POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Protesta e studentëve tek Juridiku dhe Ekonomiku, Basha: Prania e policisë, shkelje flagrante e lirisë

Deputeti i Partisë Demokratike Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka bërë thirrje policisë që të largohet nga Fakulteti Ekonomik dhe Juridik, ku po zhvillohet protesta e studentëve, pasi sipas ligjit prania e saj në ambientet e tyre është një shkelje flagrante e lirisë. Basha cilësoi se ligji po shkelet nga vet kryeministri Edi Rama, i cili sipas tij po përdor dhunë policore të kombinuar me policinë e presidentit të skuadrës së Kukësit, Safet Gjici.

“Polica nuk ka të drejtë të hyjë në universitet, përveç se në raste emergjente. Është një shkelje flagrantë e lirisë për të protestuar, por në shkelje të ligjit Edi Rama po përdor dhunë policore të kombinuar me policinë e Safet Gjicit. Sot shteti është shteti privat i Ramës. Dua të dënoj këtë dhunë dhe të bëj një mesazh të qartë të gjithë policëve nga më i thjeshti tek Edi Rama”, tha Basha.

Kreu i Partisë Demokratike u shpreh nga tryeza për median e lirë se kreu i ekzekutivit e ka shndërruar vendin në një shtet privat të tijin. 

“Rama po propozon policinë e mendimit, s’ka shprehje tjetër që i shkon për shtat. Është veprimi tipik i një autokrati që ka humbur çdo sens të arsyes. Është një njeri në panik që pasi e ka të qartë që kapja totale e vendit për interesat personale ka dështuar.Ne do kundërshtojmë me të gjitha format,” bëri më tej të ditur Basha

a.s.
Komento