POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Protesta/ Lindita Nikolla te konviktet e studentëve: Në janar do të shikojnë ndryshimin

TIRANE-Në kohën që përpara Ministrisë së Arsimit dhe Sportit po protestohej nga studentët për plotësimin edhe të tre kushteve të tjera, Lindita Nikolla ka inspektuar investimin që po kryhet në godinat e Qytetit Studenti Nr.2, pranë “21 Dhjetorit” në Tiranë.  Ministrja Lindita Nikolla  deklaroi se investimi për godinat e studentëve është prioritet i qeverisë pasi janë akorduar 18 milion euro. Si investimet në këto 4 godina që akomodojnë mbi 1 mijë studentë  do të shtrihen me të njëjtin standard edhe në Qytetin Studentit për shumë prej godinave rezidenciale

“E kënaqur nga sa pashe, është godina e tretë nga katër godinat këtu në qendrën studentore Nr.2,  që do të akomodojë studentë të inxhinierisë. Dy godina kanë përfunduar, kjo është e treta, vijojnë punimet tek e katërta. Standarde që kurrë nuk i kemi parë në godina studentore, qoftë në apartamentet ku ata do të akomodohen, po ashtu edhe me gjithçka tjetër që ka të bëjë me standardet, pra duke pasur një kuzhine të përbashkët në çdo kat, duke mundësuar sallën e studimit, internet në çdo dhomë.  Gjithçka që studentët të kenë kushtet optimale për të vënë prioritet atë që është në fakt qëllimi i tyre, rezultatet sa më të  mira në universitet.

Kushtet në konvikte është një nga tre kërkesat e tjera të studentëve që vijojnë protestën para Ministrisë së Arsimit. Ndërkohë që më herët ministrja kërkoi një përfaqësi nga studentët për të negociuar, por që nuk u pranua (lexo ketu).

d.ba./b.ha.
Komento

Komente

  • gloria: 07/12/2018 22:08

    Jep dorheqjen je komplet e pa afte, perpara se te te nxjerin me dhune ik vete. Jeni shkeputur nga hallet e popullit dhe eshte fatkeqesi kombetare qe te vi ne pushtet Sali krimineli. Jeni te gjithe plera.

    Përgjigju
  • Lapi: 07/12/2018 17:17

    Vetem tani tu kujtua te shkosh tek konviktet e stdenteve. Nje pallat 10 katesh qe eshte per tu shitur perfundon brenda nje viti, ndersa shkollat, kopshtet, cerdhet e femijeve me nga dy, tre deri ne pese kate duan 4-5 vjet te perfundojne. Edhe ti zonja Ministre i ke bere mu...ne punes mu ne te, vetem perdredhje e sperdredhje qe kur je bere ministre e deri me sot. Punoni o ditezinj pak edhe per kete popull qe ju voton, mos ia delegoni ne shpine te gjitha Kryeministrit, se e bete lecke mavrine duke ju mbrojtur e mbyllur skandalet e e njepas njeshme tuajat.

    Përgjigju