Protesta për ‘Unazën e Re’/ Veliaj: Jemi votuar për të zgjidhur problemet e qytetit, jo të PD-së

Pas protestës së banorëve të unazës së re paraditen e sotme ka reaguar kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka deklaruar se shanset që projekti të ndalet janë zero, ndërsa për familjet që preken do të ketë bonus qiraje. Veliaj u shpreh se 99% e banorëve të Tiranës janë dakord që të ndërtohet unaza e re, e cila do t’i jepte zgjidhje kaosit me trafikun.

99.9% e njerëzve duan që qyteti të zhvillohet, të rregullohet trafiku. Një pjesë e jona ka parti politike shpellarë që shqyejnë dhe dhunojnë njerëzit që punojnë për këtë qytet. Shumica e qytetarëve duan që unaza e re të bëhet.  Edhe për bulevardin e ri ishte e njëjta parti, shpellarë, që shkatërrojnë. Është i njëjti film që e kemi parë dhe ky film përfundon me fitoren e qytetit, të njerëzve të mirë, që duan rendin dhe nuk kanë zaptuar, nuk shqyejnë dhe nuk vijnë nga shpellat.

Njerëzit thonë kur të zhbllokohet trafiku te Shqiponja do të marrë frymë Tirana, por çfarë do të mbetemi në epokën e gurit, se disa njerëz nuk pranojnë dëmshpërblimin, nuk ka shans. Shanset janë zero që kjo betejë të ndalet. Kur ka zhvillime ka disa njerëz që gjenden në situatë të vështirë. Për të gjithë njerëzit që janë prekur do të kenë trajtim edhe më të mirë. Kemi ofruar tre vite qiranë, për ata që nuk kanë asnjë letër që kanë zaptuar tokën e dikujt tjetër në gjurmën e unazës. Ka qenë 2 vite ne do e bëjmë 3 qiranë.

Erion Veliaj

Kryetari i bashkisë e cilësoi protestën e zhvilluar dje dhe sot para bashkisë së Tiranës si të sponsorizuar nga Partia Demokratike, që sipas tij është e trembur për humbjen e radhës që e pret në kryeqytetet në qershor të 2019.

Si mund të jenë kaq hajvanë që mendohet se fitohet vota duke bllokuar. Njerëzit nuk janë budallenj, nuk hanë barë. Aty ku u bë rroga te Komuna e Parisit fitoi PS. Kush është me letra do marrë lekët, kush bëri lazvash, gomisteri dhe i ra qylit këto vite apo kush ka bërë karabina... Për të gjithë Tiranën unaza e re është një shkarkim, flasim për një minorancë që bën zhurmë, por për këtë shumicën e heshtur do të flasim ne. Sot dëgjoja njerëz nuk janë aty me banim. Ai Gjuzi, që nuk e ka shtëpinë aty. Po bëjnë cirk se kryetarit të partisë po i vjen disfata tjetër. Në protestë kishte mitingashë të marrë me qira.

Erion Veliaj

Gjithashtu ai akuzoi Bashën se shet kauzat për interesin e tij, ndërsa në fund kishte një apel për demokratët që të distancohen.

E vutë re që Luli nuk e përmendi “Viktoria Invest”. Kush ka punuar dhe kush ka qenë gazetar që ka mbuluar Bashkinë e Tiranës e di që”Viktoria Invest” merrte 80 për qind të punëve në këtë bashki. E vutë re që çunit të llastuar , kalamait që drejton SHQUP-in i iku goja, se pranonte që 80 për qind e kësaj bashkie menazhohet nga kjo kompani. Kjo tani ëhstë një nga përfituesit. Oligarkë janë dy të tjerët, jo ky i treti?!

Dakord, meqë nuk I duam këto, kompania e Lulit ti kthejë leket dhe ne leket e Viktoria Invest t’i blejmë të gjithëve vila, shtëpi. Ka vila pa fund në farkë, në lundër, të shkojë tua blejë, meqë Luli nuk i do se Luli punon për popullin. Thirrja ime për gjithë banorët që po përdoren padrejtësisht që po përdoren mish për top dhe vijnë te bashkia kur s’ka lidhje fare bashkia. Bashkia është vetëm t’u ndihmojë kush do dorën e bashkisë. Pyesni qytetarët e Kukësit, pse e la Luli betejën te Kukësi, a nukt ha që mbi trupin tonë të vdekur do kalojë dhe do ngrihet, pse e la?

