Profesionet më fitimprurëse në Shqipëri, ja sektorët me pagat më të larta në 2017

Profesionet më fitimprurëse në Shqipëri, ja sektorët me pagat më të larta në 2017

Foto ilustruese

Nëse jeni në kërkim të një pune që paguhet mirë, bankat dhe shoqëritë e sigurimit do të ishin idealet. Sipas të dhënave të INSTAT, të përditësuara për 2017-n, “aktivitetet financiare dhe të sigurimeve” kishin pagën më të lartë mesatare në ekonomi, me gati 104 mijë lekë në muaj, me një rritje prej 2.3% në krahasim me vitin e mëparshëm. Paga mesatare për bankat e sigurimet është dy herë më e lartë se mesatarja për të gjithë aktivitetet ekonomike.

Një tjetër tregues që raporton INSTAT, është ai i pagave sipas profesioneve. Në vend të parë janë “Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë”, me një pagë mesatare mujore prej rreth 95 mijë lekësh, me një rëni efare të lehtë në raport me vitin 2016.

Në vend të dytë janë “Specialistë me arsim të lartë (profesionistë)”, me një pagë mujore prej rreth 66.3 mijë lekësh, me një rritje prej 2.6% në raport me një vit më parë.

Të tretët janë punonjësit e Forcave të Armatosura, që paguhen mesatarisht 58 mijë lekë në muaj dhe kanë pasur një rritje më të lartë se të tjerët, me 7.5%.

Më pas renditen teknikët, nëpunësit dhe në fund punëtorët e pakualifikuar dhe ata të bujqësisë. Për pagat e ulëta është shënuar dhe rritja më e lartë në 2017-n (shiko grafikun e dytë). Monitor 



Shifrat me te dhenat nga INSTAT 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Pas arrestimit të Evis Berberit, qeveria emëron Gentian Gjylin në krye të ARRSH

Pas arrestimit të Evis Berberit, qeveria emëron Gentian Gjylin në krye të ARRSH