Thyerja e derës së shkollës në Elbasan, reagon PD: Forca speciale kundër fëmijëve

Thyerja e derës së shkollës në Elbasan, reagon PD: Forca speciale kundër  fëmijëve

Luçiano Boçi

ELBASAN-Deputeti i PD, Luçiano Boçi e cilëson si të paprecedent ndërhyrjen e policisë në ambientet e shkollës fillore në Mengël. Ai mbështet nxënësit që kundërshtojnë largimin nga shkolla për t’u zhvendosur në një tjetër, shumë më larg banimeve të tyre.

Demokrati shprehet se krimi në Elbasan bën kërdinë dhe askund dhe nuk ndeshet me forcat speciale, pasi shton ai ’armiku i tyre janë nxënësit’. Prej 17 shtatorit nxënësit e shkollës në Mengël dhe prindërit e tyre vijojnë që të protestojnë duke kundërshtuar largimin nga shkolla.

Sot ata u mblodhën në oborrin e shkollës, ndërsa janë futur me dhunë në ambientet e saj duke thyer derën. Pas marrjes së informacionit se po dëmtohet shkolla, forcat e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre nga shkolla.

Shkak për rifillimin e protestës ka qenë mosmbajtja e premtimit nga ana e bashkisë e cituar edhe nga drejtoresha e kësaj shkolle, ku thuhej se punimet për rikonstruksionin e shkollës do të fillonin këtë të hënë.

FORCA SPECIALE KUNDËR

FĒMIJËVE!!!

...ka ndodhur në Elbasan!

Në shkollën në Mengël ku nxënësit kanë dy javë që protestojnë, sepse i kanë shkulur me zor nga shkolla për t’i degdisur km larg.

Sot ata kanë hyrë në shkollën e tyre, por janë ndeshur me dhunën e forcave policore dhe forcave speciale të armatosur deri në dhëmbë.

Shumë e fortë kjo policia jonë.

Armiku i tyre janë nxënësit nga klasa e parë deri në të IX-tën, prindërit dhe komuniteti atje.

Fjala TURP nuk mjafton!

Ky pushtet po jeton ditët e marrisë së madhe të tij si shenja të fundit të pashmangshëm.

Ndërsa krimi në Elbasan bën kërdinë askund nuk ndeshet me forcat speciale. Krimi as nuk ndalohet e as nuk arrestohet.

Përkundër nderohet!

Kjo është Shqipëria e sotme.

Dhunë e pushtetit dhe atyre të veshur me pushtet mbi të pambrojturit, mbi fëmijët, mbi Xhisielat e të pamundurit.

Dhunuesit meritojnë të shpagohen!

 

Deklarata e Luciano Bocit

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse zgjedhjet mbahen sot, PS parti e parë me 34.8%, rriten votat për partitë e vogla! ‘Aktiviteti’ i Metës lë PL-në forcë të katërt

Sondazhi i Report Tv/ Nëse zgjedhjet mbahen sot, PS parti e parë me 34.8%, rriten votat për partitë e vogla! ‘Aktiviteti’ i Metës lë PL-në forcë të katërt