Prokurorja e Beratit Eloida Goxhi në sitën e vettingut

Prokurorja e Beratit Eloida Goxhi në sitën e vettingut

Eloida Goxhi ne seancë dëgjimore

Eloida Goxhi, Drejtuesja e prokurorisë së Beratit doli ketë të martë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi ditën e sotme seancën dëgjimore, në ish-Pallatin e Kongreseve ku prokurorja e Beratit Eloida Goxhi ishte përballë trupës gjykuese të përbërë nga Xhensila Pine, Brunilda Bekteshi, Suela Zhegu.

Mbi bazën e analizës së hetimit  nga KPK prokurorja Goxhi,vlerësohet në tre kriteret bazë të vlerësimit të prokurorëve, atë të ligjshmërisë e pasurisë saj, si dhe verifikimin etik e profesional të saj.

Eloida Goxhi, në vitin 2010 ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës dhe e ka nisur fillimisht detyrën e saj në Prokurorinë e Durrësit, ndërsa në vitin 2010 ajo është emëruar në Prokurorinë e Beratit, ku aktualisht mban akoma pozicionin si drejtuese e prokurorisë në këtë qytet.

Vettingu per Goxhajn është bërë në të tre kriteret e vlerësimit, pasuri integritet moral e profesional.

Mbi bazën e raportit të ILDKPI-së rezulton se prokurorja Goxhi nuk ka fshehur pasurinë, duke bërë deklarim të saktë burimeve finaciare në formularin e vetëdeklarimit. Nga vlerësimi hetimor bëhet e ditur se Goxhi ka investuar bono thesari me vlere 1.2 ml leke në një bankë të nivelit të dytë. Po ashtu edhe në një tjetër  banke me vlerë 1 ml lekë.

Prokurorja ka patur të ardhura per pasurine ne likujditete prej 2.7 mil leke investime ne bono dhe llogari rroge.

Pas hetimit të thelluar Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konstatuar likuiditete në bono thesari në një vlerë prej 2. 2 milione lekë si edhe llogari rroge.  Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, është deklaruar se nga raporti DSIK subjekti Eloida  Goxhi është e përshtatshme për të vazhduar detyrën., pasi  rezulton e pastër edhe nga ana profesionale.

Në fund të seancës Goxhi ka thënë se është dakort me rezultatet e hetimit, ndërsa ka kërkuar konfirmimin e saj në detyrë  . Ndërkohë  nuk ka dhënë shpjegime për 3 denoncimet të bëra më hertë, ku Goxhaj akuzohet për zvarritje çështjesh dhe per moskryerje hetimesh. Pas seancës së ditës së sotme pritet që vendimi për sublektin e vlerësimi Eloida Goxhaj, të jepet më datë më datë 20 dhjetor ora 09.00.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Filmi italian që mundi 'Barbie'

Filmi italian që mundi 'Barbie'