Kryemadhi-LSI-së: Bashkojuni protestës së studentëve të hënën, ndryshe mallkimi i tyre do bjerë mbi ne

DURRËS- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një takim me strukturat në qytetin e Durrësit.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi nuk ka lënë pa përmendur edhe protestën e studentëve (SHIKO KËTU) ku edhe i ka bërë thirrje anëtarëve të partisë së saj që t’i bashkohen kauzës së tyre.

Bëj thirrje që prezenca të jetë e jashtëzakonshme, nëse nuk do të luftojmë sot mallkimi i shpirtit të tyre do ta na bjerë ne. Ata na dhanë një mësim të mirë për të kuptuar se mbi të gjitha qëndron Shqipëria dhe jo flamuri partiak. Mos heshni, organizohuni të shkojmë dhe t’i japim zgjidhje kërkesave të studentëve. Sot unë ju bëj thirrje që të hënën ju të gjithë t’i bashkoheni studentëve në Tiranë. 

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së

Studentët kanë hyrë ditën e sotme në ditën e 12-të të protestës. Kryeministri Edi Rama ka përsëritur disa herë rëndësinë që ka për realizimin e 8 kërkesave të studentëve, dialogu por studentet deri tani e kanë refuzuar. Dje disa studentët kërkuan që Kuvendi të mblidhej në orën 16:00 për të miratuar kërkesat e tyre. Me kalimin e afatit, studentët kanë ftuar të gjithë qytetarët per sot në një protestë kombëtare, me përjashtim të partive politike.

Fjala e plotë e Kryemadhit në Durrës: 

