Protesta e studentëve/ Universiteti i Tiranës, Policisë së Shtetit: Prezenca juaj është e domosdoshme (Dokumenti)

Administratori i Universitetit të Tiranës i kërkon Policisë së Shtetit që  të garantojë sigurinë dhe rendin publik nëpër auditoret e fakulteteve, që sipas tij cënohet nga disa individë që po shkaktojnë anormalitet përmes mënyrës së tyre të të protestuarit. Report Tv ka siguruar kërkesën e Skerdi Dafas, ku cilëson se Universiteti i Tiranës ndodhet në kushtet kur situata paraqitet e rënduar dhe me pasoja negative përkundrejt një numri të konsiderueshëm qytetarësh, ku përfshihen personeli dhe studentët që kërkojnë të ndjekin leksionet.

“Lutemi për asistencën e Policisë së Shtetit, për garantimin e sigurisë dhe të rendit publik nëpër auditoret e Fakulteteve të Universitetit të Tiranës. Prezenca e Policisë së Shtetit ndihet e nevojshme në kushtet kur studentët kanë filluar mësimin normalisht, por nga parashtrimi i situatës në terren nga administratorët e fakulteteve, rezulton se ka bllokime të vazhdueshme të ambienteve të fakulteteve”, thuhet ndër të tjera në kërkesë.

Kërkesa e administratorit të Universitetit të Tiranës, Skerdi Dafa, drejtuar Policisë së Shtetit 


Lajmi kryesor:

Protesta/ Një grup studentësh ngujohen te Juridiku dhe Ekonomiku, largojnë deputetin e PD: Ik, hipokrit! (VIDEO+FOTO)


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ultimatum Izraelit: Lejo hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ultimatum Izraelit: Lejo hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza