Djegin koshat e mbeturinave, militantët e PD-së bllokojnë për 15 minuta rrugën Durrës-Shijak

DURRËS- Banorët e zonës së Xhafzotaj të mbështetur nga Partia Demokratike kanë bllokuar për 15 minuta rrugën Durrës-Shijak në shenjë proteste për amortizimin e aksit rrugor dhe për çmimin e naftës.

Gjatë protestës së tyre, ata kanë bllokuar rrugën me kazanë plehrash duke i vënë më pas flakën. Ata shprehen se protesta e tyre synon sensibilizimin e pushtetit vendor për riparimin e segmentit. Pas ndërhyrjes së policisë, rruga u hap duke bërë të mundur edhe qarkullimin e mjeteve.

Prej shtatë ditësh tashmë, Partia Demokratike organizon protesta në rrethe. Protesta janë zhvilluar në qytetin e Durrësit, Beratit, Shkodrës, Korçës, Lezhës, Kavajës, Kurbinit, Vlorës dhe në Rrogozhinë. 

Banorët e këtyre qyteteve, të mbështetur nga PD protestojnë kundër çmimit të lartë të karburanteve, mungesës së tregut për fermerët dhe në mbështetje të studentëve në Tiranë. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lola: 16/12/2018 15:49

    KESHTU DO VI NE PUSHTET PD DUKE DJEGUR E SHKATERUAR, O DERRA PO KAZANET E PLERAVE CFAR FAJI KANE ATY JANE PLERAT E JUAJA O PLERA.

    Përgjigju
  • Zyberi: 16/12/2018 13:05

    RAMA PASKA GENJYER NE MENDUAM SE PROTESTUESIT ISHIN NJE GRUSHT NJEREZISH QE MBAJNE PENG STUDENTET PO KETU QEKA NGRITUR GJITHE POPULLI

    Përgjigju
  • Fredi: 16/12/2018 11:42

    Bajgave nuk ua kanë fajin koshat se janë mësuar që plerat ti hedhin nga ballkonet, por koka dhe mendja e tyre plerë, që janë kosha plerash. Vetëm po të jesh plerë djeg kosha!

    Përgjigju
  • Lymi Tutit: 16/12/2018 11:34

    Kushdo ka te drejten e protestes.....edhe per rrugen e demtuar dhe qe i bejne ato banore te "vuajne"....Nuk arrij te kuptoj dot,cfare "barbarie" tregojne keto banore,me djegjen e kazanave te plehrave !!!??? Po pse kjo eshte protesta ? Imagjinoni ku eshte niveli e drejtuesve te protestes / strukturave te PD-se...Turp !! Lymi Tutit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale