POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Protesta studentore edhe në Tetovë: Të depolitizohet arsimi, të plotësohen kërkesat tona

Studentët gjatë protestave ne Tetovë

Të organizuar nën ermrin “ Studentët e revoltuar” qindra studentë shqiptarë kanë protestuar të martën në Tetovë duke kërkuar ngritjen e cilësisë së arsimit të lartë, depolitizimin, luftën kundër korrupsionit dhe uljen e taksave për pagesa. 

Me thirrjet për depolitizim, drejtësi dhe transparencë studentët shqiptarë në Maqedoni, protestuan para sheshit “Iliria” duke kërkuar të plotësohen të drejtat e tyre elementare. Kërkesat e tyre, studentët ua kanë drejtuar Qeverisë së Maqedonisë dhe rektorëve të universiteteve për  mësim në gjuhën shqipe, ku bëjnë pjesë, Universiteti i Tetovës, Universiteti “Nënë Terezë” dhe Universiteti i Evropës Juglindore

“Tek prisnin të piqeshin kushtet, na u kalbën dëshirat”, nën këto thirrje studentët kanë zhvilluar protestën pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës, ku kërkuan nga autoritetet që t’ua plotësojnë kërkesat e tyre të cilat dolën në formën e thirrjeve , kundër korrupsionit në universitete, depolitizim të universiteteve, por edhe çështjeve tjera me të cilat përballen studentët.

Sipas mediave vendase protesta kanë ardhur si mbështetje e protestës së studentëve në Shqipëri , por kërkesat kanë dalë nga gjendja e arsimit të lartë në Maqedoni. Formati i kësaj proteste është i ngjashëm me ato të Shqipërisë, ku mijëra studentë po protestojnë prej  16 ditësh në kryeqytet dhe rrethe ku kërkojën  plotësimin e kërkesave të tyre, të parashtruara në 8 pika kryesore ku kërkohet përgjysmim i tarifave studimore dhe përmirësim të kushteve të cilësisë së mëesimdhënies deri në  sistemit arsimor.

b.xh.
Komento