Zbulohet projekti si do të transformohet Piramida, Rama: Ishte ëndrra ime e vjetër/VIDEO

Nga një ngrehinë e rrënuar prej vitesh, Piramida e Tiranës do të transformohet në një nga qendrat më të mëdha të inovacionit dhe teknologjisë, artit e kulturës, në rajon. Pas bashkëpunimit për rikualifikimin e Pazarit të Ri, Bashkia e Tiranës dhe Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit, prezantuan sot projektin e rivitalizimit të Piramidës në një hapësirë multifunksionale në qytet, për fëmijët dhe të rinjtë, por edhe si mundësi për të bërë art dhe kulturë.

Të pranishëm në prezantimin e projektit ishin kryeministri Edi Rama, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Drejtori i Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Michael D. Granoff, Drejtori Ekzekutiv i “TUMO Ventures”, Pegor Papazian, si dhe arkitektë e urbanistë të ndryshëm, që janë marrë me projektimin e godinës ikonë të qytetit të Tiranës. Kryeministri Rama e cilësoi nismën për rivitalizimin e Piramidës dhe projektin Tumo, si një nga projektet më të bukua që ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë.

Erioni kërkonte ta kthente këtë në një qendër për të rinjtë trendy të Tiranës, ndërkohë që unë i thoja: fëmijët, fëmijët, fëmijët. Sigurisht, besoj se kjo është më shumë merita e Zahos se e imja dhe e mbaj mend shumë mirë një ditë kur Erioni më telefonoi, i ekzaltuar si gjithmonë, edhe kur telefonon për një pusetë, edhe kur telefonon për një projekt transformues për brezat, dhe më tha: “E gjetëm lal. U zgjidh kjo punë”. Më foli për Tumon dhe është diçka sinqerisht përtej ëndrrës sime më të bukur

Edi Rama

Ai shtoi se ky projekt arrin që të bëjë bashkë të fëmijët dhe të rinjtë me teknologjinë.

Është diçka e jashtëzakonshme dhe dua t’i përgëzoj me shumë përulësi ideatorët e kësaj qendre sepse besoj që është një model që arrin të bëjë bashkë dy gjëra që duken shumë të largëta për njëra-tjetrën: fëmijët dhe teknologjinë. Arrin të bëjë bashkë duke u dhënë në njëfarë mënyre mundësi fëmijëve jo thjesht të mësojnë të përdorin teknologjinë, por për t’ju dhënë mundësi që të orientohen

Edi Rama

Kryeministri deklaroi se kjo nismë shënon një tjetër hap të madh në rrugën e vështirë midis të bukurës dhe të shëmtuarës në Tiranë.

Më vjen mirë që është krijuar kjo amalgamë forcash dhe energjish, një tjetër hap konkret i madh në rrugën shumë të vështirë mes së bukurës dhe të shëmtuarës në Tiranë. Është një gjë e jashtëzakonshme për mua që, ky vend, i cili sot është një destinacion melankolik i shëmtisë, të kthehet në një destinacion energjik i bukurisë sepse potenciali është i këtu.

Edi Rama

Ai vlerësoi kryebashkiakun Veliaj për punën e bërë për zgjimin e Tiranës nga gjumi dhe transformimin e saj në këto vite.

Kemi pasur shumë përpjekje gjatë viteve dhe me Erionin kemi diskutuar që në fillim kur ai mori mandatin për ta zgjuar Tiranën nga gjumi. Vazhdimisht pyetja ishte: çfarë mund të ishte që mund ta mbante godinën gjallë? Është e vërtetë që në fund erdhëm te pika që kjo godinë duhet t’u shkonte fëmijëve dhe të rinjve

Edi Rama


Dua të falenderoj ata që mundësuan ardhjen deri këtu të këtij projekti, pasi bëhet fjalë për ëndrrën time të vjetër kur isha kryetar i bashkisë. Besoj që projekti ka arritur të zgjidhë një pikë kyçe të sfidës që gjatë gjithë kësaj kohe nuk zgjidhi midis rilindjes së kësaj godine dhe funksionit të saj. Me Erionin kemi diskutuar që kur mori Tiranën për ta zgjuar nga gjumi. Dhe është e vërtetë erdhëm tek pika që kjo godinë duhet të shkonte për fëmijët dhe të rinjtë të rinj. Përsëri aty kemi pasur dilemën, pasi Erioni kërkonte një rrugë për ta kthyer në një qendër për këtë pjesën e të rinjve trendy të Tiranës, ndërsa unë thoja fëmijët, fëmijët, fëmijët, një ditë Erioni më telefoni, i ekzaltuar, njëlloj sikur telefonon për një pusetë apo projekte të tjera, më tha ' E gjetëm lal'.

Kjo është dicka përtej ëndrrës time të bukur është dicka e jashtëzakonshme. Model që arrin të bëjë bashkë; fëmijët dhe teknologjinë duke u dhënë mundësi fëmijëve jo thjeshtë që të mësojnë teknologjinë, pasi e mësojnë vetë dhe se po afrohet koha, që duhen forcuar passëored për t'u mbrojtur nga Zaho. Ky vend është një destinacion melankolik i shëmtisë, tani duhet të kthehet i bukurisë, pasi potenciali është i gjithë këtu. Kemi shumë pjesë të kaluarës që janë si vende vajtimi. Kur hyra këtu po thoja ky është sot një vend ku mundësia është për këdo që do të dijë se cfarë kanë bërë shqiptarët me shtetin në mbi 20 vite.

Një ngrehinë e vjetruar, kështu ka qenë edhe qeveria në Shqipëri. Kjo godinë është fotografia e shtetit që trashëguam. Urimet e mia më të mira për ecurinë e këtij projekti. Eksperienca ka treguar se për të njëjtat para që ADF ka përdorur për projekte të përbashkëta, krahasuar me projekte të tjera duket sikur bëhet fjalë për raportin e investimeve 1 me 100. Nuk i them fjalët për të bërë diplomatin, pasi është një talent që nuk e kam, pasi është kështu. Kombinim perfekt mes Lali Erit dhe çunave të Majkëllit. Ëndrra dhe realiteti do të bashkohen në pikën e duhur për të falendurar më pas çunat dhe Erionin.
 

Pjesë nga fjala e Edi Ramës

VIDEO/Fjala e kryeministrit  Rama
/b.ha./Shqiptarja.com

Komente

  • Hajduti: 16/05/2018 18:15

    O Ediii oooo lalii eriii i gjetet pllakat e mermerit qe dikur xixellonte muzeumi i Enverit.Kush i grabiti?????!!!!

  • altin tani: 16/05/2018 18:15

    nje gje e bukur qe do zbukurohet me shum e do i japi personalitet vet godines dhe zones perreth

  • Jazik: 16/05/2018 13:31

    Mauzoleum ishte, mauzoleum ngelet. Po normal se ky qe e shante tek stadiumi (gjoja ne 91), ne fund te fundit direkt pasardhes i tij eshte, Hoxha, Aliaj, Nano, Rama

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi në Report Tv/ Si e vlerësojnë qytetarët shqiptarë punën e qeverisë Rama

Sondazhi në Report Tv/ Si e vlerësojnë qytetarët shqiptarë punën e qeverisë Rama