Propozimi i ri për ndihmat e imigrantëve, çfarë iu mohon SHBA

Propozimi i ri për ndihmat e imigrantëve, çfarë iu mohon SHBA

Foto ilustruese

Departamenti i Sigurisë Kombëtare ka bërë të njohur një propozim për personat që hyjnë dhe synojnë të qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara: që ata të mos kenë përfitime publike, siç janë programet e ndihmave për ushqime, ilaçe me recetën e mjekut, ose strehim.

Ky propozim u bë i njohur përmes një deklarate të publikuar në internet të Sekretares së Sigurisë Kombëtare, Kirstjen Nielsen, në pritje të komenteve të publikut, në mënyrë që rregulli i propozuar të jetë transparent.

"Rregulli i propozuar do të zbatojë një ligj të miratuar nga Kongresi, që synon promovimin e pavarësisë dhe vetëbesimit të imigrantëve, si dhe dhe ruajtjen e disa burimeve, në mënyrë që imigrantët të mos bëhen barrë për taksapaguesit amerikanë”- thuhet në deklaratë.

Në deklaratë thuhet se Departamenti i Sigurisë Kombëtare do të shqyrtojë “përfitimet e tanishme dhe ato në të shkuarën mbi një prag të caktuar, si një faktor tepër negativ” për personat që i marrin këto ndihma.

Në përfitimet publike hyjnë ndihmat shtetërore, ose federale, si kupona për blerjen e ushqimeve, disa lloje të sigurimeve shëndetësore, qëndrimi në institucione të caktuara për një periudhë të gjatë kohe me shpenzimet e qeverisë dhe ndihmat për strehimin.

Ky propozim do të publikohet zyrtarisht në Regjistrin Federal në javët e ardhshme dhe publikut do t’i lihen 60 ditë për të shprehur komentete e tyre me internet, ose me email.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Talis’, në pyetësor mbi 4000 arsimtarëve! Mësuesja për Report Tv: Absurd, asnjë lidhje me sistemin tonë! Ministria: Na ndihmon për politikat

‘Talis’, në pyetësor mbi 4000 arsimtarëve! Mësuesja për Report Tv: Absurd, asnjë lidhje me sistemin tonë! Ministria: Na ndihmon për politikat