Protesta bashkon ekstremistët/ Sali Lushaj dhe përkrahësi i Sheshel mes dhunuesve në Kalimash

Sali Lushaj, ish-truproja i Sali Berishës, njeriu që qëllonte me kallashnikov në vitin 1997 për të mbrojtur presidentin e atëhershëm të Shqipërisë, dhe njeriu që u ngjit mbi tank në vitin 1998, në grushtin e shtetit ndaj qeverisë "Nano" dhe Nexhat Behluli, një kombas shqiptar por që jeton në Serbi, i cili ka pozuar krenar përkrah ekstremistit serb Vojsllav Sheshel, nxitës i fuqishëm i Sllobodan Millosheviçit dhe i masakrave ndaj shqiptarëve në Kosovë, kanë qenë sot mes të pranishmëve në protestën ku u dogjën pikat e vjeljes së taksave në tunelin e Kalimashit në Kukës.

Sali Lushaj mes protestuesve në Kalimash

Përveç Sali Lushajt, foto e të cilit mori dhënë, si një ndër të pranishmit në protestë, Report Tv mëson se gjithashtu ndër të pranishmëve dhe organizatorëve të protëstës kanë qenë aty edhe dy persona të dyshimtë, të cilët kohën më të madhe të tyre e kalojnë në Beograd.

Nexhat Behluli “biznismen kontrovers” nga Bujanovci, sot postonte vetë me krenari në rrjetin e tij social Facebook, shkatërrimin e pronës publike shqiptare.

Behluli, siç shihet edhe ne foto, njihet si person i afërt i nacionalistit serb, Vojsllav Sheshel.

Nexhat Behluli, i pranishëm sot në Kalimash dhe foto e tij, ku ai pozon krenar me ekstremisitn serb Vojsllav Sheshel

Vetë Behluli ka publikuar nga protesta foto, ku ai vetëshpallet si një ndër organizatorët dhe pretendon se protesta e dhunshme shkoi me sukses.

Pas kësaj, Behluli shihet duke drekuar me dy persona të tjerë pas asaj që ai e konsideron “tërhqeje taktike pas tollovisë”.

Fotot ku Behluli vetëshpallet si organizator i protestës dhe vetëkënaqja e tij për rezultatet e saj

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • selvia: 31/03/2018 23:23

    Deri sa te gjithe e dine qe jane kriminel perse jane lene te lire

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 31/03/2018 22:59

    Na mbyti malokeria shpellaret. A Sali haleja e bere kete vend hale o te pshurrshsin qente e rruges.

    Përgjigju
    • Loran shehu: 01/04/2018 10:24

      O beno ty tka myt dembelliku jot asgje tjeter dil e boj no nje pun dhe kuptoi pak kto skenar te shikut te rames se jan pak me te thella dhe sa per Saliun ti merrni te keqen ati burri shteti

    • Qafprushi: 01/04/2018 06:17

      O tava e ploncit (Ben plonci) cfare ke që ofendon veriun, shko pi një gotë ujë Lane e ha kukurec e plaonc të zier se atë punë ben.

  • Besford këlluf gjoleka: 31/03/2018 22:56

    O toç kuklle po ky nexhat beluli kriminel ordiner i shitur te sërbi po ky a ka pun me salhe kriminelin ?

    Përgjigju
  • Tahipi: 31/03/2018 18:48

    O toç kuklle po çpun ka Sala , Sala e ndertoj rrugen kurse ky Vesh gjati Edvin Po e mbyll !

    Përgjigju
  • Delinquenti: 31/03/2018 18:40

    A te shkrete njerëz si i përdorin dhe asnjë nuk mendon se të gjitha që bëjnë janë në dëm të tyre dhe të gjithë popullit qe paguan taksa

    Përgjigju
  • Besford këlluf gjoleka: 31/03/2018 17:51

    I dashur pkpull shikoni se kush e mbështet sali kriminelin e mbështesin ca kriminel ordiner si injoranti hajdut kriminel sali lushaj maloku . Mjer Shqipria .

    Përgjigju
    • BANG BANG: 01/04/2018 15:01

      Anonim si mi qenke.Ashtu do e besh jeten si miu vrimave Besford.Miush Rilindje , nxirre fytyren .

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale