'Unaza e Re'/ Përplasje para Bashkisë, banorët hedhin molotov dhe tymuese, lëndohen 7 policë (VIDEO)

TIRANE - Banorët e 'Unazës së Re' kanë dalë sërish për të protestuar këtë të enjte përpara Bashkisë së Tiranës, kundër shembjes së banesave të tyre që preken nga projekti i zgjerimit të 'Unazës së Madhe'. Paralelisht me mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, banorët mbërritë përpara Bashkisë së Tiranës me pankarta dhe thirrje kundër kryebashkiakut Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama. “Mashtrim”, “Duam pronat tona”, “Ku je fshehur kryeministër”, etj, shkruhej në pankartat e banorëve protestues.

Situata u tensionua më pas, kur banorët sulmuan Bashkinë e Tiranës me tymuese dhe vezë, si dhe kanë qëlluar edhe gazetarët teksa tentojnë të hyjnë me forcë në Bashkinë e Tiranës. Gjithashtu, në drejtim të efektivëve të policisë bashkiake të cilët kishin krijuar kordonin e sigurisë u hodh edhe një bombë molotov, e cila shpërtheu në flakë te dera e Bashkisë, duke lënduar 7 punonjës të policisë bashkiake, të cilët janë transportuar në spital për ndihmën e parë mjekësore. Tre nga efektivët janë goditur me mjete të forta, ndërsa katër të tjerë kanë pësuar djegie nga shashkat.

Banorët e 'Unazës së Re' brohorisnin të revoltuar se nuk janë "shpellarë", por qytetarë. Reagimi i tyre ka ardhur si pasojë e një fjalimi që ka mbajtur dje kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në të cilin ka përmendur fjalën 'shpellar', duke iu referuar kështu banorëve që kundërshtojnë projektin e “Unazës së Madhe”. Ditën e djeshme, banorët e 'Unazës së Re' bënë me dije se do të protestonin ditën e sotme përpara Bashkisë së Tiranës në orën 11;00 dhe se ata nuk do të merrnin pjesë në të, ndonëse kërkojnë që çështja e tyre të futet në rendin e ditës së diskutimeve. Banorët nuk kanë lajmëruar për një orar të përfundimit të protestës, por gjithçka do të varet nga mbledhja e Këshillit të Tiranës. 

Banorët e 'Unazës së Re', banesat e të cilëve preken nga projekti i Unazës së Madhe, protestuan të mërkurën prej orës 17:00 deri rreth orës 18:00 duke bllokuar rrugën dhe duke djegur goma në shenjë proteste kundër vendimit. Ata kanë paralajmëruar se protesta do të vijojë në përshkallëzim deri në tërheqjen e projektit që prish banesat e tyre. Në mbështetje të tyre kanë dalë edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe deputetë të kësaj force politike, të cilët e kanë cilësuar tenderin e projektit të 'Unazës së Madhe' si korruptiv. Ata kanë vendosur së bashku me anëtarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim që të mos marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. 

Për projektin e Unazës së Madhe parashikohet që të prishen 317 objekte, 163 prej të cilëve janë në proces legalizimi dhe do të skualifikohen dhe 123 janë me vërtetime pronësie. Mes banesave që janë prekur nga plani dhe pritet që të prishen është edhe ajo e Nexhmije Hoxhës, bashkëshortes së ish-udhëheqësit komunist, Enver Hoxha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:33
Fotolajm/ Pamje nga lart e protestës së banorëve të 'Astirit' përpara Bashkisë së Tiranës

Banorët e "Astirit" kanë vijuar për të 14-ën ditë me radhë protestën kundër prishjes së banesave të cilat preken nga zgjerimi i "Unazës së Madhe". Edhe sot ata protestuan përpara Bashkisë së Tiranës ku pati përplasje me policinë bashkiake.

Protesta e sotme ishte e katërta te bashkia e Tiranës, përgjatë 14 ditëve të revoltës së banorëve të Unazës së Re që janë kundër prishjes së banesave nga projekti I Unazës së Madhe. Megjithëse e dhunshme, në protestë është vënë re numri i pakët i protestuesve. Këtë e tregon edhe kjo foto e marrë nga lart.

Protesta e banorëve të Astirit para Bashkisë së Tiranës fotografuar nga lart

Protestuesit hodhën molotov dhe tymuese, ndërsa tentuan të futen me forcë brenda bashkisë. Nga protesta mbetën të lënduar 7 policë bashkiakë, ndërsa nuk kursyen nga tymueset dhe vezët edhe gazetarët e operatorët e televizioneve që po pasqyronin protestën. 

Për projektin e Unazës së Madhe parashikohet që të prishen 317 objekte, 163 prej të cilëve janë në proces legalizimi dhe do të skualifikohen dhe 123 janë me vërtetime pronësie. Mes banesave që janë prekur nga plani dhe pritet që të prishen është edhe ajo e Nexhmije Hoxhës, bashkëshortes së ish-udhëheqësit komunist, Enver Hoxha.

Ora 12:34
Tymuese dhe bomba molotov drejt Policisë Bashkiake, 3 efektivë përfundojnë në spital (FOTO)

Protestuesit dhe përfaqësues të Partisë Demokratike që janë kundër projektit të ndërtimit të Unazës së Madhe kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësve të Policisë Bashkiake.

Pas hedhjes së flakadanëve me ngjyrë blu dhe shashkave, ku nuk munguan as bombat molotov drejt efektivëve të policisë, ata janë afruar dhe kanë nisur përplasjen fizike duke tentuar që të thyejnë kordonin dhe të futeshin brenda godinës së Bashkisë së Tiranës. Nga kjo përplasje kanë marrë dëmtime fizike disa prej punonjësve të Policisë Bashkiake të cilët kanë marrë ndihmën e parë brenda ambienteve të bashkisë. 

