Projekti i Rilindjes Rurale, Rama: Rrugë e re bashkëpunimi për një model suksesi

Projekti i Rilindjes Rurale, Rama:  Rrugë e re bashkëpunimi për një model suksesi

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë

Nën modelin e Rilindjes Urbane, një tjetër program i fokusuar tek turizmi dhe agrobiznesi do të financojë rehabilitimin e plotë infrastrukturor, kulturor dhe historik të 100 fshatrave anembanë vendit.

Këto fshatra janë zgjedhur mbi bazën e potencialit të tyre turistik dhe pritet të shndërrohet në qendra të një lloj turizmi të ri, të panjohur deri më parë në vendin tonë, turizmi rural.

Kryeministri i vendit Edi Rama është  mbledhur me përfaqësitë  miq të Shqipërisë në Pallatin e Brigadave për t’i ftuar të bëhen pjesë e Programit Kombëtar të Rilindjes Rurale- 100 FSHATRAT, si rrugë e re bashkëpunimi për një model suksesi të zhvillimit rurale’

Pra kemi përgatitur 2 sesione takime por fillimisht doja të jepja një informacion të përgjithshëm se për çfarë bëhet fjalë, për të mundur që këtë platformë për të rritur burimet e fshatrave.

Janë të rëndësishme paratë por jo më të rëndësishmet, por më të rëndësishme janë njohuritë.

Së bashku me Johan dhe me mikun tonë të përbashkët, dhe ish-ambasadorin zviceran mendojmë të ndajmë informacionet me të gjithë.

Lidhur me trashëgiminë kulturore , infrastrukturore. Nese ja dalim mbanë dhe bëjmë binjakëzime midis fshatrave dhe të sigurohemi që fermerët të flasin me fermerët, me njerëz të cilët mund të jenë të suksesshëm për të zhvilluar modele për qasjet e përbashkëta të zonave të ndryshme rurale. Për të mbështetur zejtarinë.

Iniciativa për patronazhin e fshatrave mund të jetë shumë e thjeshtë për të transformuar shumë prej gjëra që ju po i bëni, ku së bashku mund të sjellim shumë më tepër vlera të shtuara, nga veriu në jug dhe perëndim lindje. Duam t’ju themi atyre që nuk jeni vetëm dhe nuk jeni të ndëshkuar nga fati juaj.

Ka disa elementë që dua të shfaq para jush sot. Është e rëndësisshme të flasim haptas dhe të na bëni me dije se çfarë nuk ka funksionuar si duhet.

Synimi do të ishte se si të arrijmë qëllimet tona. Si të dalim ne nga ky izolim dhe si ta kapim tregun.

Kostoja për të ardhur në treg është më e madhe sesa ajo që mund të shesin.

Isha në Lurë, është një parajsë, është një bukuri që vret, por atje janë shumë larg tregjeve të mundshme për të shitur ato që prodhojnë. Zotorojnë një potencial fantastik për shkak të liqeneve, si ti ndihmojmë njerëzit të fitojnë nga mundësitë që ka vendi i tyre.

Ato jkanë emigruar në vende të huaja për një jetë më të mirë. Është një instrument për t'ju treguar të rinjve që është një instrument që ato të kthehen në Shqipëri dhe të investojnë këtu.

Shiokoni dhe nese do të doni me mundësinë që ofrojmë ne, nese doni që ta ktheni vendin një vend tërheqës, mund të fitoni më shumë edhe nga sa fitoni kur largoheni nga Shqipëria. Jam e sigurtë që mund të na jepni shumë, na jepni një kontribut real për tërheqjen e emigrantëve nese investoni në vendin tonë.

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Aksidenti pranë Rinasit, trajleri përplaset me një makinë! 1 i plagosur

Tiranë/ Aksidenti pranë Rinasit, trajleri përplaset me një makinë! 1 i plagosur