Ju falënderoj të gjithëve ju, që ju përgjigjët menjëherë kërkesës së strukturës së kryesisë së përgjithshme, sepse këtë takim e kemi jashtë axhendës tonë politike, jashtë asaj axhende tonë politike që ne kemi vendosur bashkërisht për të ecur përpara, përsa i përket përgatitjes të procesit zgjedhor të zgjedhjeve lokale. Duke parë situatën e fundit, në të cilën gjendet sot Shqipëria, të situatës ekonomike, të situatës politike dhe të zhvillimeve në vend dua që sot komunikimi me ju, të mos jetë thjesht një komunikim partiak, por të jetë edhe një komunikim njerëzor. Jo se na ka munguar ndonjëherë njerëzillëku në komunikimet tona, por ndryshe nga herët e tjera komunikimi ynë, ka diçka ndryshe sot. E them këtë duke patur parasysh që besoj të gjithë ju e keni ndjekur protestën studentore, të cilët sot janë në ditën e dhjetë të protestës së tyre, një protestë dinjitoze, një protestë për hir të së vërtetës frymëzuese për këdo, që jo që ndihet i pakënaqur, sepse edhe Edi Rama ndihet i pakënaqur me veten e tij dhe asnjëherë nuk kënaqet për atë çka ka përreth, por për këdo që ndihet i grabitur, i shfrytëzuar dhe i nëpërkëmbur. Përse e them këtë? E them këtë, sepse sot ata vazhdojnë qëndrestarë në protestën e tyre, vazhdojnë të jenë qëndrestarë në kërkesat e tyre, që janë kërkesat më minimale, që janë kërkesa që në një farë mënyre janë të drejtat e tyre dhe që janë detyrimi i qeverisë ndaj tyre. Nuk është detyrim as i Universiteteve dhe nuk është detyrim as i dekanëve dhe as i rektorëve, pavarësisht se forca e tyre për të kundërshtuar një grabitqar që u grabit jo vetëm paratë e universitetit dhe të arsimit, por që u grabit dhe dinjitetin atyre profesorëve, të cilët mbajnë mbi shpatulla gradat e tyre me meritë apo pa meritë, mendoj që është më minimalja që ata mund të bëjnë. Në takimin me strukturën drejtuese të LSI-së së Tiranës, një nga kërkesat tona ishte që, nga sot, madje që nga dje duhet të themi, të gjithë anëtarët e LSI duhet të harrojnë të qenurin anëtarë LSI-je dhe mbi të gjitha duhet të bëhen prindër. Duhet të bëhen prindër në mënyrë të tillë ku secili prej nesh sakrifikon çdo gjë për të ardhmen e fëmijëve. Mendoj që nuk ka ndonjë prind, nënë apo baba, që për hir të stabilitetit politik apo partiak do të shesë të ardhmen e fëmijëve të tij, besoj që nuk ka asnjë gjysh apo asnjë gjyshe që për hir të stabilitetit të tij për një pension minimal, ku ai pension qesharak që ata marrin nuk u vlen as për të paguar ilaçet dhe jo më dritat dhe ujin që rriten çdo ditë e më shumë, nuk ka përse të mos i përkrahi ata. Nuk ka asnjë të ri apo të re që ka motrën apo vëllanë student, dhe nuk i përkrah në të drejtën e tyre. Ka qenë e dhimbshme kur dëgjoja atë studentet e inxhinierisë që thoshte se: “për të blerë një fletë formati për projektin tim, mamaja ime duhet të djersish katër orë në sera për ta paguar atë”. Mendoni për arsyet e tjera, duke përmendur edhe kushtet e mjerueshme në konvikte. Shikojmë pastaj, pas kaq vitesh që nënshkruhet një marrëveshje që është për tjetër gjë, dhe i shitet opinionit publik për tjetër gjë. Dëgjoni studentët që thonë nuk ka negociata. Po normal që nuk ka negociata, normal që nuk ka dialog, sepse ajo është e drejta më minimale që ata kërkojnë. Ata nuk kanë për çfarë të negociojnë më me Edi Ramën, sepse e dinë shumë mirë që Edi Rama çdo negociator e këmben dhe e konverton në para, e këmben dhe e konverton në vend pune, e këmben dhe e konverton në leje ndërtimi apo në ndonjë offshore. Nuk ka negociata, po normal që nuk ka negociata, se si mund të negociojë një i varfër që s’ka ç’humbet më përveçse varfërisë së tij?! Çdo negociatë është marrja e frymës për të, nuk ka si të negociojë ai me ta, kur ai është tallur gjithmonë. Nuk kanë se si të negociojnë ata me të, kur ai kishte në parlament 8 kërkesat e studentëve dhe as nuk mori mundimin që ti shqyrtonte, jo më ti aprovonte.

Kështu që negociatat me Edi Ramwn, janë negociata që nuk kanë të ardhme për studentët. Çdo negociatë me Edi Ramën është shitje e kauzës dhe mbi të gjitha është dhunim apo dorëzim pa kushte përballë monstrës grabitqare.

Si erdhi kjo lëvizje? Se të gjithë duam ta dimë se si erdhi. Shumë thjeshtë erdhi lëvizja. Erdhi si rezultat i gjendjes ekonomike të familjeve shqiptare. Erdhi si rezultat i mbylljes së vendeve të punës, erdhi si rezultat i rrënimit ekonomik, erdhi si rezultat i përqendrimit në pesë duar të ekonomisë së vendit. Sot ne nuk kemi ekonomi shqiptare. Sot ne kemi një mutacion të ekonomisë, por jam e bindur se Edi Rama nuk e kupton dot këtë fjalën, sepse nuk di, se është shkollëpak. Mutacion ekonomik do të thotë ta deformosh atë. Nga një ekonomi që duhet ta shpërndash te të gjithë njerëzit që kanë mundësi zhvillimi, kanë mundësi rritje, kanë mundësi begatimi, ai e ka përqendruar në pesë duar. Ka krijuar një polarizim jashtëzakonisht të madh, 5-6 veta të pasur dhe qindra e mijëra të varfër. Ka krijuar një hendek moskomunikimi midis shumicës së popullit dhe midis kokës së qeverisë. Një kokë qeverie, e cila jo vetëm që është e kalbur dhe e prishur, por një kokë qeverie e cila është e kapur nga krimi i organizuar dhe sa më shumë të vazhdojë, aq më keq do ti bëjë shqiptarëve.

Sot unë ju bëj thirrje që të hënën ju të gjithë t’i bashkoheni studentëve në Tiranë. Mos mendoni që një ditë pune më shumë në axhendën tuaj do t’ju pasurojë. Përkundrazi, nëse të hënën ne nuk i bashkohemi atyre studentëve, pa flamuj partiakë, pa karta anëtarësie, do të jetë shumë vonë për ata, do të jetë shumë vonë për ne, do të jetë shumë vonë për Shqipërinë.

Sfida e Shqipërisë nuk është që të mbajë Edi Ramën në pushtet. Sfidat e Shqipërisë dhe të rinisë shqiptare nuk janë që të pasqyrojnë Edi Ramën dhe një grusht të vogël njerëzish. Sfidat e Shqipërisë së shqiptarëve janë hapja e negociatave me BE-në, është anëtarësimi i Shqipërisë në BE. Këto janë sfidat e shqiptarëve, sepse nëse do të kemi një Shqipëri evropiane, nuk ka përse të ikin 400 mijë shqiptarë nga Shqipëria. Nëse do të kemi një Shqipëri evropiane nuk ka përse të kemi dy standarde të ekonomisë shqiptare. Nëse do të kemi një Shqipëri evropiane, do të kenë arsim falas studentët shqiptarë, siç e ka gjithë Europa. Nëse do të kemi një Shqipëri evropiane, do të kemi demokraci, do të kemi fjalën e lirë, do të kemi ekonominë e lirë, do të kemi një vend të zhvilluar, do të kemi një mundësi, sepse Shqipëria ka pozicionin e saj gjeografik më të mirë se çdo vend tjetër. Edhe më të mirë se Zvicra dhe Hollanda e ka, që kanë standardet më të larta të jetesës.

Ka det, atë që Zvicra nuk e ka, Austria nuk e ka. Ka male të mrekullueshme atë që Greqia nuk e ka. Ka një rini të jashtëzakonshme, një rini që për hir të së vërtetës krenohemi dhe jemi krenuar gjithmonë, por që sot na ka bërë me turp, na ka bërë që të ulim kokën përpara tyre, t’ju nënshtrohemi atyre dhe të zbatojmë e luftojmë për të drejtat e tyre.

Prandaj sinqerisht ju kërkoj që të hënën, jo vetëm kështu siç jeni ju, por secili nga ju të ketë edhe 10 veta të tjerë me vete, secili nga ju t’i hipi autobusit, t’i hipi fugonit, t’i hipi makinës së tij për t’ju bashkuar protestës. Ata kanë ditë që i bëjnë thirrje prindërve të tyre, kanë ditë që thonë kemi vetëm një flamur për të protestuar, atë kombëtar. Sot nuk është çështja se kush e drejton protestën. Sot nuk është çështja se çfarë përfaqëson protesta. Sot është çështja te dinjiteti dhe integriteti ynë. O so, o kurrë ne kemi shansin dhe mundësinë për ti dhënë një shpresë të rinjve shqiptarë, për ti dhënë shansin, mundësinë dhe një shpresë popullit shqiptar që ky vend mund të bëhet një ditë. Ky vend do bëhet dhe mund të bëhet. Sepse Edi Rama është ai, i cili mban peng Shqipërinë dhe zhvillimin e Shqipërisë, mban peng negociatat e Shqipërisë, mban peng Reformën në Drejtësi, mban peng

reformën zgjedhore, mban peng dialogun politik, mban luftën kundër krimit dhe korrupsionit, sepse ai është i kapur prej tyre.

Këto janë pikat kryesore që sot Shqipëria, i ka të vetmet mundësi për të ecur përpara, prandaj unë ju bëj thirrje që të gjithë së bashku të hënën t’i bashkohemi protestës. Ata studentë janë një motivim, ata studentë janë shembull, e kamë thënë dhe e them përsëri dhe dua ta them përsëri, Zoti më ka përkëdhelur dhe ka qenë shumë bujarë me familjen time sepse ata studentë me qindra ditë në vit shkojnë në shkollë të paushqyer, shkojnë të mërdhitur nga i ftohti, dhe shkojnë në pamundësi të mëdha ekonomike, qoftë edhe për të blerë një libër edhe pse shteti e ka për detyrë që t’ia japi atyre.

Dua t’ju sqaroj edhe për projektin famëkeq të Unazës së Re, një projekt korruptiv, një projekt abuziv, një projekt hajdutërie i jashtëzakonshëm. Ky projekt është vjedhje e plotë, e drejtpërdrejtë që merren paratë nga xhepat e qytetarëve dhe shkojnë direkt në xhepin e Edi Ramës. Prishen 640 shtëpi, ku nxjerrin në rrugë mbi 1000 familje nën çadrën e projektit të Unazës së Re, ku në të vërtetë, përveç vjedhjes së parave të projektit të Unazës së Re, është edhe një korrupsion shumë më madh për ti rrëmbyer pronat atyre banorëve, për ti rrëmbyer tokën atyre banorëve, për të ndërtuar pallate të cilat janë në shërbim të deputetëve të Partisë Socialiste apo edhe të grupeve të caktuara interesi të cilat janë të lidhura me krimin e organizuar.

Prandaj, projekti i Unazës së Re është një projekt që duhet anuluar, nëse qeveria shqiptare bën sikur e anulon dhe e rihap tenderin sepse do të krijojë ndonjë off shore tjetër, po ju bëj me dije që grupi i Lëvizjes Socialiste për Integrim do të bëjë padi në Gjykatë dhe Prokurori për anulimin e të gjithë projektit të Unazës së Re. Pse, sepse që nga fillimi i saj dhe deri në fund është vjedhje dhe korruptim, si mundet kompania që bën tenderin, fiton falas projektin e rrugës?! Si mundet që kjo kompani që fiton tenderin ka konkurrencë një tjetër që e jep me vlerën 0. Po kur ky zotëria e bën falas rrugën, pse nuk ja japin vëllezërve Hysa që janë ortakë të vëllait të Edi Ramës, se ky e bën falas, por ja japin këtyre të tjerëve që e bëjnë më 40 milionë euro.

Pra, skema e mashtrimit dhe e vjedhjes është shumë e thjeshtë, prandaj kemi shumë arsye për të diskutuar, mos të themi për vjedhjen e madhe që bëhet me mbi faturimet e energjisë elektrike, se si vidhen shqiptarët dhe çdo familje shqiptare me minimumi 10,20,30,40 mijë lekë në muaj. Pra, e paguajnë më shtrenjtë energjinë elektrike dhe pse harxhojnë më pak.

Për naftëtarët që u tall, për minatorët që u tall, për mësuesit që i shpërdoron në mënyrën më të tmerrshme dhe në mënyrën më makabër, më diskriminuese. Mësuesit janë ata që do të edukojnë brezin e ri që të kenë integritet dhe të kenë dinjitet, prandaj duke ju bërë thirrje që pjesëmarrja juaj të jetë e jashtëzakonshme në protestën e studentëve dhe për të mos u ndalur, jo vetëm të hënën, por të martën, të mërkurën, të enjten deri sa Edi Rama të plotësojë kërkesat e studentëve sepse nëse ne sot nuk do të luftojmë për ata fëmijë, ta dini që mallkimi i shpirtit të atyre fëmijëve do të bjeri mbi ne dhe mbi brezat që do të vijnë.

Pse? Sepse sot ata na dhanë shansin, për të hapur një hapësirë të re, për ta zhvilluar Shqipërinë, atë që ne si opozitë nuk e bëmë dot. Ata studentë, ata fëmijë na dhanë një mësim të mirë, për të kuptuar që mbi të gjitha qëndron Shqipëria sesa flamuri partiak, që valëvitet më krenar flamuri kombëtar sesa flamuri partiak. Prandaj, ju bëj thirrje që të gjithëve që mos ndaloni, mos heshtni, trokisni, telefononi, organizohuni që të shkojmë dhe ti japim zgjidhje kërkesave të studentëve. Nuk ka më kohë, çdo sekondë që i jepet oksigjen Edi Ramës është tradhti kombëtare. Faleminderit

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Skrapar: 15/12/2018 19:17

    Ju te mallkuar keni lind dhe kshu do vdisni

    Përgjigju
  • Cepanlliu: 15/12/2018 19:03

    Per hajdute kriminele si ju vetem drejtesia mund te bjete sa per mallkim-perralla diten me dielle nuk ju gjen asgje!

    Përgjigju
  • Emigranti: 15/12/2018 18:19

    Mallkuar do jesh ti me atë burrin tend te shqetesuar ...

    Përgjigju
  • Rruqja: 15/12/2018 17:16

    O ROBI MIR THUA TI SE ATE TE LËSH E LISE SHKOJN NE PROTESTE PER TE MAR NONJE 50 MIJESHE DHE NONJE SALLIM SE SKAN LIDHJE FARE ME STUDENTET POR PER TE MBROJT FAMILJEN PRESIDENCJALE .

    Përgjigju
  • Robi: 15/12/2018 16:43

    Hijena e politikes doktoresha plagjiature ka bere gadi dhe naziskinet e Mamurasit te trajnuar ne Jal ne haremin Veror per diten e hene

    Përgjigju
  • MUNI -ka: 15/12/2018 15:15

    nuk me ka ikur truri akoma te lexoj gjithe keto mbrockulla qe thoke kjo e lesht e dhis por nese titulli eshte i sakte ka then fjale me vend.mallkimi do bieri mbi ne, qe do te thote qe mallkimi do bjeri mbi kete personalisht dhe familjen e saj dhe pastaj mbi lesht e dhis partis.keshtu nese doni qe kjo te shpetoj nga vjedhjet qe i ka bere ketij kombi shpejt te henen vishuni si studenta te gjithe.ai bodycari qe ka kjo me vete eshte i mire per te dhene ultimatume.

    Përgjigju
  • robi: 15/12/2018 14:13

    O te rinj mjerane te leshitdhise akoma i besoni kesaj hijene qe ju ka mashtruar ne haremin veror te Jales me premtimin se do ju gjeje pune , largohuni prej saj, ajo ne gjithe tavolinat e kafeve ne shqiperi eshte etiketuar si Nafije dybeku dhe eshte femra me e urryer ne shqiperi , dhe leshidhis ka ikur per lesh, largojuni sa nuk eshte vone,,

    Përgjigju
  • profesori: 15/12/2018 14:10

    po plagjatura u harrua mor doktore e shkencave?!

    Përgjigju
  • raul: 15/12/2018 14:02

    po moj Nafije ty te digjet barku per studentet , ti po dridhesh nga vetingu ,,,,,

    Përgjigju
  • Erik: 15/12/2018 13:41

    Te njejten thirrje beri edhe PD para ca ditesh kur ishte ultimatumi, por askush nuk e vuri ujin ne zjarr. Jo se nuk i mbeshtesim kerkesat e studenteve dhe shume me teper se aq, por kokefortesia e treguar nuk eshte as mençuri e as krenari, por me e pakta eshte naivitet dhe me e shumta eshte loje politike e dirigjuar nga zarat tuaj neper senate dhe universitete. 8 pikat nuk zgjidhen tak-fak me nje leter a VKM, keshtu qe te shkojne e te flasin dhe te zgjidhin hallet e tyre ku kane edhe vete pjesen e fajit dhe pergjegjesise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet