Thaçi kundër protestave në zonën e Drenicës: Nuk na ndihmojnë

Mbi protestat që po zhvillohen në zonën e Drenicës, me anë të një statusi në Facebook ka reaguar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Në statusin e tij, Thaçi është shprehur se protestat tregojnë që plagët e luftës janë ende të hapura por bllokimi i rrugëve nga ana e banorëve të Drenicës nuk ndihmon.

Ai shkruan se të gjithë duhet të përmbahen në mënyrë që të tregojnë kulturë minimale në mënyrë që të ngrihen mbi plagët dhe dhimbjet e shumta.

Të gjithë duhet të përmbahemi dhe të tregojmë kulturë minimale njerëzore të mirëkuptimit dhe komunikimit njerëzor. Ne duhet të dimë të ngrihemi mbi vetveten, mbi plagët dhe dhimbjet e shumta. Duhet ta bëjmë këtë për hir të paqes dhe pajtimit.

Hashim Thaçi

Postimi i Thaçit në Facebook:

Qeveria e Republikës së Kosovës, ditë më parë kishte miratuar kërkesën për vizitën e Presidentit të Serbisë në Kosovë, duke përfshirë itinerarin e saktë.

Por, për shkak të rrethanave të reja të krijuara dhe ruajtjes së sigurisë së qytetarëve dhe të vetë delegacionit të presidentit serb, sot Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për anulimin e vizitës së tij në fshatin Banje.

Si President i Kosovës, e mirëkuptoj plotësisht reagimin e qytetarëve të Drenicës, të cilët kanë shprehur revolten e tyre të arsyeshme kundër një vizite të tillë. Kjo tregon se plagët e dhimbjes dhe luftës janë ende shumë të freskëta.

Megjithatë, në kohën kur jemi duke bërë përpjekje për paqe dhe pajtim, protestat dhe bllokimi i rrugëve, aspak nuk na ndihmojnë.

Prandaj, unë e kuptoj edhe zhgënjimin e banorëve të komunitetit serb në fshatin Banje, për pamundësinë e realizimit të kësaj vizite.

Të gjithë duhet të përmbahemi dhe të tregojmë kulturë minimale njerëzore të mirëkuptimit dhe komunikimit njerëzor.

Ne duhet të dimë të ngrihemi mbi vetveten, mbi plagët dhe dhimbjet e shumta. Duhet ta bëjmë këtë për hir të paqes dhe pajtimit.


Lajmi kryesor:

Përfundon vizita e presidentit serb në Kosovë, Vuçiç nuk shkel në Drenicë, shqiptarët bllokojnë rrugët (VIDEO)


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sulmet ndaj SPAK dhe ‘spastrimet’ në parti, Ilir Meta sonte në 21:00 në Frontline në Report Tv

Sulmet ndaj SPAK dhe ‘spastrimet’ në parti, Ilir Meta sonte në 21:00 në Frontline në Report Tv