Protestat e studentëve, Nikolla për Report Tv: Gati për ta hequr nga VKM-ja tarifën për lëndët e mbartura

Qeveria është e gatshme të heqë nga VKM-ja nr.282 për ligjin e Arsimit të Lartë, pika 4 mbi tarifën për lëndët e mbartura. Kështu u shpreh në një intervistë ekskluzive për Report Tv ministrja e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë, Lindita Nikolla. Ajo shpjegon shqetësimet e studentëve të cilët zhvilluan një protestë përpara Ministrisë së Arsimit, kundër tarifës për provimet e mbartura. Nikolla sqaroi se është e gatshme për të dialoguar, ndërsa shtoi se qeveria është e gatshme të shkojë drejt heqjes së tarifës nga VKM-ja dhe të jetë vetë universitetet dhe fakultetet ato që të vendosin lidhur me këtë tarifë nëse duhet aplikuar apo jo.  

INTERVISTA 

Paraditen e sotme u zhvillua një protestë nga studentët, cili është komenti juaj dhe a janë reale kërkesat e studentëve?
Patjetër që studentët kanë gjithë të drejtën që të adresojnë problemet e tyre. Ka filluar si shqetësim në Fakultetin e Arkitekturës për shkakun se administratori i këtij Fakulteti pa asnjë komunikim me stafin drejtues ka shpallur një datë fikse se kur duhen paguar tarifat. Shqetësimi në këtë fakultet lidhej me faktin që nuk ishte pagesa me këste. Ky moment është adresuar para autoriteteve të atij fakulteti dhe administratori ka rënë dakord që të ketë datë tjetër dhe të ruhet tradita e pagesës me këste. Sot paraprirë nga disa sinjale në rrjetet sociale, studentët sollën para meje një kërkesë. Nuk kam qënë as e ngujuar dhe nuk kam lëshuar asnjë përgjigje me arrogancë. Kam ftuar studentët në një takim, në një mjedis ku e shohim dhe dëgjojnë njëri-tjetrin. Nuk e kanë pranuar këtë mundësi, kanë kërkuar që të dal në shesh dhe të komunikoj në shesh. Kjo nuk është etike. Atëherë do të ishte arrogancë.

Pas insistimeve të vazhdueshme për të komunikuar nuk e panë arsyeshme dhe më dërguan një kërkesë. Studentët shqetësohen për një situatë hipotetike që do të japë efektet pas një viti. Garantoj prindërit e tyre që kemi më shumë se një vit kohë që ta shikojmë me shumë qetësi këtë gjë. Nëse duan të jetë në tagër të univeristeteve, ne jemi të gatshëm ta pranojmë. Aryset se përse është vendosur kjo tarifë ka ardhur nga universititeti për të demotivuar mbartjen e lëndëve. U pa si një incentive për të qënë krah prindërve shqiptarë dhe për të marrë provimet në kohën kur duhet marrë provimi. Kjo VKM hyn në fuqi vitin që vjen. Nëse përfaqësuesit e universiteteve e shohin që edhe pse kjo është ngritur në parime të shëndetshme për të motivuar cilësinë do ta lëmë në tagër të universiteteve. Me ligjin e ri të arsimit të lartë, qeveria ka vetëm një përgjegjësi dhe ajo është që të përcaktojnë tarifën maksimale dhe më pas i mbetet vendimi univerisiteteve. Tarifat janë nën koston reale. Edhe këtë pikë e diskutuam me përfaqësues të universitetve. Është debat që duhet të shterojë në univerisitet dhe janë ata që e gjykojnë sa do të jetë masa e tarifave në programe të caktuara studimi. P.sh. universiteti i Vlorës për disa programe e ka ulur tarifën dhe e ka mbajtur njësoj. Ka 5 vite që tarifat nuk rriten. Kërkesa tjetër që lidhet me përmirësimin e kushteve, është shumë e drejtë. Meritojnë kushte shumë të mira në godinat ku akomodohen. Por në vetëm 2 vjet po spenzohen 2 milion euro që janë investuar tek UPT. Është proces që zhvillohet dhe do të mbajmë angazhimin që qytet Studenti dhe godinat e univeristeteve të jenë në kushtet e duhura.  

Znj.Ministre ju sot keni bërë një shpjegim mbi VKM-në nr.298. Pse nuk është bërë një informim më parë për të mos ardhur në këtë situatë?
Kjo VKM ka hyrë në fuqi në maj. Si është e mundur që u bë problem tani, mendoni se kanë qenë të paiinormuar dhe tani u informuan? E kundërta është e vërtetë. Nuk ka asnjë VKM dhe nuk ka asnjë vendimmarrje nga MAS-i që nuk merret duke komunikuar me universitet. E sqarova me rektorët dhe dekanët dhe nuk paati asnjë lloj kundërshtie. Ka qenë një vendimmarrje rutinë në zbatim të ligjit. Edhe në 2013-ën kemi një VKM për përsëritësit sa i takon pagesës së vitit, ka ardhur kjo shtojcë për shkak të faktit se disa programe universitare ka qenë shqetësim i madh që studentët lënë shumë lëndë të mbartura...shkojnë në vitin e tretë dhe kanë ende pa marrë lëndët e vitit të parë, duke krijuar një lloj amullie eduke lënë shteg edhe për korrupsion. Kjo ka qenë arsyeja. Mbetem e hapur, ndaj i thirra edhe në prani të medias, ato bënë reagimin e parë, treguan gatishmërinë e tyre dhe pres që nëse vërtetë gjykojnë që kjo duhet hequr, patjetër, në nuk e bëjmë pjesë të VKM-së është pjesë e vendimmarrjes së çdo fakulteti dhe universiteti

Pse mendoni se studentët refuzuan takimin?
Nuk besoj se ata refuzuan takimin me mua. Ata kërkonin që unë të bëhesha pjesa e show-t të tyre. Ata janë të rinj dhe kanë edhe krijimet te tyre të veta qoftë edhe artistikisht për mënyrën sesi demonstrojnë, unë kam detyrën që të ushtroj të gjitha kompetencat e mia, të ruaj etikën, detyrimin dhe përgjegjshmërinë për të mos u përballur me skena që besoj as prindërit dhe as shoqëria nuk do t'i shkonin për shtat. Por një gjë dua ta them me tërë fuqinë e mendjes dhe shpirtit, unë fare mirë mund të isha në mesin e tyre, por nëse ata do të lejonin që unë t'i dëgjoja. Nuk është ky respekti për studentët, respekti për studentët është kur dyert janë të hapura, ftesa është ku të duan ata. Jam dhe unë që shkoj në universitet po të duan. Por jo nën goditjen e vezëve dhe britmave, kjo nuk është etike sepse nuk zgjidhim gjë. Ky show mund t'u pëlqejë segmenteve të caktuara, por nuk do t'iu pëlqente prindërve dhe shoqërisë shqiptare. Nuk është etike për një zonjë që të përballet me këto skena.  

Pse e shihni të motivuar politikisht këtë protestë?
Fakti që nxituan ish-kryeministri Berisha, përfaqësues të LSI, një deputete e re thotë se "ministrja u ngujua dhe me arrogancë thotë se nuk dua të takoj studentët", në një kohë kur krejt e kundërta ndodhi, është tregues për një involvim të politikës duke dashur të përfitojnë nga situata të caktuara dhe duke ngatërruar keq këta studentë që sot duhet të ishin në auditore, në një kohë kur kemi kohë për ta diskutuar VKM-në sepse nuk ka asnjë efekt, ndërkohë që, ata bërtisnin se çfarë po ndodh për VKM-në. Dhe nga ana tjetër, patjetër që duhet të jenë të interesuar të vijnë në parlament aty ku bëhen ligje, hartohen buxhete dhe miratohen buxhete që të ngrejnë zërin e tyre nëse duan studentë. Studentët nuk janë numra të bëra për të mbushur sheshet dhe as vota të bëra me pahir. Sigurisht që kjo është një çështje që i përket studentëve dhe jo një çështje që zgjidh edhe situatën te "Astiri". Këto janë besoj elementët e asaj mënyre që opozita ka zgjedhur të bëjë opozitë, por nuk janë pjesë të një shoqërie të civilizuar dhe të një shteti ku demokracia është funksionale.

Ju për t'u treguar e gatshme për t'iu dhënë përgjigje kërklesave të studentëve, keni pasur edhe një takim me rektorë dhe dekanë. Cili është qëndrimi i tyre për këtë tarifë?
Ne kemi diskutuar siç gjtihmonë diskutojmë kur marrm vendime. Ishin rektorët dhe dekanët ata që thanë se kjo s'ka asnjë lloj shqetësimi për këta studentë, është një shqetësim që nuk e dimë se nga stiset. Ndërkohë që morën edhe detyrën për të komunikuar me studentët dhe për të sqaruar situatën, për të thënë që kjo masë që ne ndërmorëm në VKM për të dekurajuar mbetjet pa karar dhe për të inkurajuar cilësinë, nuk e shohin si një arsye edhe pse ngrihet mbi parime shumë të shëndetshme, jemi të hapur siç kemi qenë gjithmonë. Nuk është një vendimmarrje që është ndërmarrë nga ministrja në mënyrë të njëanshme. Kërkesat nga universitetet kanë qenë edhe për t'i rritur më shumë tarifat, ndërkojhë që ishte vendimmarrje e qeverisë rritja e tarifave, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Nga ana tjetër është shumë i frytshëm komunikimi që kemi ndërtuar dhe jemi besimplotë se vetëm në këtë mënyrë mund të zgjidhim problematikat. 

Studentët nesër kanë thirrur edhe një protestë tjetër. Ju shqetëson ky fakt?    
Do isha hipokrite të thoja se nuk shqetësohem. Fakti që disa vajza dhe djem në vend që të jenë në auditore, por të jenë duke goditur me vezë dritaret e Ministrisë nuk është një situatë për çdo qytetar të zakonshëm jo më për një titullar institucioni, një zonjë. Patjetër që më shqetëson. Por ajo që prevalon është shqetësimi i studentëve. Jam me tërë fuqinë e mendjes dhe vendosmërinë për të vënë në prioritet zgjidhjen e shqetësimit të studentëve, por aty ku shqetësimi është real dhe jo i stisur nga segmente të caktuara. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redu: 05/12/2018 20:08

    Fajin e ka qeveria qe duke i dhene pamvaresine universiteteve ben tarifim te provimeve me VKM . Ta vendisin universitetet tarifat dhe nuk do kishim protesta per kete problem , por oer kushtet ne konvikte dhe infrastrukturen studentore

    Përgjigju
  • Xha Teme: 05/12/2018 18:56

    Respekt per ju Znj. Nikolla. E sakte, e sinqerte, e drejtperdrejte. Mbetesit duan shkollen qyl ashtu sic e merrnin te Kristali ne kohen e Qoftelargut Saleh. Ka perfunduar ajo epoke e zymte per Arsimin. Edhe nje here respekte per sqarimet e duhura Znj. Ministre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Flamur Noka, Klevis Balliu e Tedi Blushi prinë militantët në përplasjen me policinë para bashkisë

Flamur Noka, Klevis Balliu e Tedi Blushi prinë militantët në përplasjen me policinë para bashkisë