POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Protesta e studentëve/ Dom Gjergj Meta: Ju admiroj pafund, na dhatë një shembull të mirë

Dom Gjergj Meta, iIpeshkv i Rrëshenit, ka përshëndetur protestën e studentëve para Ministrisë së Arsimit. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai shprehet se protesta e studentëve është përgjigja më e mirë për realitetin që është krijuar. “Rastesisht sot ju pashë në Tiranë duke protestuar. Ishit shumë.

Të rinj e të freskët. Kushedi sa ëndrra keni në zemrat tuaja. Por keni ndezur edhe te ne të rriturit dëshirën për të ëndërruar. Në fakt ndejta disi anash teksa ju shihja, sepse nuk doja të prishja atë dekor sikurse jua prishin përfaqësuesit e politikës sidomos asaj opozitare që duke mos pasur kauza vjedh kauzat tuaja.

Ju jeni në fakt përgjigja më e mirë ndaj atyre që duan të ikin nga ky vend sepse politika e qeverisë ua ka bërê t’u gërtitet ky vend. Ju jeni përgjigja më e mirë ndaj një grupimi opozitar pa mendim substancial, sidomos të atyre rioshave që janë plakur para kohe dhe ndaj një qeverisje pa vizion tërësor. Ju jeni përgjgja më e mirë ndaj ne të rriturve që mbetëm duke u kap nëpër studjo televizive pa asnjë produkt.

Faleminderit studentë! Jua di për nder që jeni dhe që ngrini zërin tuaj. Mos pranoni t’ju vjedhin kauzat apo t’ju blejnë. Forconi mendimin tuaj dhe shkojini deri në fund. Keni të drejtë derisa sa doni një të ardhme.  Ju mund ta bëni ndryshimin. Lëreni politikën plakë në “shenjtninë” e saj. Mos u ndalni. E drejta juaj është e ardhmja e vendit tonë. Ju admiroj pafund” shkruan Dom Gjergj Meta.

d.ba./rr.zh
Komento

Komente

  • Emigranti: 07/12/2018 11:32

    Nuk te takon zotrise sate perzierja ne politike,por shiko punet e tua(fese)dhe lerja politiken te tjerve.

    Përgjigju
  • Tutu: 06/12/2018 18:37

    Kjo eshte Shqiperia... edhe te ashtequajturit “njerzit e zotit”...jane mercenare dhe asnjehere nuk kane bere detyren... shumica e ture kane qene dhe jane thjesht batakcinj... edhe ky fare Gjergji...

    Përgjigju
    • Jozef Mirdita: 07/12/2018 08:02

      O bashkeatdhetare. Jemi helmuar kaq shume me kete lloj politike qe po na ofrohet perdite nga te gjitha kahet, sa nuk po dallojme dot me as ekselencen e kombit. Jetojme ne shekullin 21 dhe fatmiresisht jemi pjese e europes, ku cdo njeri ka te drejten e tij te shprehe mendimin apo opinionin e lire per situaten ekonomike dhe politike ne vend. Dhe aq me teper kur behet fjale per nje klerik i cili si njeri i zotit eshte shume here me afer halleve dhe problemeve te njerezve se sa ju te tjeret. ..... ky formulim kaq i bukur i mendimit perparimtar ,perkrahes i protestes studentore, i jep atyre optimizem per te vazhduar rrugen drejte deri ne plotesimin e kerkesave.

  • AbC: 06/12/2018 17:30

    … PALO PTIFTE!… MERRU ME PUNET E ZOTIT PER TE TJERAT MERRET , BASHA BERISHA, MONIKA ETEJ…

    Përgjigju
  • Ngeles Injorant pa pagese!: 06/12/2018 17:30

    Kjo terheqe e qeverise nuk ka kuptim, edhe mbetes, edhe injorant, edhe kerkon shkolle pa lek. Kja ska as b**the as kembe qe te rrije, por ca ti besh qe kjo qeveri i ka kellqet e dobeta sepse e ka mendjen me mbulu vjedhjet e veta. Sa e pasur paska qene Shqiperia qe s'ka ngel qen e politiqen pa e kafshu dhe prap ecen. Mendoni sikur te gjitha ato parate e vjedhura te tenderave te ishin perdorur per te miren e popullit, sa shume vende pune do kishte dhe te gjithe keta studentet nuk do kishin kohe me protestu, sepse duhet te mbaronin shkollen e te fillonin punen. Por ja qe keto para rrine te qelbura neper gropa apo garazhe dhe populli ska pune. TURP.

    Përgjigju
  • Fredi: 06/12/2018 16:19

    Në parim e paske mirë, madje shumë mirë, por kjo nuk është puna jote. Puna jote është të hapesh e të mbyllesh kishën e xhaminë..

    Përgjigju
  • Anton: 06/12/2018 16:14

    Po pse korab,c te keqe ka nese prifti dhe hoxha flasin per hallet e shqiptareve? A nuk jetojne edhe ata ne shqiperi?

    Përgjigju
  • fatmiri: 06/12/2018 15:48

    Gjith raksjoni eshte cuar ne kemb,per te kafshuar me dhemb Ramen dhe qeverin.

    Përgjigju
  • Korabi, France: 06/12/2018 12:29

    Gjergj, nëse je vertete përfaqesues i fese katolike dua me ti thanë nja dy fjalë.E di që në Shqipëri janë politizuar edhe kafshet në stalle, edhe femijet pa lind ala edhe derrat në prag te therjes për vite te ri edhe pulat në kotec pse jo edhe turshit e specave në kavanoz.Mirpo nuk më pelqen kur shoh një përfaqesues te fese qe jep konsiderata për partite politike.Do te ishte mirë qe ju Gjergj te rrinit larg politikes në mënyre qe te baheni ma te besueshem në predikimin e fese megjithse poshte ju ka ra besimi nga veprimet e ulta te profterijvë në mbare boten.Për te mos u moskeqkuptuar po ju sqaroj se jam me origjinë katolike familjarisht por kurr besimtar i pallavrave te shokëve tu.

    Përgjigju