Protestat e banorëve në Shkozë, Artan Lame: Kanë të drejtë, shteti nuk e përfundoi procesin e legalizimit

TIRANË- Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese gjatë prezantimit të projektligjeve për kadastrën dhe prezantimin e projektligjit për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë ka sjellë në vëmëndje edhe protestën e banorëve tek zona e Shkozës.

Gjatë fjalës së tij, kreu i ALUIZNIT, Artan Lame, është shprehur se banorët protestojnë pasi shteti nuk e përfundoi procesin e legalizimit.

Të gjithë letrat turke të përdoruar për kthimin e pronave janë të pavlefshme. Edhe turqit nuk i njohim më letrat e tyre.  Nuk duhet të njihen. Ka një kaos institucional në lidhje me pronat. Ndarja e tokës është bërë me një proces abuziv. Dhe pastaj banorët protestojnë. Kanë të drejtë.  Banorët protestojnë sepse shteti është i paaftë dhe nuk e përfundoi procesin e legalizimit.

Artan Lame, kreu i ALUZINIT

Në Shkozë preken 16 objekte pa leje në kuadër të ndërtimit të Unazës së Madhe ndërkohë që mjetet e IKMT-së vijojnë punën për priushjen e ndërtesave pa leje. 

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, kreu i ALUIZNIT, Artan Lame ka folur edhe mbi çështjen e ‘Unazës së Re’. Lame bëri përgjegjëse Partinë Demokratike, e cila sipas tij edhe gjatë kohës që do linte pushtetin në vitin 2013 legalizoi 49 objekte në zonë.

Legalizimi i Unazës nga pikëpamja formale  dhe legalizimet e bëra në kohe janë të rregullta. Nga pikëpamja morale janë 49 legalizime të bëra në korrik- shtator 2013, pra që kishin lënë vulën, pa u formuar qeveria e re.Edhe brenda saj duke e ditur shumë mirë që Unaza do zgjerohej nuk e kishin publikuar këtë projekt të gjerë dhe ky moslajmërim i njerëzve bëri që të krijohej shtegu i ndërtimit por dhe me atë shtrat të Unazës që parashikon. Shteti duhet të merret me regjistrimin e problemeve. Kohë pas kohë o i ka hequr kompentecat vetes, ose gjykatat e kanë penguar shtetin të rregullojë situatat negative

Artan Lame, kreu i ALUIZNI

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alban: 04/12/2018 22:52

    Listoni objektet qe prek rruga,sa jane legalizuar ne periudhen e 2013 dhe sa nga drejtoria juaj.te gjithe te barabarte.legalizimi ne 2013 nuk kishte dijeni per kete projekt,por ju sot po,dhe panvarsisht kesaj legalizuat deri ne momentin e fundit me kushte marramendese qe vuri Tirana Veri.pyesni 3 drejtoret qe nderruat vetem ne 6 muaj.

    Përgjigju
  • Alban: 04/12/2018 22:52

    Listoni objektet qe prek rruga,sa jane legalizuar ne periudhen e 2013 dhe sa nga drejtoria juaj.te gjithe te barabarte.legalizimi ne 2013 nuk kishte dijeni per kete projekt,por ju sot po,dhe panvarsisht kesaj legalizuat deri ne momentin e fundit me kushte marramendese qe vuri Tirana Veri.pyesni 3 drejtoret qe nderruat vetem ne 6 muaj.

    Përgjigju
  • Veritas: 04/12/2018 18:44

    ..Shumica e Poopullit..,do Rruge e Infrastrukture...,do Zhvillim..,duke ruajtur Mjedisin..,Dhe hapsirat Publike!..Duhen hedhur poshte te gjithe muret e ngritur.."xanun me dhune"..-rreth e rrotull AtDheut

    Përgjigju
  • tini: 04/12/2018 15:42

    Artan meqe thua se legalizimet nga PD jane abuzive , dhe qe dihej se aty do kalonte unaza e Tiranes ; keni bere ndonje padi penale per personat pergjegjes ? Llafe dhe vetem llafe . Zaptimi i tokave qofte private dhe qofte shteterore eshte krimi me i madh qe PD i ka bere Shqiperise per pronat

    Përgjigju
    • BLU: 04/12/2018 17:08

      SHTET LESHI U VUNE PERPARA SOJ SOJ HAJDUSH E ZAPTUESISH MALOK DHE JU BASHKE ME SALI SHPELLARIN PRISHET SISTEMIN E BAZZAVE TE KOMBIT QE ISHIN FAMILJET E MEDHA ,U MORET TOKAT UA ZAPTUAET ME CECENE TE ARDHUR NGA SHPELLAT E DRAGOBISER ,E TEPELEN-TOMOR.NXORET EDHE LIGJIN E TJETRSIMIT 7501 E PASTAJ UA KTHENI TRUALL,OSE I SHUMEZUAT ME NJE TARIFE MINIMALE PER M2,POR NUK E DINI SE DITA DO VIJE DHE DO TI PAGUANI SE TANU KUJTONI SE DO JA HIDHNI DUKE I PAGUAR SHTETI NE STRSBURG....??!!!

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet