‘Prokuroria në kaos’, Anila Hoxha në 'Repolitix': Marku pranoi në heshtje që prokurorët kishin të drejtë

Në studion e emisionit “Repolitix”, të ftuar për të diskutuar mbi temën ‘Prokuroria në kaos’ janë gazetari i ‘Report Tv’, Arsen Rusta; Basir Çollaku, gazetar; Anila Hoxha, gazetare e Top Channel dhe Idajet Beqiri, avokat.

Në fjalën e saj, gazetarja Anila Hoxha është shprehur se prokurorja e Përgjithshm e Përkohëshme Arta Marku në heshtje ka pranuar që prokurorët kanë pasur të drejtë pasi për të njëjtën çështje ajo ka vendosur dy prokurorë të tjerë pa short.

Në këndvështrimin tim, numri një i akuzës në mënyrën e masave është shumë kontradiktore. Çështja është zgjidhur me urdhër të Markut pa short. Në heshtje ajo ka pranuar se prokurorët kanë pasur të drejtë. Dy prokurorët e tjerë të çështjes nuk u vendosën me short. Nuk thuhej si u konfirmuan. Pra shorti nuk ishte i domosdoshëm.

Anila Hoxha, gazetare

Ditën e sotme prokuria e Përgjithshme bën me dije  grupi i prokurorëve që do të përfaqësojnë në gjykim çështjen ‘Shullazi’do të jenë Donika Prela dhe Gent Osmani, ndërsa dy emrat e tjerë do të bëhen publikë në seancën gjyqësore të radhës.

Një ditë më parë Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku ka urdhëruar transferimin e përkohshme në rrethe të prokurorëve të cilët refuzuan hedhjen e shortit për dosjen e Shullazit. Bëhet fjalë për prokurorët: Olsian Çela, i cili do të transferohet në Prokurorinë e Beratit, Sonila Muhametaj, e cila do të transferohet në Prokurorinë e Pukës dhe Besim Hajdarmatajn, i cili do të transferohet në Prokurorinë e Pogradecit. Ndërsa për Përparim Kullurin, Behar Dibrën, Arenc Çelën, Edvin Kondilin, Pranvera Pustinën, Eugen Beçin dhe Blerim Tominajn, Marku ka kërkuar hetim disiplinor.

Ditën e djeshme prokurorët e Krimeve të Rënda janë 'rebeluar' dhe kanë braktisur mbledhjen e thirrur nga drejtuesja e tyre, Donika Prela. Burime për ‘Report Tv’ bënë me dije se tema e mbledhjes ishte zëvendësimi i prokurorit Eneid Nakuçi në dosjen “Shullazi”. Por ky zëvëndësim nuk është pritur mirë nga prokurorët  të cilët u shprehën se e zëvendësimi i Nakuçit me një prej tyre me short është i paligjshëm. Prej 3 javësh pretenca është bllokuar pasi Nakuçi ka ikur jashtë shtetit me pretendimin se është sëmurë, ndërsa Elisabeta Imeraj është bërë drejtuese tek Tirana.

Biseda e plotë në studio: 

Hoxha: Ajo që ne e përcjellim si rebelimi i prokurorëve, do të thotë se unë kuptoj se Arta Marku dhe Donika Prela nuk e kanë kuptuar që prokurorët janë të pavarur. U kuptua që sa kohë bëhet fjalë për një dosje të rëndësishme prokurorët kanë frikë. Kjo për shumë shkaqe. Kush është ai prokuror që të dalë dhe të kërkojë dënime kapitale të errëta apo të egra? Në këndvështrimin tim, numri një i akuzës në mënyrën e masave është shumë kontradiktore. Çështja është zgjidhur me urdhër të Markut pa short. Në heshtje ajo ka pranuar se prokurorët kanë pasur të drejtë. Dy të tjerët nuk u vendosën me short. Nuk thuhej si u konfirmuan. Pra shorti nuk ishte i domosdoshëm. Pastaj vijmë tek letra e Marku: E ndjej si përgjegjësi kushtetuese por edhe si detyrim qytetar, t’ju garantoj, se përsa kohë do të jem në detyrën që më ka ngarkuar parlamenti shqiptar, sovrani im dhe i juaji, të dashur qytetarë të vendit tim, unë  jam e vendosur për të zbatuar pa hezitimin më të vogël Kushtetutën, ligjet në fuqi dhe Kodin e Etikës së Prokurorit dhe nuk mund të rri duarkryq kur prokurorët e shtetit refuzojnë të ushtrojnë funksionet e tyre kushtetuese dhe ligjore. Parlamenti sovran? Sovrani jemi ne. Kur bëhen gafa të tilla, imagjino.

Beqiri: Nuk e njoh si çështje, por ka një problem. Të shpjegohet mirë koncepti i prokurorëve. Por pavarësi nuk do të thotë pavarësi nga ligji. Ti ke një prokuror të Përgjithshëm. Prokurori nuk mund të thotë: Pse unë?

Hoxha: Dosja e kishte një prokuror, njëri ishte Hajdarmataj. Elisabeta Ymeraj, u caktua në Tiranë. Donika Prela thërret prokurorët në mbledhje dhe thotë që unë do të jem prokurorë dhe duhet edhe një të jemi katër. Ajo mund të kërkojë gjithçka por të bazohet në ligje.

Rusta: Kjo dosje ka pasur short. Kjo nuk është një shah-mat. Kjo është lojë ‘Dam’. Kjo situatë ka nisur që kur mbërriti dosja e Tahirit. Mënyra se si është lëvizur ai nuk është pranuar.

Çollaku: Prokurorja ka kapërcuar disa herë tagrin e saj. Kompetencat e saj nuk janë të një të përhershmi. Është krijuar një anarki e çuditshme. Sherri nuk është shpikur nga ata. Nuk janë prokurorë fillestar asnjëri. A mund të kërkojnë këta edhe një muaj, dy muaj kohë për ta rishikuar çëshjten? Por pas dy muajsh na mbarojnë afatet. Dhe ata dalin jashtë burgut. Nuk janë çështje të shkëputura. Marku hoqi Besim Hajdarmatajn. Veprime të bëra në ditën me diell. Si mund të shkojë një grup policor në Prokurori? Përse duhet? E gjitha kjo është për të luajtur me proceduarat.

Rusta: Hajdarmataj ka kërkuar që të jetë sot në Tiranë që të dorëzojë dosjen. Për momentin ‘rebelët’ nuk kanë lëvizur nga Tirana. Pse nuk merret masë për Nakuçin?

Hoxha: Kemi të drejtë të dyshojmë për këtë situatë. Përse krerët e prokurorisë kujtohen në datën 7 shtator? Çfarë po gatuhej? Përse nisi kaq vonë autorizimi për Hajdarmatajn? Kolegët kanë thënë që Besimi nuk e ka kundërshtuar asnjëherë dosjen. Prokurorët nuk janë çirakë, janë të pavarur.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:36
‘Repolitix’, parashikimi i gazetarit Rusta: 10 prokurorët 'rebelë' do të shkarkohen nga Vettingu

I ftuar në emisionin ‘Repolitix’, gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, është shprehur se sipas tij, të dhjetë prokurorët që janë proceduar penalisht nga Arta Marku do të shkarkohen nga Vettingu.

Sipas tij, një procedim i tillë ndikon shumë në figurën e tyre, deri në ‘djegien’ nga Vettingu.

Ndërsa kolegia, Anila Hoxha është shprehur se në atë mbledhje kanë qënë plot 17 prokurorë duke shtruar pyetjen se përse 7 të tjerë nuk janë ndëshkuar.

Biseda në studio:

Hoxha: Të gjithë kanë folur. Ata këmbëngulin se e gjithë kjo është një shkelje. Prokurorët ‘rebelë’ nuk do mjaftohen vetëm me deklaratën. Ligji i jep mundësitë që të vazhdojnë betejën në Gjykatën Administrative. Në mbledhje kanë qënë 17 prokurorë. Edhe ata të 7 janë larguar. Pse nuk u ndëshkuan? Sepse edhe ata e refuzuan shortin. Pse nuk u ndëshkuan ata?

Rusta: Prokurorët nuk do ta lënë me kaq. Prokurorët thonë që na kanë vënë në procedim disiplinor. Unë them që të dhjetë ata i ke të shkarkuar nga Vettingu nesër pasnesër sepse ndikon ai procedim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen