POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Protesta e studentëve, Rama publikon videon e projektit të Qytetit Studenti: Gati investimi 18.8 mln €

Projekti i Qytetit Studenti

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video që tregon investimet e bëra në konviktet e Inxhinierisë së Ndërtimit e quajtur ndryshe Qendra Studentore nr.2 si dhe projektin për shndërrimin e Qytetit Studenti në një qendër moderne për akomodimin e studentëve. 

Sipas Ramës qeveria ka nisur një investim prej 18.8 mln euro në konvikte. Reagimi i kryeministrit vjen pas protestave të studentëve, të cilët kërkojnë investime në infrastrukturën universitare dhe atë akomoduese, pasi fituan betejën për tarifën mbi lëndët e mbartura e cila u hoq me vendim të Këshillit të Ministrave.

Rama thotë se investimi i nisur nga konviktet e Inxhinierisë do shtrihet në të gjitha konviktet e kryeqytetit ku janë akomoduar studentët, përfshirë edhe Qytetin Studenti si qendra ku banojnë pjesa më e madhe e studentëve në Tiranë.

Meqë po diskutohen këto ditë edhe kushtet e godinave për studentët, ja prova që kjo qeveri, si asnjë tjetër më parë, ka nisur një investim masiv (18.8mln€ Faza 1) në bashkëpunim me qeverinë gjermane, për të ndryshuar rrënjësisht situatën e trashëguar të konvikteve. Ndiqeni deri në fund sepse nis si 3D po vazhdon si realitet i prekshëm i kantierit të parë të këtij projekti. 

Edi Rama, kryeministër

l.q.
Komento

Komente

  • Robshi: 06/12/2018 21:51

    Sa ta ndjen suma lagështiren sikur ke reumatizem...mgjthate për të gjithë vjen fundi mbuloje sa të duash me shurre...ka shkuar në palcë dhimbja...kanë gëzuar të gjithë për atë protestë se u duk sikur fituan dinjitetin të gjithë jo vetëm studentët...je zhgënjim

    Përgjigju