Prokurori: Tahiri e di një ditë përpara se kë do pyes unë (Avokati debat me gazetarët)

Pas përfundimit të seancës në gjykatë në ngarkim të ish-ministrit Tahiri, avokati i tij Maks Haxhia u shpreh i bindur se Apeli do ta rrëzojë këtë vendim, pasi nuk ka asnjë provë. Por në deklaratën e tij para mediave kishte mjaft tension, ndërsa avokati debatoi me gazetarët. Prokuroria kërkoi masën arrest me burg për Tahirin, pasi mund të prishë provat, ndërsa Hajdarmataj u shpreh në gjyq se ish-ministri e di një ditë para se kë do të pyes. Por avokati, reagoi duke bërë një batutë 'E di historinë mes mbretëreshës së Anglisë dhe Papës se Romes me Beatles? Ajo është që kur nuk je i zoti të ruash veten….' tha Haxhia.

Materiali nga prokuroria nuk kishte asnjë provë të re ndaj Saimir Tahirit. Prokuroria tha se duhet të arrestohet për shkak se në zyrën time mund të ndërhyjë duke prishur provat. Por kur nuk je i zoti që të ruash veten!! Skafi i Orgest Liperit? Skafi me të cilin ka udhëtuar zoti Tahiri me familjen e vet për në Greqi është i një biznesmeni që e ka marrë hua për një udhëtim dhe pasi ka pësuar defekt është kthyer në Shqipëri, është i blerë dhe zhdoganuar konform rregullave. Në drejtësi nuk ka unë them, ti thua, apo unë mendoj, ti provon, por duhet të provohen. Pse Moisi Habilaj duhet të kujdesej për Tahirin? Pyesni prokurorinë për këtë? Jemi të bindur se apeli do të rrëzojë masën e shkallës së parë.

Avokati i Tahirit, Maks Haxhia

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kulaku.: 17/05/2018 16:33

    Maks HAXHIA dhe IZET HAXHIA BINJAKE QE HISTORIA U DHA AVOKATINE.DHE FLORIRIN E SHTETIT PO VODHE DHE DONALD LUNE TE KESH " KUNDERSHTAR" PO PATE MARKSIN AVOKAT del FITIMTAR si FULLANI DHE PAGUHESH SI DREJTOR BURGU .

    Përgjigju
  • Maksuti: 16/05/2018 13:05

    Kam pershtypjen se dhe AVUKATI TAHIRIT MAKS HAXHJA ESHTE I PERFSHIRE NE SKANDALE DROGE DUKE KRIJUAR MBUROJE PER KETA KRIMINELE QE DUHET TE PERFUNDOJNE NE QELI

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Gjykon Nuredin Dumanin dhe 20 të tjerë, SPAK kërkon përjashtimin e gjyqtares Entela Shedula

Gjykon Nuredin Dumanin dhe 20 të tjerë, SPAK kërkon përjashtimin e gjyqtares Entela Shedula