Vettingu: Prokurori Trenova s'hetoi ‘baronin’ dhe kolegun e korruptuar, asgjësoi përgjimin dhe fshehu pasurinë

TIRANE-Prokurori i Apelit të Tiranës, Gentian Trenova ka dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (Vettingu). Trenova ishte i pranishëm në seancë, ndërsa shoqërohej edhe nga avokati Saimir Lami. Trupa që do të gjykojë dosjen e prokurorit për pasurinë, aftësinë dhe integritetin përbëhet nga; Lulëzim Hamitaj, Brunilda Bekshti dhe Olsi Komici. Shqiptarja.com publikoi sot të dhënat për pasurinë e prokurorit. Nga verifikimet e komisionit të pavarur të kualifikimit Trenova rezultoi se nuk justifikonte pasurinë për apartamentin si dhe vlerën prej 12 mijë euro të parapaguar në 2007. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konstatuar se ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme, ka fshehur pasurinë dhe ka kryer deklarim të rremë.

Prokurori Trenova ka një apartament në rrugën ‘Ferit Xhajko’, 3 depozita bankare, kursime monetare nga rroga e bashkëshortes. Apartamentin ia dhuroi vjehrrit e vjehrrës. Prokurori ka dhurime cash 5 mijë euro nga prindërit e gruas, ka marrë hua nga motra dhe nëna. Ka dyshime të arsyeshme se Trenova ka gënjyer për apartamentin. Fillimisht ky apartament kishte vlerën 40 mijë euro në kontratën e dytë ky apartament është në vlerën e 1.9 milionë lekë. Deklarim të rremë për vlerën e 12 mijë eurove. Trenova ka bërë veprime fiktive pranë hipotekës. Këto veprime cënojnë figurën e magjistratit. Në këtë banesë Trenova ka bërë shtesë kati. Trenova ka fshehur banesën, ka bërë deklarim të rremë për burimin financiar. Nuk justifikon paratë për shtesën e katit dhe pse ja ka dhuruar vjehrrit e vjehrrës e ka po ai në përdorim. Paratë e dhuruara nga të afërmit rezulton se ka mungesë dokumentacioni. Në kriterin e kontrollit të figurës, sipas DSIK nuk ka kontakte me botën e krimit. Nga ana profesionale prokuroria e përgjithshme ka shqyrtuar dosjen e Trenovës dhe ka konkluaruar se ka aftësi për të ushtruar profesionin.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

Duke u ndalur te aftësitë profesionale të prokurorit të Apelit të Tiranës, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka sjellë një rast, kur Gentian Trenova ka pushuar hetimet për pasurinë për një person të arrestuar nga policia greke me kanabis dhe një pistoletë. Në këtë procedim, sipas KPK kishte përgjime për përfshirjen e një prokurori me inicialet A.K., kjo cështje u ndoq nga Trenova, i cili e mbylli hetimin më pas gjykata e pranoi këtë kërkesë dhe u asgjësua ky përgjim.

Trenova ka pushuar hetimin pasuror për shtetasin me inicialet V.L., këtë kallëzim e kishte bërë policia e Gjirokastrës. V.L. ishte ndaluar nga policia greke me kanabis dhe pistoletë. Sipas policisë së Gjirokastrës ai kishte pasuri nga veprimtaria kriminale e drogës. Sipas policisë ai kishte shumë para në banka dhe prona. Policia e kallëzoi tek krimet e renda, Trenova pushoi hetimin. Më 30.3.2015 Trenova vendosi mos fillim hetimi pasuror pas verifikimit tonë ka rezultuar se Trenova nuk ka bërë asnjë veprim por ka shkelur ligjin. Nuk ka verifikuar as në bankë as në QKR as tek noteri asngjëkundi për shtetasin V.L. procedimi penal nr.287, viti 2014. Trenova ishte prokuror për të ndjekur këtë hetim. Në këtë procedim kishte përgjime për përfshirjen e një prokurori me inicialet A.K. Kjo cështje u ndoq fillimisht nga dy prokurë. Por në janar 2016 i kaloi Trenovës. Por në mars 2016 Trenova mbylli hetimin më pas gjykata e pranoi këtë kërkesë dhe u asgjësua ky përgjim, hetimi i kryer nga Trenova për këtë procedim ka qënë të pa plota dhe nuk kanë zbardhur të vërtetën. Kolegia e Trenovës e cila u zëvendësua kishte vendosur të pyeste prokurorin e dyshuar të sekuestronte telefonat, të kontrollonte makinën. Por këto veprime Trenova as i ndoqi. Prokurorja e cila kishte këtë procedim është prokurorja E.M. por e zevëndësuan. Nuk është verifikuar as telefoni i dyshuar A.L që fliste me prokurorin për aktin korruptiv. Trenova nuk ka bërë hetim te plotë. Nuk ka mbledhur prova.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

Pas relacionit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të reaguar prokurori Trenova, i cili ka deklaruar se nuk e ka fshehur pasurinë. Përsa i përket apartamentit ku në kontratën e parë çmimi ka qenë 40 mijë euro, ndërsa në kontratën e dytë deklarohet 1 milionë e 900 mijë lekë, prokurori tha se prindërit e bashkëshortes së tij jetonin në një banesë me qerpiç dhe vendin do e jepnin për ndërtim. Por më pas menduan të merrnin kredi dhe ta rregullonin.

Kërkoj të pranohen kundërshtimet e mia. Pasurinë e kam deklaruar gjithmonë saktë cdo vit. Nuk kam pasur tendencë për të fshehur pasurinë.

Lidhur me dhurimin e kam shpjeguar që vjen nga një dëmshpërblim nga vendimi qeverisë. Ndoshta se kam kuptuar mirë se çfarë kërkoni më saktë. Por pikat e relatuara si problem janë të sqaruara. Besoj do merrni një vendim të drejtë

Gentian Trenova

Përfaqësuesi i ONM-së, Teo Jacobs u ndal te hetimet për dy dosje, atë të ish prokurorit dhe atë të personit në hetim.

Ju thoni se i pushova se më tha oficeri i policisë. Më vjen keq, po kjo nuk është profesionale. Ju jeni prokuror dhe nuk mund të fshiheni pas policisë, me gjithë respektin për policinë. Jam i tronditur nga komenti: ‘kështu më tha oficeri i policisë gjyqësore. Si e shihni ju rolin e prokurorit. Si mund ti thotë policia, prokurorit hetimi është i përfunduar. Si e fshihni ju pas policsë. Ju e fshihni veten pas policisë dhe kryeprokurorit? Atëherë cila është vlera juaj në prokurori? Në hetimin financiar të shtetasit v.l dhe ju i jepni urdhër policisë t’u sjellë informacion kur policia ju sjell përgjigje ju e pushoni!!! Si e kryeni ju hetimin financiar? Z.Trenova si i kryeni ju hetimet e pasurisë kur ABC-ja është ti kërkosh informacion bankave dhe ju këtë se keni bërë nëse shtetasi V.L kishte apo jo llogari bankare. Në cështejn e korrupsionit për rastin e prokurorit; pararendësi juaj para të largohej hartoi një listë veprimesh. Gjella ishte gati. Ndërsa ju pushuat cështjen dhe u fshehët pas kryeprokurorit. Kishit shumë për atë cështje. Pistën, personin, deklaratën, emrin e prokurorit, nr. E telefonit dhe pas dy muajsh e pushoni hetimin!!

Teo Jacobs

Kjo ishte hera e parë që ndërkombëtarët ndërhyjnë në një seancë. Trenova deklaroi se kur ka marrë çeshtjen e prokurorit atë e kishin dy të tjerë para tij, dhe kishin kaluar dy vjet, dhe nëse çështja do të kishte pasur sukses do të ishte hetuar nga ata që e lanë. Ai tha se është detyrë e policisë ti sillte prova, dhe jo hamendësime.

Ajo ishte e tejzgjatur. Hetimi ishte bërë nga dy kolegë të tjerë, ata nuk kishin konkluduar. Kur kam marrë dosjen ishin realizuar veprimet hetimore. Vazhdimi i hetimit do ishte zvarritje. Nëse cështja do kishte sukses do e kishin bërë prokurorët para meje. Kam pasur bindjen se ajo cështje nuk mund të vazhdonte me hetime të sforcuara. Nuk u regjistrua emri prokurorit pasi nuk kishte të dhëna të mjaftueshme. Kas pasur një bisedë telefonike por gjatë pyetjes ata e kane mohuar kryerjen e aktit korruptiv. Lidhur me rastin e shtetasit V.L. policia më referoi pronë vetëm banesën në fshat. Policia duhet të më sillte argumente e prova. Kjo nuk ka qenë e vetmja cështje. Ka qenë një praktikë pune. Por si mund të hetosh për 5 gram e 10 gram hashash që sillte policia.  V.l ishte arrestuar në 2006 dhe u referua në 2015 nga policia. Në 2007 kontrolli paraprake prej 12 mijë euro janë para të marra nga bankat

Gentian Trenova

Ndërsa avokati i tij i quajti pyetjet e përfaqësuesit ndërkombëtar si komente. Vendimi për Trenovën do të jepet më 20 qershor ora 10, ndërsa ky prokuror është edhe kandidat për tu bërë pjesë e këshillit të lartë të prokurorisë dhe pjesë e listës prioritare që po ju nënshtrohet vettingut.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjk: 14/06/2018 15:06

    Edhe ju komisjonleshrat e huaj nje m*t qenkeni! Pse nuk verifikuat vendimet e te gjithe gjyqtareve te kushtetueses, se bashke i kane marre si vendime! Apo ju cuan ndonje haber? Te lexosh vendimet e kushtetueses ve ne pikpyetje ekzistencen e njerezimit, se jane vendime majmunesh! Edhe vota ne vendim mbahet si pergjegjesi subjektive, pse nuk i kaluat te gjithe ne keto filtra? E keni shum te thjeshte, ballafaqoni vendimet e strasburgut qe kane rrezuar vendimet e kushtetueses, po keni hall se do shkarkohen komplet sistemi pastaj deri te hidtauliku i gjykates!

    Përgjigju
  • Drejtesia: 14/06/2018 14:34

    Haha, 3 kalojne 1 betet ne klase. Gjyqtari kryetar, ja hodhi dhe ai qe kishte pasuri nga gjyshi vjerres po, ky do ta haj besoj, megjithate nuk i dihet...

    Përgjigju
  • Taras Lala: 14/06/2018 12:44

    Gentjan trenova hajdut ordiner shikoni çfar bëhet në Shqipri shikoni çfar ka bër kryekrimineli ordiner salhe një kafsh parahistorike i bëri këta fundërina injorant me 8 klas shkoll gjykatës e çfaf mund të presësh nga këta njerëz pa shkoll si mund kta të bëjnë drejtësi kta skan kapacitet mendor i si mund kta të japin drejtësi . Maloku kriminel salhe i bëri me qëllim shum të keq kto gjëra vetëm për të shkatruar Shqiprin se ai bën punën që i ka caktuar UDB sërbe . Me një fjal krimineli salhe duhet var nga gjuha . E këta plera skan nevoj për vetin hekurat sekuestrim të pasuris e mer frym lirisht Shqipria vemjeg e kan vëndin në balt andej nga kan ardh.

    Përgjigju
  • te kapur: 14/06/2018 11:19

    pse su nxorret vendimet atyre gjyqatreve me pare se dhe ata kishin dhurata

    Përgjigju
  • adamema: 14/06/2018 11:02

    Hahahah lek nga motra, qe kush e njef o zot

    Përgjigju
  • Lali: 14/06/2018 10:54

    Amon as kan vjeth kete babziturit e drejtesise ekan Theo popullin kete shkojn te gjith be burg qelbesieat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO i caktoi masë sigurie arrest në burg, reagon ish drejtori i IMT Qato: Kam zbatuar ligjin, SPAK ka rënë pre e presionit politik

GJKKO i caktoi masë sigurie arrest në burg, reagon ish drejtori i IMT Qato: Kam zbatuar ligjin, SPAK ka rënë pre e presionit politik