Protesta, Rama: Mekanizëm bashkëqeverisje me studentët, universitetet të 'sëmura' nga korrupsioni (VIDEO)

TIRANE - Qeveria hedh një hap të rëndësishëm drejt dialogut me studentët. Nga rubrika "Përgjigjja ime" në Facebook, kryeministri Edi Rama ka ftuar zyrtarisht studentët për të krijuar një strategji të përbashkët student-qeveri për t'i dhënë zgjidhje kërkesave të tyre. Më herët kryeministri ftoi studentët në bashkëbisedim live në Facebook nesër (e hënë) në orën 11:00 (Lexo këtu). Rama shkon edhe më tej kur thotë se është i hapur për të ngritur një mekanizëm bashkëqeverisje me studentët të cilët vijuan edhe sot në ditën e gjashtë protestën përpara Ministrisë së Arsimit (Lexo këtu).

Kreu i qeverisë theksoi se ai nuk do shpërndarjen e protestës në këmbim të një fitoreje të momentit, por as qëndrimin e tejzgjatur të studentëve të mbledhur pasi kjo i rrezikon ata që të bien pre e interesave politike dhe mediatike. Rama tha gjithashtu se nuk do as një fitore momentale të studentëve, por një zgjidhje largpamëse për t'i dhënë fund, siç tha ai, sëmundjes së brendshme të universiteteve që vuajnë nga korrupsioni dhe keqadministrimi. 

"Jam shumë i bindur që ky është një moment i artë për të ndërtuar një mekanizëm bashkëqeverisje me studentët që të adresojmë një qasje këndgjërë problematikën e udhëkryqit ku ndodhet universiteti. Problematika e arsimit të lartë nuk janë as të reja dhe as të panjohura, as aq të rënda sa deri 5 vjet më parë, por sot kjo s'ka rëndësi. Edhe nevoja për më shumë financim, infrastrukturë, kusht më të mira, është e ditur. Por dua ta them qartë fare sot kur po flitet për tarifa dhe konvikte, se as ulja e tarifave, as investimet, as biblioteka e re shkencore, gjëra që po bëhen dhe mund të bëhen, nuk administrojnë sëmundjen, por vetëm simptomat.

Jam shumë dakord që këto duhen, duhen padyshim. Kemi bërë më shumë se ata para nesh, por e di që sërish nuk mjafton. Jam i pari që e di se nuk mjaftojnë dhe duhet bërë shumë e më shumë. Por sot nëse duam ta kthejmë këtë zgjim studentor momental në një moment vendimtar për reformimin e mëtejshëm të universiteitt, na duhet një lëvizje e fortë dhe e bashkuar. As mos qeshni, e as mos u habisni, as mos mendoni se po përpiqem t'ju bëj magji protestuesve që të shpërndahen se nuk dua që të marrin një fitore momentale...as nuk dua që të rrinë mbledhur derisa të bien në kurthin e kazanit politik dhe mediatik ku i joshin për të nxjerrë nga zjarri gështenja që për vetë s'i nxjerrin kurrë se askush nuk i merr seriozisht.

Pikërisht tani duhet tentuar një strategji e përbashkët student-qeveri. Për ta vënë në jetë këtë duhet një bashkim i qeverisë, studentëve dhe pedagogët që duan dalje nga qarku vicioz dhe jo zgjidhje nga qarku vicioz për të dalë nga korrupsioni dhe keqadministrimi i universitetit. Studentët nuk e bëjnë këtë nga poshtë pa qeverinë, sepse nuk kanë autoritet vendimmarrës, ndërsa qeveria nuk e bën dot nga lart pa ata. As qeveria nuk është pa kusure në këtë moment". 

Kryeministri iu referua sërish ftesës për dialog me studentët nesër në orën 11:00 live në Facebook, për të bashkëbiseduar hapur, pasi siç tha ai, si qeveria por po ashtu edhe studentët, nuk janë pa mëkate. Rama kishte një përgjigje edhe për ata të cilët këtë protestë të studentëve e quajtën "Dhjetori i Dytë" duke iu referuar Lëvizjes së Dhjetorit '90.

