POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Protesta e studentëve, Rama: Dua t’ju takoj, pushteti i zyrës time është i kujtdo që e përdor në shërbim të vendit

TIRANË- Kryeministri Edi Rama me anë të një video live në rubrikën "Përgjigjia ime" ka reaguar lidhur me protestën e studentëve që prej ditësh vijon para godinës së Ministrisë së Arsimit.

Në fjalën e tij, Rama i bëri thirrje studentëve që të zhvillojnë një takim me përfaqësues së tyre duke u shprehur se vetëm zyra është e tij por pushteteti i saj është i kujtdo që kërkon ta përdorë për idenë e duhur në shërbim të vendit dhe shoqërisë. 

I pres t'i takoj sy më sy ballë për ballë studentët, por pa drejtues e pa pedagog. Zgjidhini ju përfaqësuesit. Dua t'ju takoj. Kjo zyrë është e imja. Por pushteti i kësaj zyre është i kujtdo që kërkon ta përdorë për idenë e duhur në shërbim të vendit dhe shoqërisë dhe të ardhmes që fëmijët e Shqipërisë meritojnë.

Edi Rama, kryeministër

Studentët prej katër ditësh kanë bojkotuar mësimin për të protestuar përpara Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Protestës në Tiranë i janë bashkuar edhe studentë nga Elbasani, Durrësi dhe Shkodra.  Zyrtarisht ata kërkojnë plotësimin edhe të tre kërkesave: përgjysmim i tarifës së studimit, përmirësimi i kushteve të konvikteve dhe që bordi i Administrimit të ketë numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë së Arsimit, duke shtuar një përfaqësues nga studentët në bord. Pika e katërt për tarifën e krediteve për përsëritësit u shfuqizua dje nga qeveria, ndërsa për tre pikat e tjera u njoftua ngritja e grupeve të punës (LEXO KËTU), por pavarësisht këtij fakti ata vijojnë protestën. 

Pjesë nga fjala e Ramës:

Një përshëndetje studentëve që sot janë përsëri në rrugë. Uroj që të keni vullnetin për të dialoguar. Ky vend e ka fituar prej 5 vitesh lirinë e plotë të protestës pa asnjë rrezik nga plumbat apo hakmarrjes politike. Protesta e ka pasur të garantuar pacenueshmërinë e statusit të qytetarisë së saj.

Po të mund të zgjidhja dot sot do të doja të isha dhe njëherë studentë protestues, jo kryeministër në zyrë. Po si kryeministër dhe si protestues i dikurshëm kam bindjen se duke dëgjuar njëri tjetrin me respekt dhe në këtë rast duke u bërë bashkë, për të shtyrë me forcë përpara modernizimin, mund të përshpejtojmë dhe bëjmë më mirë punë kolosale.

Shkurt fjala se sa rrinë në rrugë dhe çfarë kërkojnë studentët protestues, kjo është e drejta e tyre legjitime. Ama detyra ime është që t’i dëgjoj dhe t’i mbështes në adresimin e shqetësimet e tyre në çdo rast që ata do të donin të bisedonin. Kur të duan dhe po të dëshirojnë të dinë ndonjë gjë, bujrum, kjo zyrë është e imja. Por pushteti i kësaj zyre është i kujtdo që kërkon ta përdorë për idenë e duhur në shërbim të vendit dhe shoqërisë dhe të ardhmes që fëmijët e Shqipërisë meritojnë.

ke.mu./d.ba.
Komento

Komente

  • Ela: 08/12/2018 15:08

    Po su ngope o Edi ti me Olsin e me zageret si ti qe spo dini me pushu. Olsi rama pervec milionave po ben dhe komplex ndertimesh ne MIchigan , ku harroj gruan dhe femite e ja kane marre mend femrat e milionat. Po mjaft mo se nje jete eshte , rrit pensionet qe marrin nga 150 mije lek ne muaj. Turp per ju te gjithe 28 vjet me rradhe qe nga PD, PS, LSI ...

    Përgjigju
  • Deda: 07/12/2018 22:25

    Mos e caj kryt o keyminister leri studentat te bejn puneb e tyre se ti je gjiganti i ktij vendi,rrespekte

    Përgjigju
  • Dhj: 07/12/2018 21:38

    Cfare gallate. “Kjo zyre eshte e imja”....ku e more mer? Kush ta beri? “Pushteti i kesaj zyre eshte i kujtdo qe kerkon ta perdore per idene e duhur ne sherbim te vendit....” eshte i kujtdo pervecse i KM, sepse per KM Rama, idea e duhur nuk eshte demokratizimi i Shqiperise dhe mirefunksionimi i shtetit, por “llotaria” e te llafosurit me KM dhe bemat e shkopit magjik te tij, teksa ne anen tjeter mundeson gllaberimin e 40 miljon eurove dhe mban gjykaten kushtetuese ne sirtarin e tij.

    Përgjigju
  • xXx: 07/12/2018 18:34

    O njeriu me Yamamoto perballo tani turmat e SHKOLLUARA,por TE PADITURA fale ketij sisitemi te krimbur qe ngritet...

    Përgjigju
  • Fadil plhe gjoleka: 07/12/2018 18:07

    O fredi maç po ske pun tjetër ti vetëm meresh me shkrime ktu në TvREPORT . Po bëj o mavri ndonjë pun meru me familjen bëj ndonjë pun të dobishme . Jo vetëm dërrr dërrr e mërrr mërrr o vërr.

    Përgjigju
  • Qytetar: 07/12/2018 16:23

    Ti or Z. Kryeminister duhet te mesohesh ti trajtosh qytetaret e vendit tend me respekt. Fakti qe kemi nje opozite legene te ben arrogant e prepotent por duhet ta dish qe kur rrezohesh nga pushteti prej popullit dhe jo prej opozites do vritesh shume here me teper. Studentet duhen trajtuar me dinjitet duke filluar qe nga kushtet e godinave ku jetojne deri tek kostot e shkollimit dhe cilesia e mesimdhenies ne Universitet. Ke humbur kontaktin me realitetin prej kohesh, mbase fale edhe keshilltareve qe te rrethojne dhe te thone se ngelesit po protestojne!!! Eshte turp I madh qe ne cdo cep te administrates ke pijanece te pa afte dhe kurva qe I mbani per dashnore dhe I keni punesuar pa asnje kriter dhe kualifikim. TURP!!!

    Përgjigju
  • Bossi: 07/12/2018 15:24

    Je msu kryeminister ti thuash te dashurave te tuaja,Lindita nikolles,Arta dades...etj etj,bujrum ne zyre,po si o burr aty siper ne tavolin te zyres ja ben?

    Përgjigju
  • fredi: 07/12/2018 14:58

    o pis njeri o kryeministeri me i flliqur i shqiptarve kto i ben vet ti per te mbuluar zullumet dhe vjedhjet e qeveris tende

    Përgjigju
    • sali krimineli: 07/12/2018 20:03

      KUR MBARON se shkruajturi futi nje rroft saliu dhe luli qe me mban me buke ose mona