Protesta masive kundër vizitës së Donald Trump në Londër, 100 mijë njerëz në rrugë

Presidenti I SHBA-së Donald Trump gjatë vizitës së tij dy ditore ne Britaninë e Madhe është shfaqur kontradiktor në deklaratat e tij për Brexit. Pasi u shpreh për 'The Sun' se Kryeministrja Britanike Theresa May me planin e Brexit do të vriste marrëveshjet trgtare mes vendeve, Trump në takimin me May-in ka ndryshuar qëndrim duke thënë se marrëdhënia SHBA-Mbretëri e Bashkuar është e fortë dhe e veçantë.

Në konferencën e përbashkët me Kryeministren Britanike Therersa May, Trump u shpreh se Brexit ishte një "mundësi e pabesueshme". Ndërsa May tha se ata kishin diskutuar për një marrëveshje tregtare “ambicioze” mes Britanisë dhe SHBA-së . Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më parë vizita e Trump në qendër të Londrës është pritur me protesta.

Mijëra britanikë kanë marshuar në Londër me pankarta kundër Trump dhe tullumbace të mëdha të cilat portretizojnë presidentin amerikan si një fëmijë. Protestat pritet të shoqërojnë vizitën e Trump edhe gjatë ditës së shtunë. Trump gjendet në Britani pas pjesëmarrjes së tij në samitin e NATO-s dhe pak para takimit me presidentin rus, Vladimir Putin në Helsinki më 16 korrik.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA

Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA