Protesta e PD/Çupi: Më e madhja në 27 vite për një qeveri antikrim

E ftuar në studion e Report Tv ishte deputetja Dhurata Çupi, e cila ka folur rreth protestës së Partisë Demokratike të 26 majit.

Lidhur me përgjimet e reja që deputeti i PD Edmond Spaho ka thënë që do të dalin, Çupi tha që nuk kishte dijeni por si parti Demokratike jemi krah popullit dhe si një shtet demokratik duhet që ministri i Brendshëm Xhafaj duhet të japë dorëheqjen. Çupi është shprehur se protesta është më e madhja që është organizuar në 27 vite demokratike në Shqipëri dhe që priten ndryshime të mëdha.

PD do të udhëheqë protestën e 26 majit, dhe kjo ishte tema kryesore e mbledhjes së sotme.

Në fletëpalosje janë të dhëna konkrete si një komunikim të drejtëpërdejtë me qytetarët, janë shpërndarë nga vetë deputetët për të pasur edhe një kontakt të afërt me qytetarët.

Arsyeja pse Olsi Rama është në listën e fletëpalosjeve të protestës është e thjeshtë, ai vjen nga SHBA, të gjithë Shqiptrët e kanë ditë festë ndërsa ai kthehet nga Amerika për një punë modeste.

Nuk është krim, por PD ka artikuluar qartë krimin me qeverinë, problematika të deputetëve që kanë lënë mandatin, zyrtarë të lartë që janë larguar falë insistimit të Bashës.

Deri më tani kanë dalë të gjitha akuzat e Partisë Demokratike. Çdo provë dhe fakt përpallë qytetarëve ka dalë i vërtetë.

Edmond Spaho ka thënë që do të dalin përgjime të reja për drogën, do jua bëjmë me dije të gjithëve, nuk kemi asgjë të fshehtë. Nga sondazhet e medieve pranë qeverisë, rreth 80% e të pyeturëve kanë thënë që do të dalin në protestë pasi edhe vete socialistët janë të pakënaqur nga kjo qeverisje. Shqipërisë i duhet një qeveri antimafia.

Videot do të jenë në valën e denoncimeve të bujshme.
Komunikoj me qytetarët, ato janë pafund të gatshëm për të marrë pjesë në protestë, ka socialistë që ju kanë dhënë votën, qytetarë të thjeshtë dhe mijra demokratë që janë të lodhur nga qeverisja, pasi ka degraduar dhe është në nivelet më të ulëta të besueshmërisë.

Media është e ftuar të jetë në protestë, pasi janë në sulm të vazhdueshëm ndaj qeverisë së krimit.

Çfarë ndodh pasi të mbarojë protesta?

Numri i madh i qyetarëve do të thotë që kjo qeveri nuk është legjitime, nuk duhet të qëndrojë më në pushtet. Nuk ka kaluar asnjë vit, kemi raporte nga OSBE-odhir që 20 % e votave është e kompromentuar.

Gjatë vizitës së kryeministrit në Gjirokastër nuk u mbajt mend asgjë tjëtër përveç batutave me qytetarët, të gjithë kishin nga një hall, donin të flisnin.

Asnjë investim, aq më tepër që qeveria ka bërë edhe një ndarje të investimeve, një ndarje si me thikë, në Dibër ku jam deputete nuk ka asnjë investim, zero interes. Imagjimo çfarë do të behej nese kryeministri do të vizitonte veriun.

Presim që qeveria të marrë masa, masa ndaj një qeveria anti krim. Shqipëria njihet si vendi ku trafikohet droga.

Xhafaj duhet të ishte larguar, në një vend demokratik largimi i ministrit duhet të kishte ndodhur.

Pritet të jetë protesta më e madhe që është organizuar ndonjëherë në 27 vite.

Nesër është seanca e rradhës, ne duhet ta pranojmë vendi është në krizë politike, ekonomike, morale dhe nuk duhet të pritet që të ketë normalitet. Qeveria duhet të kishte dhënë llogari më parë.

Dhurata Çupi, deputete e PD

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 23/05/2018 21:13

    Po kjo nga doli? Hahahaha i nxjerr Basha me grafik.

    Përgjigju
  • Rrema: 23/05/2018 20:16

    Do shofim sa e nafhe do jete protetsta . Poplli po shef vetem pergjime te rreme dhe po kupton qe Babalja mori oaret nga ju dhe po tallet . Ju rren menja po kupola juj nuk e dhoeton drejtsis , dhe mnet me i arrestu diten qe do jete protesta po perdoret dhune . Pritesta kerkon moral dhe vertetesi qe ju nuk keni asnji . Do tallen shumica shqiptarve me ju . Keni mor fun

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë