POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Protesta e studentëve, Milva Ekonomi në Report Tv: Universitetet nuk i informuan, tërheqja e tarifës reagim i arsyeshëm

Deputetja e PS, Milva Ekonomi nuk e quan tërheqje shfuqizimin nga Qeveria të pikës 4 në VKM-në 288-të, sa i takon tarifës për lëndët e mbartura, por një reagim të arsyeshëm përballë protestave të studentëve. E ftuar në studion e Report Tv, Ekonomi theksoi se vendosja e kësaj barre u bë me synimin e mirë. 

Nuk mu duk si tërheqje nga qeveria, por një reagim i arsyeshëm. Përsa kohë pati një angazhim kaq të madh studentor për këtë tarifë, besoj se pikërisht këtu është ajo që u nda mes studentëve dhe Ministrisë për ridimensionimin e kësaj tarife. Ulja e tarifës ishte reagim i arsyeshëm. Por, kjo tarifë u vendos që në krye të herës sëbashku me bordet e administrimit të universiteteve dhe kishte qëllim të mirë sepse kërkonte të vendoste një konkurrencë të ndershme mes dhënies së provimit dhe kohës për të mbaruar një provim dhe duke ndjekur eksperiencat botërore. 

Milva Ekonomi, deputete e PS

Deputetja e PS theksoi se studentët nuk ishin informuar në mënyrën e duhur për këtë çështje, pasi VKM-ja është miratuar që në muajin maj. Sipas saj, rektorët dhe universitetet kishin përgjegjësinë e informimit të studentëve.

"Reagimi i studentëve erdhi i vonë në kohë, pas 7 muajsh nga vendimi. Prandaj nuk ka qenë i mirë komunikimi në kohën e duhur. Dhe Rektorët nuk e kanë bërë këtë. Do ishte një mësim për të gjithë ne që komunikimi të gjendet në të gjitha format dhe të përcillet te palët e interesuara. U gjetëm të gjithë si të papërgatitur për këtë protestë. Por studentët kanë atë forcën e ndryshimit dhe të menduarit me entuziazëm me nevojën për të pasur gjënë të realizuar shpejt, që kështu unë besoj se reagimi edhe duke qenë se negociatat vijojnë do gjendet një gjuhë për të komunikuar edhe më mirë", shton ajo. 

Sa i takon investimeve në infrastrukturën universitare, Ekonomi tha se qeveria po vijon investimet në konvikte duke nisur nga ato të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe për të kaluar më pas te ato të Qytetit Studenti. Janë 18.8 mln euro për t'u investuar. "Ndërtimi i kampusit kërkon kohën e vet"", tha deputetja e PS, Mila Ekonomi.

l.q./r.k.
Komento

Komente

  • toni: 07/12/2018 08:12

    Eksperienca boterore ka dhe rroga te tjera e jo vetem tarifa. E dyta, shikoni pak ata pedagoget qe kane vajtur nga 70 vjec dhe vine verdalle neper universitet e s'merren vesh kur flasin, nderrojini. Ka pedagoge te rinj sa te duash po e keni mbytur universitet me disa dinozaur qe mezi qendrojne ne kembe per vete.

    Përgjigju