Protesta e banorëve të Unazës së re, flasin qytetarët: Ka shumë trafik, zgjerimi i rrugës domosdoshmëri

Teksa banorët e objekteve private që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe  protestojnë, qytetarët e kësaj zone shprehen se zgjerimi i rrugës është i domosdoshëm, pasi është e vetmja mënyrë për shmangien e trafikut. Në cdo orë të ditës banorët e zonës së Unazës së Re, Yzberishit, Kombinatit, por edhe atyre që hyjnë në Tiranë duhet të përballen me një trafik të rënduar që shkon edhe në një orë pritje. E për shmangien e kësaj situate gangrene, banorët kërkojnë që infrastruktura të rregullohet.

"Të zgjerohet sa më parë", shprehet një banor. Ndërsa një tjetër thotë se "nëse bëhet për të mirën tonë, përse të mos zgjerohet." "Ka shumë trafik, zgjerimi i rrugës do e lehtësoj trafikun", shprehet një i tretë. 

Në këtë zonë të re të kryeqytetit llogariten se banojne mbi 80 mijë persona që të vetmen mundësi kalimi kanë Unazën e Re. Por kjo rrugë është edhe një nyje lidhëse për të gjithë qytetarët që vijnë në Tiranë autostrada Tiranë- Durrës. Sa i përket banorëve që protestojnë, qytetarët shprehen se edhe për ta duhet dhënë zgjidhje për strehim apo kompensim nga shteti.

"Rruga si të mos zgjerohet, ka nevojë populli, pavarësisht dëmtimeve që do ketë shteti do i shpërblejë banorët, nuk është e lehtë por do kalojë", shprehet një tjetër qytetar. 

Nga projekti për zgjerimin e Unazës së Madhe parashikohet që të prishen 317 objekte, 163 prej të cilëve janë pa leje, ndërsa 123 të tjera janë me certifikatë pronësie . 

Prej orës 17:00 deri rreth orës 18:00 Unaza e Re u bllokua, ndërsa banorët dogjën goma në shenjë proteste kundër vendimit të ndërtimit të Unazës së Re. Ata lëshuan thirrje kundër qeverisë dhe bashkisë, ndërsa paralajmëruan se protesta do të vijojë me përshkallëzim deri në tërheqjen e projektit që prish banesat e tyre.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • maloku nga laberia: 15/11/2018 08:38

    o ju banore te nderuar dhe hallexhinj mua me vjen shunme keq per ndertesat qe do te prishen por kur ato jane ndeertuar pa leje dhe jo ne token tende ti kishe marre parasush edhe kostot dhe nuk kane pse banoret e kesaj zone te vuajne dhe te paguajme taksa per ju , ai qwe ju dha te drejten e ndertimit tju jape tani dhe te drejten e kompesimit per ato ndertime. toka ne te cilen keni ndertuar ju nuk eshte e juaja kush jua la ne trashegimi kete toke juve.Mesohuni te silleni si qytetare dhe te zbatoni ligjet ne nje shtet ligjor.

    Përgjigju
  • memento mori: 15/11/2018 06:37

    te nderuar, pasi te shqetsoheni per trafikun dhe zgjerimin e trafikut, duhet te kininpak miresine e te mos kini tangerllik sikur lindur mbi makina. une dhe shum te there nuk kemi votuar qe te ngelin pa shpi shqiptaret kudo ku kane. zoti erjon veliaj duhet me perpara te bente studimi se cfare impakti minimal do ndodh tek keta qytetare e jo shpellare. e me pas shperblim ne lek ose me mire ndertik apartamentesh e dhurim falas per to. ky plan qe po zbatonet nuk eshte ndonje plan qe po e shpik Veliaj, eshte qe nga koha kur ketu ishte shqiperia e pushtuar nga Italia. por nese partia socialiste me ne krye shokun edi rama do e coj deri ne fund kete projekt pa deshperblyer banoret perkates, duhet te nderroj emrin e kesaj partie, sepse nuk eshte parti popullore por parti naziste/. ta provojne mbi kurriz ata qytetar te tjere tu prishet shpia dhe pastaj te na flasin per zhvillimin e Tiranes.

    Përgjigju
  • xreport: 14/11/2018 21:32

    kur fillo prishja?!?! pse zgjat

    Përgjigju
  • juri: 14/11/2018 20:30

    filluat me kunder mitingjet ju

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët