Programi-Hyrja falas/Ja çfarë do të ndodhë në Bunk’Art1 në Ditën Botërore të Muzikës

Programi-Hyrja falas/Ja çfarë do të ndodhë në Bunk’Art1 në Ditën Botërore të Muzikës

Dita Botërore e Muzikës më 21 Qershor do ta gjejë kryeqytetin me një super event muzikor e të veçantë në ambientet e Bunkart1 të quajtur "Bunk'Music". Eventi fillon në orën 19:00 në atë që njihet si salla e asamblesë në Bunkart1, nga ku do të performojnë grupet si Marsela Cibukaj & Band dhe All In Band.

Më tej pas orës 20:00 në parkun e Bunkart1, tifozët do të kenë mundësinë të shikojnë live ndeshjen Argjentinë-Kroaci në një ekran gjigant, ku nuk do të mungojë birra e ftohtë dhe barbekjutë për të shoqëruar minutë pas minute këtë ndeshje.

Pas emocioneve të kësaj ndeshje në orën 21:45 eventi transferohet në pyllin e Bunkart1, ku në freskinë që ofron zona, dhe një atmosferë magjike do të performojnë live grupe të muzikës rrok Jericho dhe Vitmar Basha & Band.

Jericho është një rock grup i formuar nga disa të rinj shqiptarë nga Kosova, në maj të vitit 1997 në Prishtinë. Ky grup njihet për muzikën dhe tekstet e tyre mjaft të veçanta. Një natë plot muzikë e emocione futbolli për mos t'u humbur, nga ku hyrja do të jetë falas.

Ky event është i mbështetur nga Qendra Ura dhe Bashkia e Tiranës. Për të gjithë ata që dëshirojnë të festojnë 21 qershorin, Ditën Botërore të Muzikës, duke ndjekur “Bunk'Music”, te stacioni i Porcelanit i presin autobusët falas.

Programi i mbrëmjes 21 qershor:

Ora 19.00 - në sallën e Kuvendit te Bunk’art 1 koncerti jazz me Marsela Çibukaj dhe All in band 

Ora 20.00 - në parkun e Bunk’Art 1 projeksioni live i ndeshjes se botërorit Kroaci-Argjentinë

Ora 20.00 - barbecue dhe “Birra Tirana party”

Ora 21.45 - në parkun e Bunk’Art1 koncerti rock me Jericho dhe Vitmar Basha


Lajmi kryesor:

Të rinj e energjikë, 10 shokët e grupit 'All in Band' do të “ndezin” Bunk'Art1 më 21 qershor


  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ndërron jetë në moshën 82 vjeçare ish-senatori Joe Lieberman

Ndërron jetë në moshën 82 vjeçare ish-senatori Joe Lieberman