Efektiv i policise bashkiake i lenduar nga protesta duke marre ndihmen e pare

Deri më tani, janë tre punonjës të Policisë Bashkiake që kanë marrë dëmtime me mjete të forta dhe që janë dërguar për të marrë mjekim të specializuar në spital.

Ora 12:33
Momenti kur protestuesit hedhin molotov te bashkia (VIDEO)

Pamje të realizuara pak minuta më parë nga operatori i Report TV gjatë tensioneve para bashkisë ku protestuesit hodhën dhe shishe me molotov.

Ora 12:29
Kreu i grupit të zjarrit të 21 janarit, në krye të protestës së dhunshme para Bashkisë (FOTO)

Protestat e dhunshme prara Bashkisë së Tiranës ditën e sotme janë organizuar nga ish-efektivët e Gardës në 21 janar që qëlluan në drejtim të qytetarëve. Të njohur si “Grupi i zjarrit” në 21 janar kur ministër i Brendshëm ishte pikërisht Lulzim Basha që aktualisht drejton PD, ata janë thirrur nga deputetët demokratë për organizimin e protestave që po organizohen para hyrjes së Bashkisë. 

Prova më e qartë për këtë është kjo foto ku shihet mes të tjerëve edhe Alfred Ahmetcenaj, ish- komandant në grupin e zjarrit 21 janar. I veshur civil Ahmetcenaj duket mes protestuesve duke nxitur turmat që të sulmojnë dhe t'i vënë edhe flakën hyrjes së bashkisë.

Alfred Ahmetcenaj, aktualisht kryetar i PD ne Mat, ne protesten te Bashkia e Tiranes

Aktualisht Ahmetcenaj është Kryetar i Partisë Demokratike në Burrel, ç’ka përforcon faktin se Unaza e Madhe po shfrytëzohet nga Partia Demokratike për qëllime politike duke thirrur edhe nga rrethet e tjera. Ish- zv/komandanti i Gardës së Republikës Alfred Ahmetcenaj, u arrestua pasi ishte një nga urdhëruesit e grupit të zjarrit që qëlloi më 21 janar. Ahmetcenaj ishte komandanti direkt i Agim Llupos, i cili qëlloi me automatik MP 5 në drejtim të qytetarëve të premten e 21 janarit 2011.

Ora 12:07
Protesta për 'Unazën e Madhe'/ Çollaku: Protesta do vazhdojë edhe brenda Bashkisë

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka deklaruar në krah të banorëve të ‘Unazës së Re’, të cilët po protestojnë përpara Bashkisë së Tiranës, se qytetarët nuk po protestojnë në të vërtetë zhvillimin e Tiranës, por mënyrën sesi qeveria po i trajton.

 Është e paprecedentë se si qeveria po trajton këta njerëz. Këta njerëz të dëmshpërblehen, nuk janë shpellarë, janë punëtorë. Me taksat e tyre u mbollën pemët, u ndërtuan shtëpitë. Njerëz që pavarësisht se u cënohet jeta e tyre, protestojnë në mënyrë qytetare. Protesta do vazhdojë edhe brenda bashkisë. Sot Këshilli Bashkiak është këtu, nuk është brenda mureve të bashkisë.

Kreshnik Çollaku, Anëtar i Këshillit Bashkiak të Partisë Demokratike

Çollaku është shprehur se opozita kërkon nga qeveria që të ofrojë një transparencë ligjore të projektit të ‘Unazës së Madhe’, si edhe të zhvillojë po ashtu një dialog me banorët e Tiranës.

Ora 12:02
Protestuesit e 'Unazës së Re' hedhin flakadanë e tymuese, tentojnë të hyjnë në bashki (FOTO)
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi DOBIÇI: 15/11/2018 17:47

    RESPEKTE pafund për ERJON VELINË , që NUK ka BANDITË dhe KRIMINELË ta Sprapsi! Mos u ndal ERJON sepse 95% të Popullit të TIRANÊS janë me ju , dhe JO me BANDITÊT , HORRAT dhe KRYEHAJDUTÊT e PD KRIMIT dhe LSI ZHVATJES ! Të FALENDEROJ ERJON

    Përgjigju
  • Deutsch: 15/11/2018 16:38

    ..shteti i Shumices te urte e Progresive..,dhe anti_shteti i Nje dyzine ardhacake _parazite tecToka e xanun..qe kane 28 vjet qe jetojne ne anarkine e PiD_ese"

    Përgjigju
  • tonin: 15/11/2018 14:16

    shpellare, e paskan pasur hak,duhet te veproj shkopi i gomes

    Përgjigju
  • Fraiku: 15/11/2018 13:22

    Ku eshte policia e rendit? Policia bashkiake nuk merret me protestues te dhunshem, perse ja rrezikoni jeten atyre? Me molotov dhe me flakadane duhet te kercase shkopi i gomes qe tu mesoje ketyre zaptuesve te tokave se boll u mesuan me paligjshmeri. Blloko rruget keta sikur rruga eshte vetem e tyrja, qello me shashka e molotov, boll u toleruan.

    Përgjigju
  • Molotovi: 15/11/2018 12:17

    Shume molotov.....na çau molotovi

    Përgjigju
    • qytetari: 15/11/2018 12:49

      pretendojne se nuk jane shpellare!

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

I dehur në timon, arrestohet efektivi i policisë në Rrogozhinë

I dehur në timon, arrestohet efektivi i policisë në Rrogozhinë