Projekti 'Shkolla e drejtorëve', Rama: Shembullin e morëm nga Izraeli, në sistem ka të paaftë

TIRANË-Kryeministri Edi Rama, ka qenë i pranishëm sot në prezantimin e projektit më të ri të ministrisë së Arsimit për “Shkollën e Drejtorëve”. Shkolla e Drejtorëve, është një institucion i ri në sistemin arsimor në Shqipëri, që do të trajnojë rreth 3 mijë drejtorë dhe nëndrejtorë të arsimit parauniversitar. Vendimi ka qenë i qeverisë, ndërkohë që Fondi Shqiptaro-Amerikan ka nënshkruar sot kontratën me autoritetet shqiptare. Fondi prej 6.2 milionë dollarë, do të ndahet për ndërtimin dhe zbatimin e këtij projekti. Shkolla e drejtorëve do të nisë shumë shpejt nga puna, ndërsa Kryeministri ka thënë se ky projekt do të bëjë të mundur që reforma në Arsim të thellohet dhe të shkojë më tej.

6.2 mln dollarë sot për shkollën e drejtorëve, nuk e tregojnë vlerën e madhe të dijes që sjell fondi përmes këtyre tre ndërhyrjeve. Paratë në këtë rast, s’duhen për të ndërtuar mure dhe rrugë, por për të sjellë këtu një dije të sigurtë. Shkolla e drejtorëve është burim dijeje. Mund të gjenim paratë por jo dijen. Do të jetë operacion i rëndësishëm për reformën në arsim. Ndahet shkolla nga politika. Nuk është vetëm institucion, por është vendi ku fondi ka kaluar me ekspertizë ndërkombëtare. Kemi shumë drejtorë dhe nëndrejtorë  të cilat nuk janë  për këtë punë, por shkolla do të sigurojë metodologjitë më të mira të trajnimeve ndërkombëtare Këtë që ne bëjmë sot, bota e ka bërë shumë herë më parë. Nga Izraeli do të marrim një pjesë të rëndësishme të kësaj dijeje, aty është praktikë e konsoliduar. Vendi me mungesën më të madhe të burimeve natyrore, s’ka ujë, s’ka naftë, por e ka gjetur ujin dhe naftën duke investuar tek dija.

Edi Rama, kryeministër

Kryeministri foli edhe për merito-kracinë që ka pasuar në sistemin arsimor, pas ndryshimeve dhe reformimit. Rama tha se sistemi i ri i konkurrimit dhe provimeve, siguron që “djali i një ministri, të mos i marrë dot hakun djalit të një çobani”.

Është shumë e mirëseardhur pjesa tjetër e programit që lidhet me provimet. Qendra e shërbimeve Arsimore ka garantuar një korrupsion zero, që nga koha kur provimet ishin Pazar. Provimet kurrë nuk provonin dijen, por megjithatë ka një hapësirë të madhe për të provuar këtë gjë. Ajo që kemi bërë me meritokracinë, përmes dixhitalizimit të procesit të aplikim-rekrutimit, sot në Shqipëri, nuk imagjinohej më parë, se djali i ministrit nuk e parakalon dot djalin e një çobani në mal, nëse në provime ky i dyti del më mirë.

Edi Rama, kryeministër

Rama ka folur sërish për efektet e reformave të qeverisë në Arsim. Sipas kryeministrit, në këto 5 vite, është bërë e mundur sigurimi i librave më cilësorë, dhe është se është bërë e mundur që arsimi të ndahet nga politika.

Mësimdhënia është profesioni që krijon çdo profesion tjetër. Vendet nuk dallohen nga njeri-tjetri në shkallën e zhvillimit. E bëj shpesh krahasimin mes Shqipërisë dhe Izraelit.
Izraeli nuk ka ujë, Shqipëria është vendi i dytë më i pasur në rajon për burime. Mirëpo Izraeli ka sistemin me ekselent të vaditjes. Mirëpo Shqipëria ujin e pati për vite me radhë problemin më të madh. Dhe përgjigjja qëndron tek dija. Baza e dijes është shkolla. Pavarësisht të gjitha atyre që mund të thuhen sot. Duan s’duan ata që nuk duan të shohin. Transformimi në sistemin tonë arsimor ka nisur nga rrënjët dhe po shtrihet në të gjithë hapësirën e funksionimit të këtij sistemi. Pa diskutim që ka në çdo aspekt diçka për të ndryshuar ende. Ka boshllëqe, të meta dhe pasoja të së shkuarës që janë aktive por pa diskutim nuk ka të krahasuar sot shkolla me atë që ishte pesë vite me parë dhe këtu filloi nga sistemi i rekrutimit të mësuesve, një sistem tërësisht i korruptuar dhe i kalbur me pasoja dramatike në mësimdhënien që është transformuar në një sistem transparent.

Edi Rama, kryeministër

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kansas City: 04/10/2018 13:21

    Po ate drejtoreshen e Shirokes qe emeroi Behar Bajri kur do ta trajnosh??!!

    Përgjigju
  • Tutu: 04/10/2018 11:40

    Po hapet prape Shkolla e Partise...???!!!

    Përgjigju
  • Popull: 04/10/2018 10:44

    NA hape barkun me këto thënie: ***djali i ministrit nuk e parakalon dot djalin e një çobani në mal, nëse në provime ky i dyti del më mirë*** Ska cfar ti parakaloj sepse ministrat femijët e tyre nuk i cojn ne universitete Shqipëtare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet