Agjencia Kombëtare e Pronave, pronarët shprehen kundër projektit

Agjencia Kombëtare e Pronave, pronarët shprehen kundër projektit

Foto ilustruese

Shoqata e pronarëve “Pronësi me Drejtësi” ka pritur me nota kritike lajmërimin e kryeministrit Edi Rama se në shtator do të krijohet Agjencia Kombëtare e Pronës, ku të përfshihen ajo aktuale, ALUIZNI dhe Hipotekat. Kreu i shoqatës “Pronësi me Drejtësi”, Myrshit Vorpsi, ka deklaruar se shkrirja e disa institucioneve dhe bashkimi në një vetëm i jep dorë qeverisë që pronat t’ia japë kujt të dojë, pa kompensuar pronarët e vërtetë. Sipas Vorpsit, ngitja e kësaj agjencie është një prapavijë e qartë, e cila ndihmon qeverinë të kontrollojë të gjitha vendimet përmes një praktike më të lehtë dhe që bie në kundërshtim edhe me praktikat europiane.

“Ngitja e një Agjencie të vetme për pronën, për mendimin tim, është gabim. Mendoj se ka një prapavijë të qartë për kontrollin e vendimeve dhe vendimmarjen më të lehtë nga ana e qeverisë, për t’ia dhënë pronën kujt të dojë. Por nga ana tjetër, ngritja e një agjencie të tillë, bie në kundërshtim edhe me strategjinë e pronës, që është hartuar nga Bashkimi Europian dhe që pak ditë më parë e lançoi edhe ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin. Ajo kërkoi mbylljen e ALUIZNI-t, pasi BE vlerëson se prona duhet t’i kthehet pronarit, jo t’i zaptohet” thotë Vorpsi për portalin Ekonomix. Sipas tij, edhe raporti më i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit, për herë të parë, ka trajtuar çështjen e pronës, ku kërkon një ligj tjetër për pronën. “Njerëz të paskrupullt, thuhet në raport, manipulojnë sistemin e korruptuar të gjykatave për të marrë titullin e pronësisë për toka që nuk janë të tyret; ndërkohë, agjencia e ngarkuar me prishjen e ndërtesave të ngritura në mënyrë të paligjshme shpesh vepron pa konsultime të plota dhe nuk ndjek procedurat”.

Dhe më tej, raporti i DASH vinte në dukje se fatura e vendimeve, që Gjykata europiane e Strasburgut ka dhënë kundër Shqipërisë për çështjen e shkeljeve të të drejtave të pronave ka arritur në 50 milionë dollarë.

Procesi

Kthimi dhe kompesimi i pronave në Shqipëri ka filluar që në vitin 1993. Por, sipas Departamentit të Shtetit, ky proces ka qenë i ngadaltë dhe është minuar nga korrupsioni, duke i detyruar shumë pronarë t’i drejtohen Gjykatës së Strasburgut. Fatura nga gjyqet e pronave është cilësuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar si një nga dy risqet më të mëdha për financat e shtetit, bashkë me koncesionet. Kjo çështje u rikthye në vëmendjen e publikut një vit më parë, kur Gjykata e Strasburgut i dha të drejtë pronarëve të pallatit të ndërtuar në Vlorë nga familjarë të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke e dënuar Shqipërinë me 11 milionë euro. Aktualisht, në Gjykatën e Strasburgut janë edhe 400 padi të tjera pezull të pronarëve kundër qeverisë shqiptare, të cilat presin për një vendim nëse do të shqyrtohen apo jo.

Legalizimet

Sipas Vorpsit, pronarët sot po përballen edhe me mosdhënien e kompensimit financiar nga shteti, për efekt të procesit të legalizimeve. “Që nga viti 2008, kur doli vendimi, pronarët vijojnë të kenë probleme sa i përket shpronësimit financiar për efekt të legalizimeve. Vendimi doli për të dhënë paratë e pronarëve, por atyre deri tani u jepet deri në 70% të vlerës, duke bërë që shteti të krijojë një gropë financiare edhe me ta”.

Reforma

Qeveri njofton nisjen e një reforme të re në shtator në fushën e pronave. Në funksion të këtij qëllimi do të bëhet edhe bashkimi i institucioneve të pronës në një të vetme, që do të jetë Agjencia Kombëtare e Pronës. Reforma parashikon edhe marrjen e titullit të pronësisë përmes një programi të specifikuar digital. Lajmin e ka bërë të ditur kreu i qeverisë, Edi Rama gjatë një takimi me koordinatorët e bashkëqeverisjes në sallën e Hartave në kryeministri.

Me krijimin e institucionit të ri do të ketë dhe strukturë apeli, në mënyrë që qytetarët të mos jenë të detyruar të shkojnë në gjykatë, por të apelojnë brenda institucionit.

Dy vite më parë, qeveria miratoi një ligj të ri, i cili parashikon kompensimin financiar apo në natyrë të pronarëve për një afat 10-vjeçar, sipas një formule të re, që është kontestuar jo pak nga pronarët. Sipas qeverisë, hyrja në fuqi e ligjit të ri për kthimin dhe kompesimin e pronave ul rreziqet që mund të vinin nga vendimet e Strasburgut. Kjo, pasi edhe nëse do të ketë çështje të reja kundër Shqipërisë, vendimet për kompesimin e pronave do të bazohen në formulën e ligjit të ri. Por Strasburgu ende nuk është shprehur lidhur me përdorimin apo jo të formulës së deritanishme në marrjen e vendimeve lidhur me Shqipërinë në këtë fushë. Aktualisht, vendime për çështje të pronave janë bllokuar prej gati dy vjetësh, por Gjykata Evropiane ende nuk është shprehur se do të pranojë formulën e vendosur me ligjin e ri shqiptar, sipas të cilit kompensimi financiar llogaritet mbi bazën e kategorisë së tokës në momentin e konfiskimit nga shteti komunist dhe jo të kategorisë aktuale të saj. Kështu, një truall brenda vijës së verdhë të qyteteve sot do të shpërblehej si tokë bujqësore apo kullotë, me çmim qindra herë më të ulët.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 04/08/2018 12:03

    NUK KA DHE NUK DUHET TË KETË PRONARË! Pronari i vërtetë i pronave është R E P U B L I K A! Ajo që duket si “pronë apo ndokush si pronar” , duhet parë në kontekstin e administrimit. Njerëzit mund të administrojnë pronat e Republikës, tokat e saj dhe të nxjerrin fitime, PO! Por JO pronarë!

    Përgjigju
    • Niko: 06/08/2018 09:58

      Sic ke pseudonimin qenke dhe vete

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

3 orë debate, PS braktis Komisionin Hetimor të Shëndetësisë! Vokshi: Po pengojnë hetimin

3 orë debate, PS braktis Komisionin Hetimor të Shëndetësisë! Vokshi: Po pengojnë hetimin