Prokurori Vatë Staka kalon Vetingun me nivel minimal aftësish

Prokurori Vatë Staka kalon Vetingun me nivel minimal aftësish

Prokurori Vatë Staka

Prokurori në prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, Vatë Staka, ka mundur të kalojë Vetingun me një nivel minimal sa i përket aftësive profesionale. Sipas vendimit të arsyetuar të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, me trupë gjykuese të përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Etleda Çiftja dhe Xhensila Pine, prokurori Vatë Staka ka kaluar lehtësisht testin e ligjshmërisë së pasurisë dhe pastërtinë e figurës, por ka marrë një vlerësim minimal sa i përket aftësive profesionale, gjithsesi i mjaftueshëm për t’u konfirmuar në detyrë.

Në përfundim të rivlerësimit për kriterin e vlerësimit të aftësive profesionale, Komisionit i rezulton se Subjekti i Rivlerësimit Vatë Staka, nga vlerësimi i kryer me ndihmën e grupit të punës pranë zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, si organi që ushtron detyrën e vlerësimit në kohën kur po kryhet rivlerësimi, rezultoi se subjekti i rivlerësimit është i aftë, pasi ka treguar cilësi të pranueshme në punë, gjykim të drejtë, ka respektuar të drejtat e palëve dhe është efiçent dhe efektiv në masë të pranueshme.

Trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, pasi u njoh me rrethanat e çështjes, bazuar në provat e administruara, raportin dhe rekomandimet e relatorit të çështjes, arrin në përfundimin se: Subjekti i rivlerësimit, Z. Vatë Staka ka plotësuar së bashku kushtet e mëposhtme: ka arritur nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë; ka arritur nivel të besueshëm në kontrollin e figurës; ka arritur një nivel minimal kualifikues në vlerësimin e aftësive profesionale”, thuhet në vendim. Për të arritur në këtë konkluzion, KPK ka vëzhguar 5 dokumente të prokurorit. “Njohuritë ligjore - Subjekti i rivlerësimit, Z. Vatë Staka ka aftësi në drejtim të interpretimit dhe zbatimit të ligjit.

Në 3 dokumentet ligjore dhe në 5 dosjet e vëzhguara, është konstatuar se ai identifikon normën ligjore të zbatueshme. Nga vlerësimet e punës së subjektit Vatë Staka për vitet 2014, 2015 dhe 2016 të bëra nga Prokurori i Përgjithshëm, rezulton se subjekti Vatë Staka është vlerësuar “shumë mirë” mbështetur në treguesit vjetorë të punës së këtyre viteve. Arsyetimi ligjor - 3 dokumentet ligjore të paraqitura nga subjekti i rivlerësimit dhe në 5 dosjet e përzgjedhura për periudhën e vlerësimit tetor 2013 – tetor 2016, rezulton se subjekti ka aftësi të mjaftueshme në arsyetimin ligjor. Vendimet e marra dhe aktet e kryera prej tij kanë shtjellim relativisht të kuptueshëm.

KPK

( Kliko këtu ) për vendimin e plotë të KPK për Vatë Stakën

Ankesa

Kundër prokurorit janë depozituar tre ankesa nga publiku, por sipas KPK, dy ankesa nuk përmbajnë fakte dhe prova, ndërsa për ankesën e tretë Staka nuk ka qenë prokurori i çështjes penale. “Pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për subjektin e rivlerësimit janë depozituar 3 ankesa.

Denoncimi datë 24.11.2017 i shtetasit G. M dhe datë 12.04.2018 i shtetasit M. T. nuk përmbajnë fakte apo rrethana që mund të përbëjnë prova në lidhje me kriteret e rivlerësimit për subjektin. Lidhur me denoncimin datë 26.01.2018 të shtetasit T. N, rezultoi se subjekti i rivlerësimit nuk ka qenë prokurori i çështjes penale për të cilën ishte paraqitur ankesa”, thuhet në vendim.

Konkluzionet e KPK për të tre komponentët

-Në përfundim të rivlerësimit për kriterin e vlerësimit të pasurisë, Komisioni arrin ne përfundimin se subjekti i rivlerësimit Vatë Staka, ka arritur nje nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë duke shpjeguar bindshëm burimin e ligjshëm të pasurive dhe të të ardhurave, duke paraqitur dokumentacion justifikues ligjor për të provuar ligjshmërinë e këtyre pasurive dhe të ardhurave.

-Në përfundim të rivlerësimit për kriterin e kontrollit të figurës, Komisionit i rezulton se për subjektin e rivlerësimit Vatë Staka, nga verifikimet e kryera nuk rezultoi të ketë kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar, e ka dorëzuar në kohë deklaratën për figurën si dhe ka bërë deklarime të sakta dhe me vërtetësi ose nuk ka fshehur kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar.

-Në përfundim të rivlerësimit për kriterin e vlerësimit të aftësive profesionale, Komisionit i rezulton se subjekti i rivlerësimit Vatë Staka, nga vlerësimi i kryer me ndihmën e grupit të punës pranë zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, si organi që ushtron detyrën e vlerësimit në kohën kur po kryhet rivlerësimi, rezultoi se subjekti i rivlerësimit është i aftë, pasi ka treguar cilësi të pranueshme në punë, gjykim të drejtë, ka respektuar të drejtat e palëve dhe është efiçent dhe efektiv në masë të pranueshme.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bari: 21/08/2018 12:52

    Prokurori i Paulin Sterkes, dhe mbrojtesi i miqve te Rames familjes mafjoze bajreve te Dobracit! Po akuza per fallsifikim dosjesh pse ska pergjigje?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta ‘kokë më kokë’ me Kryemadhin: Një nga ne në Kryesi! S’do të thotë se do ikë Monika, mund të largohet edhe Iliri! Vendos vota

Meta ‘kokë më kokë’ me Kryemadhin: Një nga ne në Kryesi! S’do të thotë se do ikë Monika, mund të largohet edhe Iliri! Vendos vota