Shiheni ku I mori zyrat kunati I Lulit, katin e parë të kujt hoteli në Tiranë, të kujt oligarklu që thotë Luli është oligark, çfarë lidhje ka me atë operacion të Kukësit dhe e kuptoni pse e la protestën. Lulit mor vlla sa I jep lekët e lë protestën, sapo kompanitë që po ju vë gjobë të bëjnë pagesën te Kunati dhe te Luli, ai do ta lërë protestën. Banorët në fund të ditës prap me bashkinë do I zgjidhin hallet. Lulin sot e përdor vetëm për mish për top. Është kthyer një parti politike, partia që solli pluramizmin në Shqipëri në një agjenci gjobash

Erion Veliaj

Banorët e “Astirit” të mbështetur edhe nga deputetët e opozitës protestuan edhe sot për rreth një orë para bashkisë. Fillimisht ata bllokuan rrugën, ndërsa më pas tentuan që të hapin derën e hekurt me forcë për të hyrë në bashki. Momenti i tensionit ka zgjatur pak sekonda, ndërsa të pranishme ishin dhe forcat e policisë. Banorët i bënë thirrje kryebashkiakut Veliaj që ti presë për të diskutuar për të gjetur një zgjidhje për banesat e tyre.

Për projektin e unazës së re parashikohet që të prishen 317 objekte, 163 prej të cilëve janë në proces legalizimi dhe do të skualifikohen, 123 janë me vërtetime pronësie. Mes banesave që janë prekur nga plani dhe pritet që të prishen është edhe ajo e Nexhmije Hoxhës. Prishja e ndërtesave të banimit ka shkaktuar reagime nga banorët e zonës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • daku: 14/11/2018 08:50

    O Daku po kujt po i kercet per shqiponjen.Une dua qe kur te kaloj te mos rri ne trafik 2 ore.Ato qe i kane me letra e dokumenta te marrin leket deri ne kokrren e fundit.Ato qe s'kane letra le te mos flasin.S'kam pse paguaj une nga leket e mija e taksat e mija per to.Keto leke te shkojne per shendetesi apo arsim se po na dalin kalamajte dallkauke.Te rriten rrogat e mjekeve dhe infermiereve apo arsimtareve.S'kam pse paguaj une per ato qe zaptuan token dhe e shfrytezuan dhe 25 vjet dhe tani kerkojne prap te marrin nga leket e popullit.Sa per Viktoria Investin i ke lujt fene qe ia ke permendur.Te tregoj Basha c'lidhje ka me oligarkun dhe a eshte aksioner tek kjo firme.Pse s'flet Basha kush ishte sponsori kryesor i fushates per bashkine e TR ne 2011.Pse s'thote Basha qe 500 punetoret e kesaj firme votuan ne Tr m.gj.s vendbanimin e kishin ne El.Shume prej tyre votuan 2 here ne ato pale zgjedhje.Pse s'flet Basha per tregtine e droges qe ka bere e ben Fatmir Kuci bosi i firmes.Po sikur te dali ne pergjime gjithe kjo qe po them.A eshte bere tregti droge me makinat e UMNIKUT kur Basha ishte ne Kosove me Fat Kucin.Basha eshte fatkeqesia e ketij vendi.Edi Rama eshte drogmen,hajdut,arrogant,i korruptuar por eshte ne pozite.Fatkeqesia e ketij vendi eshte Luli se po nuk pati opozite jemi ne komunizen.Luli nuk eshte i besuar dhe sheh vetem interesin e vet.

    Përgjigju
  • dita: 14/11/2018 08:33

    Po more po rruga do behet, shqiperia nuk do rri pre e presioneve por do zhvillohet!!! Ju pelqeu kur zute token e tjtrit tani erdhi rradha te kaloni ne semafor si te gjithe..

    Përgjigju
  • Cim tironci: 14/11/2018 03:27

    Mistrecerija e erion fikut ka arritur kulmin C LIDHJE KA KETU PD KU ATIJ TJETRIT PO I PRISHET SHTEPIJA

    Përgjigju
  • Hajduteri: 13/11/2018 13:56

    Hajduteria dhe tradhetia jane ulur kembekryq ne tirane dhe anembane. Shqiponja s’ka lidhje me PD-ne. Ajo ishte dhurate nga Shqiptaret qe jetojne jashte ore mi i shemtut. Shqiponja mund te anashkalohej ose mund tu perfshinte ne projektin e unazes, por jeni krijesa pa shtylle kurrizore dhe ju mungon aftesia themelore e te qenurit njeri. Ajo e respektit per dinjitetin e njeriut dhe respekti per vullnetin e lire! Do shihemi ne gjyq, pasi t’ju qerojne nga karriget!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'Studio Live'/ Bandat e Lushnjes, Softa: Laert Haxhiu akuzohet për vrasje që 18 vjeç! Gazetarja: Saga nuk ka përfunduar

'Studio Live'/ Bandat e Lushnjes, Softa: Laert Haxhiu akuzohet për vrasje që 18 vjeç! Gazetarja: Saga nuk ka përfunduar