Protesta e studentëve/ Dalin mesazhet, Grida Duma: Bllokojini te “Zogu i Zi” të mos shkojnë në emision/ PD: Fake News

Protesta e studentëve/ Dalin mesazhet, Grida Duma: Bllokojini te “Zogu i Zi” të mos shkojnë në emision/ PD: Fake News

Grida Duma

E ndërsa studentët vijojnë që të protestojnë në disa pika në Tiranë, zbulohet komunikimi i dy deputetëve të Partisë Demokratike, Grida Dumës dhe Flamur Nokës në whatsapp. Në një grup të krijuar në whatsapp me emrin  “Koord-protesta”,  “Çdo gjë ok, të mitë janë të gjithë” shkruan njëri nga demokrat, ndërsa Flamur Noka i përgjigjet me “OK”.

Ndërkohë që sipas komunikimeve, Duma jep orientimin “Në vëmendjen tuaj, të keni porosi që të mbahet sa më gjatë 'Zogu i Zi', që të mos shkojë njeri të Top Show”. Ndërsa Flamur Noka përgjigjet ‘OK’. Deputetët e PD kërkojnë që të mbahet sa më gjatë protesta dhe të mos lejohen studentët që të shkojnë te Top Show në Top Channel përballë kryeministrit Rama mbrëmjen e sotme. Pas daljes së mesazheve në media, PD ka reaguar duke e cilësuar fotomontazh dhe fake news.

“Mediave u është shpërndarë nga qeveria një fotomontazh me emrat e disa drejtuesve të PD. Fotomontazhi ka për qëllim të tregojë se në PD është ngritur një grup që koordinon protestën e studentëve. Kjo është një sajesë e propagandës banale të Edi Ramës, i kapur nga paniku për shkak të protestave në të gjithë Shqipërinë. Jemi në dijeni se po ju bëhet presion për ta publikuar, por është në nderin tuaj, të mos bini pre e mashtrimit të trashë qeveritar. Ju keni çdo mundësi të bëni verifikimin tuaj të pavarur për të provuar se ky është fake news” thotë Partia Demokratike.

Mesazhet në whatsapp mes Dumës, Nokës dhe demokratëve

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Billi: 12/12/2018 14:10

    hajde opozite hajde.

    Përgjigju
  • didi: 12/12/2018 12:20

    grida leshi

    Përgjigju
  • Demokrati: 11/12/2018 20:05

    Turp me i madh qe po ben P d me k .rv .t dhe k .rv.r.t e saj .Cdo gje e ben per te ardhur ne pushtet por nuk ja kane per te aritur .

    Përgjigju
  • Beni: 11/12/2018 19:58

    Plaseni Brenda kete putanen e Pd se kjo vetem origji di te bej

    Përgjigju
  • populli: 11/12/2018 19:47

    A e shikoni z studenta qe kjo eshte politike cdo kjo Plehra Girida qe con mesazhe te Tila ceshte ky Saimir Mulgeci a e shikoni se si ju perdorin Turp per juve

    Përgjigju
    • Xha Spiro: 11/12/2018 20:38

      Baxhellat dhe hienat po ndjejne eren e gjakut. Nuk mund ti perdorni studentet si mish per top o kalbesirat e Shqiperise. Studentet duhet te gjejne force te ndahen nga hienat e pushtetit nese duan zgjidhjen e problemeve te tyre. Me respekt, Xha Spiroja

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Deputeti demokrat shkon në Kuvend me çadër plazhi, ironizon Olta Xhaçkën: I ndau shqiptarët në të malit dhe të fushës

FOTOLAJM/ Deputeti demokrat shkon në Kuvend me çadër plazhi, ironizon Olta Xhaçkën: I ndau shqiptarët në të malit dhe të fushës