Projekti i Unazës së Madhe nuk ndalet, Bashkia e Tiranës prish edhe dy ndërtime të tjera pa leje te Astiri

Puna për hapjen e kantierit ku do të zbatohet projekti për zgjerimin e Unazës së Madhe në segmentin nga Pallati me Shigjeta deri te Dogana ka vijuar edhe paraditen e sotme. Bashkia e Tiranës prishi disa ndërtesa të tjera pa leje në gjurmën e Unazës së Madhe në zonën e Astirit, duke i hapur rrugë ndërtimit të rrugës.

Si në rastet e tjera, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit i Bashkisë Tiranë gjeti bashkëpunimin e plotë të ndërtuesve të këtyre objekteve pa leje, të cilët kanë bërë në mënyrë vullnetare zhvendosjen e materialeve dhe orendive për të mundësuar më pas prishjen e ndërtimeve.

Objektet e prishura shërbenin kryesisht për qëllime biznesi. Njëra prej tyre, siç shihet edhe nga pamjet, ishte dy katëshe dhe me një sipërfaqe rreth 700 metra katror. Ndërkohë që paralelisht me këtë proces, të tjerë banorë kanë vijuar me largimin vullnetar të orendive dhe pajisjeve elektroshtëpiake, duke i mundësuar IMT-së që të vazhdojë punën për prishjen e objekteve pa leje. Gjithashtu, mjetet e rënda të Bashkisë Tiranë kanë vijuar edhe me procesin e largimit të mbetjeve inerte që dalin nga procesi i prishjeve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, mes tyre ish drejtori i UKT dhe IMT (Akuzat)

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, mes tyre ish drejtori i UKT dhe IMT (Akuzat)