesit publikoi rezultatet nga një sondazh i mbi 8,000 individëve që kishin pësuar një sëmundje të zemrës, e cila  anketon dhe llogarit sëmundjet e zemrës sipas moshës së individit bazuar në detajet e shëndetit personal si: presioni i gjakut, historia mjekësore e familjes dhe faktorët e rrezikut të jetesës. Përmirësimi më i rëndësishëm i zemrës ishte përmes ushqyerjes së shëndetshme, ku të anketuarit panë një rënie të problemeve të zemrës për një vit.

Disa nga profesionet që ndikojnë pozitivisht në shëndetin e zemrës janë: Mjekët, Mësuesit, Kontabilistët, bankierët dhe financierë,  të punësuarit në IT dhe shërbimet e informacionit si dhe  tregtarët.

Disa nga profesionet që ndikojnë  negativisht në shëndetin e zemrës janë: Punonjësit e punëve fizike, shoferët dhe logjistika, ndërtuesit, puna në fondacionet e bamirësisë si dhe të punësuarit në sektorin e energjisë dhe të shërbimeve.

"Nëse tendencat aktuale vazhdojnë, deri në vitin 2030 më shumë se 23 milionë njerëz do të vdesin çdo vit nga sëmundjet kardiovaskulare, megjithatë ky hulumtim tregon se ka potencial të madh për punëdhënësit për të ndihmuar në përmirësimin e shëndetit të punonjësve të tyre, Kompanitë jo vetëm duhet të përfitojnë nga një fuqi punëtore e shëndetshme, por edhe duke ndihmuar në trajtimin e epidemive  të sëmundjeve të zemrës, komentoi Dr. Fiona Adshead./ The Independent

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

‘Biznesmeni’, 3 net në Teatrin Kombëtar! Shkamb Jaka me ekspozitë te 'Tulla'! Të rinjtë e Qendrës Kulturore me ekspozitë! ‘Mbetjet e paranojës’ në Korçë!

‘Biznesmeni’, 3 net në Teatrin Kombëtar! Shkamb Jaka me ekspozitë te 'Tulla'! Të rinjtë e Qendrës Kulturore me ekspozitë! ‘Mbetjet e paranojës’ në Korçë!