POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Vuçiç nuk prek Drenicën, presidenti serb kthehet në Mitrovicën e Veriut

Dështon përpjekja e Aleksandar Vuçiç për të vizituar Skënderajn me rrugë dytësore, pas bllokimit nga shqiptarët të dy akseve që lidhin Mitrovicën me rajonin e Drenicës. Policia e Kosovës i komunikoi kreut të shtetit serb urdhrin e kryeministrit Haradinaj i cili revokoi vizitën e Vuçiç në fshatin Banjë.

Situata në Skënderaj ishte e tensionuar, pasi që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm qindra qytetarë dhe veteranë të luftës, bllokuan rrugët. Ata deklaruan se në radhë të parë presidenti serb duhet të kërkojë falje për krimet e bëra gjatë luftës.

Vizita e Vuçiç ishte planifikuar në orën 09:00. Presidenti serb u detyrua të kthehej në Mitrovicën e Veriut, duke mos shkelë dot në Drenicë.

l.q./ke.mu.
Komento

Komente

  • azgani: 09/09/2018 11:50

    m*ti i m*tit shko lesh krejt rrene qa thua kurr shkijet e shkines fill nuk guxojne me hi ne kosove.fill kqyrni se shqiperia mund te ju ndihmojne naj sen.se xhith ju ka ndihmuar tinxa kosovareve

    Përgjigju