"Shiheni nesër në orën 11:00 paradite, por edhe deri në darkë po të doni, edhe pa dallim notash po të doni, edhe pse për punën e ngelësave i kam ruajtur nja dy fjalë... Nesër kam shumë për të folur por edhe unë kam shumë për të dëgjuar. 

Të kuptohemi mirë, studentët dhe forcat e shëndetshme akademike nuk janë pa mëkate. Dhe meqë ra llafi, përrallat me dhjetor t'ua lënë atyre që qysh prej dhjetorit të parë iu kanë mbetur vetëm shkreptimat në pantallona apo atyre që gëdhihen për ditë duke uruar djegien e fshatit për t'u krehur në mbrëmje përpara pasqyrave mediatike. As qeveria nuk është pa kusure në këtë mes, mua as nuk më shkon mendjen se qeveria mund ta lërë pas këtë moment kaq joshës për dnryshim thjesht duke kaluar lumin me uljen e tarifave e pastaj për t'i bëjë naftën kalit të protestuesve. Qeveria duhet ët nxjerrë përfitime maksimale nga ky mësim dhe mësime të tjera të këtij viti. Të rrimë shtrembër sa të duam, por të flasim drejt sa të mundemi.

Sëmundjen e universitet s'mund ta kurojnë as vatrat tumorale të administrimit, as ata që flasin në emër të katedrave me gojën brisk dhe me zorrët kacek nga gjelat e detit të propvimeve dhe as ata që hedhin gurin e protestës dhe fshehin duart e partive në xhepat e studentëve, jo e jo. Për mua që ta dini se është e lehtë të kërkoj në qeveri një manovër taktike, por për hir të vërtetës që studentët duhet të flasin përmes një përfaqësie, kjo është pak e çuditshme që s'po ndodh. Adresimi i disa kërkesave financiare-logjistike nuk do të luante ujin e ndenjur brenda gardhit të universitetit. Prandaj dua ta tentoj këtë bashkim në dukje të pamundur mes protestuesve dhe qeverisë. Do kemi mundësi të bashkëbisedojmë nesër këtu live në medialin social”, tha Rama. 

Nga ana tjetër, kryeministri shprehu vlerësimin e tij për mbajtjen e politikës jashtë protestës studentore.

"Protesta nuk është politike prandaj po i mbijeton ende edhe hienave të uritura nga humbja e tepsisë, thelbi këtu është o bashkë sot edhe për neër, o të ndarë edhe për sot e nesër. E pastaj iu rrofgshin tarifat më të ulta, konviktet e ngrohura e biblioteka shkencore në pellgjet ujëngenjura ku shitblerja e titujve dhe provimeve është sekreti më i madh publik i një bote universitare që problemin e vërtetë s'ka batërdinë e vlerave monetare por batërdinë e vlerave universitare". 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 10/12/2018 10:37

    Zoti Rama, mendoj se zgjidhja me e mire eshte plotesimi i tete kerkesave , plotesisht te zgjidhshme dhe me kosto te vogel, dhe pastaj te filloj qelizem ne jeten universitare sebashku me studentet . Ata kane kerkuar nje minimum te problemeve per zgjidhje , por universiteti publik eshte jasht cdo rankimi nderkombetar , se niveli pedagogjik dhe akademik, eshte ne nivel medioker i pushtuar ne shumice militantiste . Hapja dialogut me studentet jo ne face book , por ne sallen e pallatit te kongreseve , do te kete porta e ndryshimit universitar drejt niveleve europiane . Studentet kerkojne shtet dhe jo pushtet

    Përgjigju
  • Bossi: 09/12/2018 21:58

    Edi Rama sikur doli diten e pare e tha fill se kam ndermend te paguaj tarifat e studenteve,tani qa di?apo tu ulen puplat

