Protesta kundër shembjes së Teatrit, artistët marshojnë para Presidencës: Pa Teatër, pa MSA s'ka Europë

Artistë, qytetarë, aktorë, dhe anëtarë të shoqërisë civile, kanë marrë pjesë në protestën që po zhvillohet pasditen e sotme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Protestuesit janë vendosur para Presidencës ku pritet të zhvillojnë edhe një marshim para Kryeministrisë.

Ata kanë thënë se s’kanë për të lejuar shembjen e Teatrit Kombëtar. Disa nga protestuesit kanë mbajtur në duar pankarta me thirrjet:

“Jo shembjes, jo shkatërrimit. Teatri i Qytetarëve. Eja mblidhuni këtu këtu bashkë me ne. Rroftë Shqipëria, poshtë diktatura. Teatri është i joni…“.

Disa nga aktorët kanë marrë fjalën në protestë dhe i kanë bërë thirrje Presidentit të Republikës, si edhe shoqërisë shqiptare të mos lejojnë kalimin e ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar, dhe ndërtimin e një teatri të ri.

Ora 20:28
FOTOLAJM/ Tirana braktis kundërshtarët e Teatrit pas botimit të skandaleve, pak njerëz në protestë

Pjesëmarrja në ecjen në Bulevard kundër ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar, organizuar nga Partia Demokratike dhe grupi i protestuesve ‘kronikë’, që dalin kundër çdo projekti të ri në Tiranë, është shumë e ulët, disa dhjetëra persona, duke e çuar në dështim atë.

Aty janë mbledhur pak mbështetës të PD-së, drejtuesit e shoqatave të artistëve, ish drejtorë të LSI-së, si dhe të rinjtë që protestojnë kundër gjithçkaje në Tiranë, ashtu siç bënë edhe dy vjet më parë kundër këndit të lodrave te Liqeni, kundër Pazarit të Ri apo sheshit “Skënderbej”. 

(Pjesëmarrësit në protestën kundër Teatrit)

Fotot e realizuara me dron nga ecja e grupimit në fjalë tregojnë një mosinteresim nga qytetarët e Tiranës. Dy ditët e fundit, media ka botuar skandalet e drejtuesve regjisorë të protestës kundër teatrit, të cilët rezultojnë të dënuar nga Gjykata e Rrethit Tiranë për vjedhje të fondeve të filmave.

Ora 20:38
Zenelaj thirrje Metës: Bëhu burrë! Apeli për Majkon: Dole nga rreshti, historia s’mban mend dele

Gjatë protestës, fjalën e ka marrë dhe aktori Gent Zenelaj. Zenelaj i ka drejtuar një thirrje Presidentit Ilir Meta, të cilit i ka kërkuar të bëhet burrë. Aktori i ka drejtuar një apel edhe ministrit Pandeli Majko, të cilit i ka thënë të mos e njollosë veten.

I dashur President i vendit tim bëhu burrë! do jesh i dyti pas Majkos që del nga rreshti. Historia s’mban mend dele, por ata që dalin nga reshti, mbajnë mend ujqër, ashtu siç janë edhe këta burra e gra që janë mbledhur këtu… Mos e njollos vetes me këtë turp. Kjo s’është Tirana që duam. Ajo atje do jetë një WC e madhe, siç bëjnë punë publike këtu. Duam të jemi kanakare si kroatët dje. S’kanë asnjë më shumë se ne, por s’kanë politikanë si ne.

Gent Zenelaj, aktor

f.g./al.sp.
Komento

Komente

  • Arbëri: 12/07/2018 22:04

    Si nuk lodhen këta injorant ? Për qdo gjë kundër...!!!

    Përgjigju
  • Toni: 12/07/2018 21:13

    Poshte diktatura e injoranteve “artiste-PD-iste-aktiviste”!!!

    Përgjigju