Protesta, Rektorati i UT thirrje studentëve: Kthehuni në mësim, shtyhet afati për tarifën

Protesta, Rektorati i UT thirrje studentëve: Kthehuni në mësim, shtyhet afati për tarifën

Mynyr Koni, Rektor i UT dhe foto nga bllokimi i dyerve të fakulteteve nga studentët

Rektorati i Universitetit të Tiranës i bën thirrje studentëve që t'i rikthehen procesit mësimor në fakultete pas protestës e cila vijon prej ditëve të para të dhjetorit 2018. Ka qenë një mbledhje e Rektoratit këtë të premte që ka vendosur nisjen e procesit mësimor. Vendimi për rinisjen e mësimit në fakultete mban firmën e rektorit Mynyr Koni.

Rektorati i UT kërkon nga studentët të ulen në auditore duke iu garantuar edhe të drejtën e protestës, ndërsa njofton shtyrjen e afatit për shlyerjen e tarifës së studimeve. Sa i takon tarifës së studimeve, qeveria ka vendosur ta paguajë atë vetë 100% për studentët ekselentë dhe ata në nevojë, ndërsa pjesa tjetër e studentëve do paguajë vetëm 50% të asaj që kanë paguar deri tani. 

Gjithashtu, Rektorati njofton edhe zëvendësimin e orëve mësimore të humbura për shkak të protestës ndonëse për këtë pjesë nuk ka një sqarim të detajuar nga Rektorati i UT.

Vendimi i Rektoratit të UT për rinisjen e mësimit në fakultete

Vendimi i Rektoratit të Universitetit të Tiranës vjen në një kohë kur protestët po protestojnë përmes bojkotit dhe ngujimit në fakultete, pasi hoqën dorë nga organizimet në rrugë. Edhe sot ata janë ngujuar në Fakultetin Ekonomik dhe atë të Drejtësisë ku kaluan edhe natën duke qëndruar në auditore (Lexo këtu). 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bxjsnsbsb: 11/01/2019 13:59

    Kur genjeni dhe per permbajtjen e shkreses qe publikoni, imagjino tjerat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet