Profesionistët e rinj mesazh: Ne jemi këtu për të qëndruar

Një grup profesionistësh të rinj kanë nisur në Tiranë fushatën “Ne jemi këtu për të qëndruar”, me qëllim që të frenojnë ikjen e të rinjve jashtë vendit dhe kontribuimin e tyre në përmirësimin e vendit. 

Teksa qindra të rinj shqiptarë i kanë sot sytë drejt Europës, duke kërkuar një të ardhme më të mirë në Gjermani apo edhe në Amerikë, edhe kur kanë arsim të lartë, një grup profesionistësh të rinj në Tiranë bëjnë thirrje për të kundërtën. “Ne jemi këtu për të qëndruar”, ishte tryeza e zhvilluar në Tiranë për të ndaluar eksodin e trurit shqiptar, raporton gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi.

Këta të rinj të cilët janë kualifikuar nga programi i qeverisë amerikane, Lead Albania, janë mbledhur për të përcjellë mesazhin se secili duhet të japë kontributin për ta bërë Shqipërinë më të mirë, dhe nuk duhet të largohet prej saj.  I tillë është edhe Bledi Dervishi, i cili ka asistuar në reformën në drejtësi. Ai thotë se asnjë i ri nuk duhet të heqë dorë nga dija në asnjë ditë të jetës. 

Unë kam vetëm një porosi për të gjithë ata që do të jenë brezi i ardhshëm: mos ju ndani për asnjë ditë librit dhe dijes. Mos kini frikë të jepni kontributin tuaj dhe të merrni përgjegjësi publike.

 Bled Dervishi Anëtar i Lead Albania

Unë kam kryer studimet në Japoni, me një bursë të qeverisë japonezë. Unë nuk qëndrova atje pavarësisht komoditeteve që mund të kisha atje. Që kur kam ardhur vetëm më pyesin “po pse erdhe”, “po ç’deshe që erdhe”, “a je penduar? Unë erdha për të kontribuar për vendin time, sepse ndihem mirë në vendin tim dhe nuk jam penduar për asnjë çast.

Dritan Fino Anëtar i Lead Albania

Programi i Shtëpisë së Bardhë “furnizon” Qeverinë Shqiptare, Institucionin e Presidentit, apo Bashkinë Tiranë me këshilltarë në të gjitha fushat e ekspertizës. Deri më tani janë përgatitur 50 këshilltarë, ndërsa në 5 vitet e ardhshme parashikohet të shkojë në 110 të tillë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Raketat ruse në Odessa godasin një infrastrukturë

Raketat ruse në Odessa godasin një infrastrukturë