Protesta në Gjirokastër, përkujtohen shqiptarët e vrarë në Greqi (VIDEO)

Ndërsa në Bularat zhvillohej ceremonia përkujtimore 40 ditë pas vrasjes së ekstremistit Kostandinos Kaçifas, në Gjirokastër, në sheshin “Çerçiz Topulli”, shoqatat atdhetare organizuan një protestë për shqiptarët e vrarë në Greqi ditët e fundit. LEXO KETU Protesta u bë në sheshin, afër të cilit ndodhet edhe konsullata greke në Gjirokastër. Disa policë monitoruan zhvillimin e protestë  Që prej orëve të para të mëngjesit në Pikën kufitare të Kakavijes, forca të shumta policie dhe antiterrori kanë nisur kontrollet tek çdo person që ka kërkuar të hyjë në territorin shqiptar.

Me flamujt kuqezi dhe me tingujt e këngës himn ‘’Shqipëri o nëna ime”, aktivistët hodhën valle pranë memorialit të Çerçiz Topullit si dhe mbajtën fjalime ku dënuan vrasjen e shqiptarëve në Greqi dhe qëndrimin e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë që nuk ka reaguar. ‘’Sot ne marim  pjesë në këtë protestë për të kujtuar viktimat shqiptare në Greqi, që janë vrarë padrejtësisht edhe pse kanë qenë të pafajshëm”, -u shprehën pjesëmarrësit në protestë.

Sipas korrespondetit të Report Tv, në protestë ishin të pranishëm edhe shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia, përveç dhjetra protestuesve të nisur nga Tirana.

Gjatë protestës ka patur edhe moment tensioni mes protestuesve, kur në podium është ngjitur një përfaqësues I të ashtuquajturës “Republikës së çamërisë” e drejtuar nga Festim Lato. Ai është ndërprerë nga disa pjesëmarrës, ndërsa njëri prej tyre deklaroi: Zagarët dhe tinzarët nuk u shërbejnë popujve tanë. Ne si popuj jemi shumë të lidhur me njëri-tjetrin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pashuku: 08/12/2018 19:27

    Turp per shqiptaret qe nuk mbushen sheshin ne GJirokaster per te protestuar kunda kriminleve grek.por me teper kidhte grek te ardhur per ket perkujtimor.bravo anti terrorit qe nuk lejuan kriminelet te futen ne shqiperi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’