Protesta, Bido: Kasta universitare duhet shporrur, studentët kanë të drejtë

Drejtori i  Arkivës së Shtetit, Ardit Bido i konsideroi plotësisht të drejta kërkesat e ngritura  nga studentët të cilët kanë zhvilluar përgjatë gjithë këtyre ditëve protesta para Ministrisë së Arsimit,duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre në tetë pika, për përgjysmimin e tarifave studimore dhe përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies në univerisitete.

Teksa analizoi situatën dhe gjithë dinamikën e krijuar këto ditë në lidhje vendosmërinë e studentëve për të refuzuar çdo negociatë apo dialog pa u plotësuar më parë kërkesat e artikuluara qartë prej  tyre, pedagogu Ardit Bido u shpreh në studion e Report Tv se ajo nuk  në thelb qëllimi e protestës së studentëve është kundërshtimi i klikës së kastave të korruptura që veprojnë brenda univeristeteve.  Sipas tij, janë këto kasta që ndër vite e kanë shkatërruar sistemin arsimor duke e kthyer atë në një sistem të kalbur dhe për këtë arsye protesta e studentëve duhet parë si një moment i artë reflektimi, për tu futur konkretisht në problemet që ka sistemin ynë arsimor.

Studentë janë në te drejtën e zotit  të protëstojnë dhe është një ndër protesta më shpresëdhëne që kemi pasur gjatë gjithë këtyre viteve sepse është një protestë jo kundër njëri apo kundër tjetrit, po se pasi ata janë kundër klikës së kastave dhe  kundër shkatërrimit për atë që ndodh çdo ditë në univeristete. Ajo cfarë ndodh me protestën e studentëve është pikërisht kjo.  Fakti që është tentuar të manipulohet kjo lloj proteste në 700 forma të ndryshme, i ka bërë  studentët shumë brixhidë në qëndrimin e tyre bërë atë që të kërkojnë, duke konkretizuar në vetëm  tetë kërkesa çdo gjë gjë që ata e shohin si problem sistemik të univeristeteve. Frika e tyre nuk është e kotë. Duke pasur frikën e politizimit partiak të kërkesës,  frika ndaj një sistemi të kalbëzuar.  Ai i cili është problemi thelbësor qëndron në faktin  se është momenti që duhet vënë thika në palcë. Prandaj është një moment i artë, që duhet shfrytëzuar, ky është moment që të futemi drejtpërsëdrejti  tek problemet kryesore të universiteve. 

Ardit Bido , pedagog

Sot studentët kanë hyrë në ditën e shtatë të protestës së tyre dhe pas refuzimit të vazhdueshëm për t'u ulur në tryezën e përbashkët, kryeministri Edi Rama në një dialog virtual,në facebook  që vazhdoi për rreth dy orë u përpoq të hapë një kanal komunikimi me studentët protestues duke shtruar para tyre, një plan me disa propozime konkrete rreth plotësimit të kërkesave të tyre. (Lexo këtu)

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Shembja e urës në Baltimora, gjenden dy trupa të pajetë

Shembja e urës në Baltimora, gjenden dy trupa të pajetë