Protesta në 'Rrugën e Kombit', këshilltarët bashkiakë letër Metës: Lironi 4 kuksianët e burgosur

Protesta në 'Rrugën e Kombit', këshilltarët bashkiakë letër Metës: Lironi 4 kuksianët e burgosur

Protesta në "Rrugën e Kombit"

Këshilltarët Bashkiak të Kukësit, Hasit dhe Tropojës i kanë dërguar një peticion presidentit Ilir Meta, lidhur me burgosjen e 4 kuksianëve që u arrestuan pas protestës së dhunshme në “Rrugën e Kombit”.

Në letrën drejtuar presidentit i kërkohet  që të ushtrohet autoriteti ligjor i Presidentit për lirimin e 4 të burgosurve dhe ndërprerjen e procedimit penal ndaj protestuesve të tjerë.

 Në vijim të situatës së krijuar pas protestave për anulimin e taksës në Rrugën e Kombit, ne, këshilltarët bashkiakë të Kukësit, Hasit dheTropojës, ju kërkojmë si President i Republikës të ushtroni autoritetin tuaj ligjor për lirimin e 4 të burgosurve si dhe ndërprerjen e procedimit penal ndaj protestuesve të tjerë.

Këshilltarët e Këshillit Bashkiak të Kukësit, Hasit dhe Tropojës

Anëtarët e këshillit Bashkiak kanë shkruar së do të vazhdojnë të jenë në mbrojtje të tyre deri në shpalljen e pafajshme të protestuesve. Në peticionet e dërguara ndaj kreut të shtetit lexohet kërkesa e tyre dhe emrat e nënshkruar.

Më 31 mars, banorë të qarkut të Kukësit protestuan dhe dogjën traun e pagesës në Rrugën e Kombit, akt që çoi 23 persona në pranga, katër nga të cilët janë ende në qeli. Ndërsa qeveria pritet në vijim të bëjë publike tarifën e re për banorët e qarkut të Kukësit, në Rrugën e Kombit të gjithë po qarkullojnë pa pagesë.



(Peticioni i Këshilltarëve Bashkiakë të Kukësit, Hasit dhe Tropojës, drejtuar presidentit Ilir Meta)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale