Projekti që parandalon përmbytjet, Manhattan-i i beson arkitektit të Teatrit të ri Kombëtar

Projekti që parandalon përmbytjet, Manhattan-i i beson arkitektit të Teatrit të ri Kombëtar

Pamje nga projekti i arkitektit danez

New York-u ka zgjedhur arkitektin danez Bjarke Ingels për projektin më të madh të shekullit 21, atë të transformimit të të gjitha parqeve urbane në formë digash, për të parandaluar përmbytjet.

Arkitekti i njohur në gjithë botën, i cili ka projektuar godinën e Teatrit të ri Kombëtar në Tiranë, me projektin e tij do të parandalojë përmbytjet e mëdha në lagjen më të njohur dhe të zhvilluar në New York, si Manhattani.

Ky projekt është iniciuar për të parandaluar një katastrofë të ngjashme me atë që ndodhi në vitin 2012 në bregdetin lindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas uraganit Sandy, si dhe për të luftuar rritjen e nivelit të detit, që pritet si rezultat i ndryshimeve klimatike.

Një barrierë e mbjellë me një përzgjedhje të florës është propozuar për të mbrojtur terrenin e ulët.

Faza e parë, e njohur si projekti ESCR, do të fokusohet në pjesën Lindore të Parkut të Lumit përgjatë Lower East Side dhe do të kushtojë 335 milionë dollarë, fonde publike dhe private.

Gjithashtu, studio e Bjarke Ingels ka propozuar edhe një projekt për të parandaluar përmbytjet në San Francisko, ndërsa ka një numër projektesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mes të cilave edhe shtëpinë e Google, apo rindërtimin e Kullave Tregtare në New York.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tua: 24/07/2018 20:38

    Haha mos se na fiket me keto genjeshtra...

    Përgjigju
  • Emigrant: 23/07/2018 11:44

    Perralla me mbret te tipit balla

    Përgjigju
    • Toni: 23/07/2018 14:02

      Ty te ka emigruar truri o “emigrant”...

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane: Ksamili, vendpushimi mesdhetar i ngjashëm me Maldivet

Media amerikane: Ksamili, vendpushimi mesdhetar i ngjashëm me Maldivet