    Përgjigju
  • Roza: 09/12/2018 21:29

    Te lumte zoti Rama. Ata qe nuk i pergjigjen thirrjes suaj per dialog duan rremuje dhe skane te qarte perse Po rrijne atje te perpara ministries. Dhe thone nuk e kane me qeverine. Por minishtia e aresimit eshte qeveri. Perse studentet jane bene BAM pa asnje dialog perpara? Taksat tona do ti paguajne te gjitha. Edhe në bote, kush ka para shkon në universitet. Ketu ne Amerike studentet punoj në naten e meaojme diten per te perballuar comment shume here me te larta se në Shqiperi. As qe do tja dije qeveria per studentet. Skane leke, le te punoj në. Jo te gjithe shkojme ne universitet. Keto protesta “out of the blue” I organizon, frymezon dhe drejton Sali Berisha me Lul Bashes e Monika sepse pikerisht tani ne dhjetor I ka here tmerri se I kap Spak

    Përgjigju
  • Rakipi: 09/12/2018 19:21

    POPULLI PRET DORHEQEN E RAMES KJO ESHTE ZGJIDHJA ME E MIRE PERPARA SE TA SHKELIN ME KEMBE SI ENVER HOXHA

    Përgjigju
    • sali krimineli: 09/12/2018 20:34

      per ke popull e ke fjalen ti more aqif?nga kush more leje ti mor leshko dhe flet ne emer te popullit?ne emer te popullit ose ne emer te nje pjese flasin ata qe jane zgjedhur nga populli.apo je demokrat me trashllek komunisti qe te vrisnin ne emer te popullit?kush te tha ty mor injoranc e gjalle te flaseh ne emrin tim?te duash lulin salen dhe mone do te thote te jesh i zhytur ne m... deri ne gryke ose je nga ata qent qe presin nje kocke.

  • Argjon: 09/12/2018 18:15

    Qytetarët që dëshirojnë t'i bashkohen protestës, të marrin një flamur kombëtar dhe t'i bashkëngjiten studentëve! Vetëm me flamur kombëtar! Tashmë kjo është një protestë për një të ardhme më të mirë. Politika ngelëse e 30 viteve të fundit mbolli vetëm padrejtësi, padije, vjedhje, shkatërrim, dhunë, pabarazi dhe krime. E ardhmja jonë nuk duhet të varet më nga kjo bashkësi politike ngelëse. Jo vetëm nuk e bënë Shqipërinë si gjithë Europa, por nuk arritën as të hapin bisedimet për në BE! Poshtë të korruptuarit, poshtë politikanët vrasës, hajdutë, antikombëtarë dhe të babëzitur. E ardhmja është e të gjithëve shqiptarëve të ndershëm që kanë flijuar dhe flijojnë shumë për një jetë më të mirë! Për shqiptarët e ndershëm! Rroftë Shqipëria dhe shqiptarët!

    Përgjigju
  • Liku: 09/12/2018 17:52

    Gjalle keke?????? Thame se prite Zot mos te ka ndodh gja..... Si je frikacak qe mbush paturet??? Te njoh mire prandaj te flas. Ku je struk? A struket burri para 18 vjeçareve????? Jane femije plot energji. Kan te drejte. I perkrah populli. I mban mend sa here te kemi thene ne tavolina mbledhjesh kujdes nga rinia. Erdhi koha. E imagjinoj sa do jesh duke i bertit stafit e duke i share me fjalet tuaja prej rrugaçiii. Ç'ndodhiiiii????? Pse ndodhiiii? Te njoh mire prandaj te shkruaj. Dil ne tv live dhe na trego ku je. Mos ban mashtruesin me 18 vjeçaret.

    Përgjigju
  • Arbër: 09/12/2018 16:54

    E kazanit i raftë fundi sa më shpejt...!!!

    Përgjigju
  • Arbër: 09/12/2018 16:52

    Të lumtë zoti kryeministër, bëhu bashkë me ardhmërinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe kurr nuk do kesh kokëçarje por do jesh gjithmonë në në historinë tonë kombëtare për të mirë!

    Përgjigju
    • Pellazg: 10/12/2018 00:20

      Çte behet mo? Me ngelesit? Se ashtu i konsideroi publikisht kur e ndoqi studenten per zhelesh nga salla. E ka vulosur ardhmerine ne koncensione.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet